GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dropull – Çifti i bashkëshortëve gjendet i vdekur në banesë, dyshohet se janë vrarë

10:19 - 02/05/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dropull – Çifti i bashkëshortëve gjendet i vdekur në banesë, dyshohet se janë vrarë

Pamje nga vendngjarja

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një çift të moshuarish janë gjetur të pajetë në banesën e tyre në fshatin Bodrisht të Devollit mëngjesin e kësaj të enjteje. Policia konfirmoi se në trupat e pajetë janë konstatuar shenja dhune.

Dyshimet paraprake janë se bashkëshortët Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ikia 88 vjeçe, janë dhunuar për vdekje. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Ngjarja

Të dy të moshuarit jetonin vetëm dhe nuk kishin fëmijë. Mësohet se ka qenë motra e të moshuarit e cila jeton në Athinë, e cila ka tentuar të komunikojë me çiftin përmes telefonit, por i vëllai dhe gruaja e tij nuk përgjigjeshin. Atëherë ajo ka njoftuar fqinjë, të cilët kanë shkuar në banesë.

“Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ikia 88 vjeçe. (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore”, njoftoi policia.

Të njëjtat burime shtuan se “nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive”, duke përjashtuar kështu (të paktën paraprakisht) pistën e një grabitjeje me dhunë.

Pamje nga vendngjarja

“Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet më tej në njoftimin e bluve.

Dyshimet

Burime pranë policisë thanë se nuk përjashtohet pista që të moshuarit të jenë përleshur me njeri-tjetrin dhe për pasojë të kenë humbur jetën. Megjithatë, hetimet e mëtejshme pritet të verifikojnë këtë hipotezë.

Një nga fqinjët tha për gazetarët se dy të moshuarit kishin konflikte me njeri-tjetrin.

Etiketa: DevollKryesore1

Lajme të lidhura

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise
Aktualitet

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit
Aktualitet

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Para
Vdekja e ‘vrasësit të liqenit’ ! Si u dhunua brutalisht në burg! Flet motra e Silvio Mannina/ FOTO

Vdekja e ‘vrasësit të liqenit’ ! Si u dhunua brutalisht në burg! Flet motra e Silvio Mannina/ FOTO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun
Sport

Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun

20:52 - 04/04/26

Vllaznia mori një fitore të rëndësishme për ambiciet e saj për të fituar titullin që i mungon prej 25 vitesh....

Lexo më shumë
Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia

Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia

20:31 - 04/04/26
Egnatia ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë

Egnatia ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë

20:09 - 04/04/26
1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO)

Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO)

19:20 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com