GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Masakra e Velipojës/ Morën para për operacionin e Elmidin Dylit, Gjykata Shkodër lë në burg 2 mjekët e QSUT

11:20 - 06/07/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Masakra e Velipojës/ Morën para për operacionin e Elmidin Dylit, Gjykata Shkodër lë në burg 2 mjekët e QSUT
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy mjekët e QSUT Ervin Sluaj dhe Serdi Memimi dhe infermieren nga Shkodra Diellë Mecaj  të cilët akuzohen se kanë marrë para për të operuar Elmidin Dylin , që mbeti i plagosur nga masakra e Velipojës.

Dy mjekët dhe infermierja akuzohen për veprën penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ndërkohë ndaj Fatbardh Dylit, babait të të plagosurit është vendosur “Detyrim paraqitje”.

Mjeku Ervin Sulaj i cili ka qenë i pranishëm në sallë ka mohuar se ka lidhje me marrje ryshfeti duke thënë se ai dhe kolegu i tij janë marrë vetëm me operacionin e të plagosurit Elmidin Dyli. Ndërkohë mjeku tjetër kirurg Serdi Memini ka munguar në seancë për shkak se është i shtruar në spital në Tiranë dhe nuk është në gjendje shëndetësore të mirë ndërsa është përfaqësuar nga avokati i tij.

Avokatët mbrojtës të dy mjekëve kërkuan që ndaj të dyshuarve të mos caktohet asnjë masë sigurimi dhe madje të cilësohet i paligjshëm arrestimi i tyre por gjykata nuk e pranoi këtë kërkesë duke i lënë me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ka qenë bashkëshortja e Fatbardh Dylit ajo e cila ka zhvilluar një bisedë telefonike me infermieren në Shkodër Diellë Macaj duke i thënë asaj se do t’i çojnë dhuratë 500 mijë lekë të vjetër doktorit por pa përmendur emrin se cilit prej tyre.

Infermierja e ka mbështetur në atë bisedë duke i thënë se “është mirë t’ia dërgosh dhuratën”. Policia ka arrestuar dy mjekët kirurg të spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, infermieren në Shkodër Diellë Macaj që është një e njohur e familjes Dyli si dhe babait Fatbardh Dyli i cili u lirua me masën “detyrim paraqitje” për shkak se nuk rezulton të ketë element të veprës penale.

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër rrëzoi kërkesën e prokurorisë që kjo dosje t’i kalojë SPAK për hetim të mëtejshëm.

Etiketa: Elmidin DyliGjykata ShkoderQSUT

Lajme të lidhura

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni
Aktualitet

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin
Aktualitet

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

11:05 - 03/04/26
Para
Kryeministri i Luksemburgut në gjendje serioze i infektuar me Covid-19

Kryeministri i Luksemburgut në gjendje serioze i infektuar me Covid-19

TË FUNDIT

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla
Breaking Views

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26

Drejtuesja e Forumit të Gruas Demokrate në Elbasan, Rudina Alla, e cila u përjashtua nga lista e anëtarëve disa ditë...

Lexo më shumë
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com