GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lali Eri u heq nga duart fëmijëve 153 MLN lekë, jepet pa garë mirëmbajtja e sobave

14:26 - 23/02/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, aq shumë sa mburret me institucionet arsimore, po aq shumë shpërdoron fondet e tyre.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, aq shumë sa mburret me institucionet arsimore, po aq shumë shpërdoron fondet e tyre.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, aq shumë sa mburret me institucionet arsimore, po aq shumë shpërdoron fondet e tyre. Kështu, kryetari Lali Eri vazhdon të propagandojë se në institucionet parashkollore, pra në kopshte, kushtet janë të mira. Në fakt, kopshtet shihen vetëm si objekt tenderësh për dërguar fondet në “drejtimin e duhur”, tek miqtë e Lali Erit.

Dy ditë më parë Bashkia Tiranë ka mbyllur tenderin me objekt “Shërbim mirëmbajtje për sobat profesionale me gaz në objektet parashkollore”, për të cilin janë lëmë në dispozicion 153 milionë lekë. Qysh në fillim në tërhoqi vëmendjen se tenderin nuk e organizon Drejtoria e kopshteve dhe e çerdheve, por Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve Publike. Madje Lali Eri sapo ka komanduar aty një drejtor vetëm për të firmosur tendera të tillë. Me kaq shumë lekë më mirë të bliheshin soba të reja, por Lali Eri ia ka premtuar dikujt këto lekë.

Sipas të dhënave të tenderit, do të duhen disa persona që të bëjnë pastrimin e sobave 2 herë në vit, të shohin performancën e tyre të punës, të kontrollojnë përdorimin e sobave.

Me pak fjalë, janë ca lekë qyl që i jepen kompanisë private.

Faktet vërtetojnë se përfituesi i fondit është i paracaktuar dhe tenderi është fiktiv. Kontrata jepet pa garë dhe i dhurohen privatit 153 milionë lekë të marra nga xhepat e prindërve. Si u llogarit fondi  limit? Kjo nuk pas1yrohet ne dokumentet e tenderit.

Në dokumentet e prokurimit shohim se vetëm firma “CLIMACASA” SHPK në pronësi të Bashkim Deliajt ka paraqitur ofertë në 2 shkurt 2024. Çfarë emergjence kishte që nuk është anuluar tenderi dhe të priteshin më shumë oferta konkurruese. Komisioni i Veliajt duhet ta kishte anuluar procedurën, të bënte një rishikim të dokumenteve dhe nëse ishte e domosdoshme më vonë të bënte një rihapje të garës.

Por, Lali Eri asnjëherë nuk ndjek rrugën që i cakton ligji.

Prandaj, shohim që pas 20 ditësh është mbyllur procedura dhe menjëherë është publikuar si fituese firma “CLIMACASA” SHPK.

Open Data Albania ka ngritur alarmin dhe i ka vendosur ‘Flamurin e Kuq’. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit. Nuk është asgjë para aferave të tjera si ajo e inceneratorit që po merret SPAK, por e raportojmë këtë rast për të treguar se korrupsioni i bën zyrtarët të pandjeshëm sa nuk pyesin as për fondet e destinuara për kopshtet e fëmijëve.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Erion Veliajm tenderparashkolloretriparim sobash

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
E rëndë/ Kamioni përplas për vdekje të miturin

E rëndë/ Kamioni përplas për vdekje të miturin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E pushuan se kishte lidhje gjaku me mua”, Korreshi tregon dramën e të afërmit: E rikthyen pas vdekjes
Aktualitet

Korreshi: Rama është i sfazuar, situata i ka dalë nga duart pasi ka humbur mbështetjen ndërkombëtare

10:13 - 16/03/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi u shpreh se Rama duket i tensionuar dhe i irrituar nga çdo media apo...

Lexo më shumë
Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës

Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës

09:52 - 16/03/26
Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu (Emrat)

Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu (Emrat)

09:29 - 16/03/26
Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri

09:18 - 16/03/26
Sulmohet policia e Kosovës në Veri

Të shtëna me armë në Gjakovë, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër

09:03 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com