GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lame mburret për Kadastrën online/ Auditimi: Sistemi jofunksional, mban peng pronarët

11:32 - 30/01/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Konkretisht, KLSH kërkon që Kadastra të marrë menjëherë masa për aksesin e qytetarëve në sistem

Konkretisht, KLSH kërkon që Kadastra të marrë menjëherë masa për aksesin e qytetarëve në sistem

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Certifikatat e pasurisë online?! Kreu i Kadastrës, Artan Lame, thjesht mashtron publikun kur njofton se çdo certifikatë dhe aplikim do të aksesohen online!

Në fakt, ky sistem është i çalë dhe më shumë po i pengon qytetarët të zotërojnë pronën, se sa iu lehtëson punën. Madje, në raportin më të fundit për Kadastrën, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) konstaton se të dhënat e qytetarëve nuk janë të sigurta në këtë institucion.

“Sistemi multifunksional vazhdimisht punon me ndërprerje dhe ka probleme me ecurinë normale të punës. Duke ndikuar në veprimtarinë e specialistëve dhe institucionit në ofrimin e shërbimeve kundrejt qytetareve dhe bizneseve. Janë vërejtur raste kur në raportet finale të gjeneruara për të parë vijimësinë e plotësimit të kërkesave dhe aplikimeve. Në raportet finale nuk gjenden të gjitha praktikat”, theksohet në raport.

Më tutje, audituesi evidenton se për shumë prona mungon dokumentacioni i plotë i hedhur në sistem. Dhe në shumë raste të tjera hartat janë hedhur gabimisht.

“Moduli “Arkiva e Re”  që duhet të jetë i populluar me të gjithë historikun e dokumentacioneve të skanuara për një pronë të regjistruar, rezultoi që jo për të gjitha pronat ka dokumentacion historik. Që prej heqjes së funksionaliteteve nga sistemi i vjetër IPS, disa shërbime si nxjerrja e hartave nuk realizohen dot nga sistemi multifunksional”, përcakton KLSH.

Raporti ngre alarmin se me këto boshllëqe ky sistem po zvarrit edhe më shumë çështjet e pronave për pronarët dhe më keq se dikur. Ata tashmë nuk kanë një zyrë se ku të drejtohen për problematikat e tyre.

Në rrezik të dhënat e pronarëve

Sipas monitorimit, vihen re problematika lidhur me sistemin multifunksional i cili ka mbingarkesë dhe riskon në ofrimin e shërbimit. Dhe gjithashtu, nuk garantohet siguria e të dhënave.

“Mungesa e strategjisë institucionale dhe strategjisë në drejtim të teknologjisë së informacionit mbart riskun e keqadresimit të burimeve të nevojshme. Nuk përcaktohen përgjegjës dhe  nuk ka një plan konkret për sigurimin e të dhënave që kalojnë në sistem”, thekson KLSH.

Sipas raportit, mënyra se si funksion sistemi është në thyerje të rregullave kryesore të ligjit “Për Kadastrën”. Kështu, administrimi elektronik i informacionit zyrtar të pasurive të paluajtshme kryhet nga Operatori Ekonomik i kontratës së shërbimit të regjistrit elektronik. Kur këtë duhet ta realizojë ASHK. Duke përcaktuar personat përgjegjës. Të cilët duhet të administrojnë çdo lloj informacioni zyrtar të pasurive të paluajtshme dhe të drejtat e tyre.

Konkretisht, KLSH kërkon që Kadastra të marrë menjëherë masa për aksesin e qytetarëve në sistem dhe të garantojë sigurinë e të dhënave për pronarët.

Lexo edhe Kadastra bllokon gabimisht pronën e qytetares: Ta zgjidhë vetë!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimKadastraKLSHparregullesiregjistrimi i pronave te palujtshmerisk informacionitender

Lajme të lidhura

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Drejtori i skandaleve jep 1.3 mld! Lidhja e Dritan Agollit me Elton Mehmetin e Shpresa Joanidhin
Breaking Views

Drejtori i skandaleve jep 1.3 mld! Lidhja e Dritan Agollit me Elton Mehmetin e Shpresa Joanidhin

16:37 - 25/03/26
Pasi shembi rrugën në Librazhd, Redi Strugës i jepet tenderi 534 MLN lekë në Bovillë
Breaking Views

Pasi shembi rrugën në Librazhd, Redi Strugës i jepet tenderi 534 MLN lekë në Bovillë

16:05 - 23/03/26
Para
Mbi dy orë në SPAK, Shkëlqim Cani: Kam nënshkruar deklaratë…

Mbi dy orë në SPAK, Shkëlqim Cani: Kam nënshkruar deklaratë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: PS si parti e krimit po rikthehet në origjinë, është themeluar mbi vrasjet, pritat dhe pengmarrjet
Aktualitet

Berisha: PS si parti e krimit po rikthehet në origjinë, është themeluar mbi vrasjet, pritat dhe pengmarrjet

16:12 - 28/03/26

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi se Partia Socialiste po degradon dhe po rikthehet tek “origjina e saj”, që...

Lexo më shumë
Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët në Vlorë

Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët në Vlorë

15:36 - 28/03/26
Policia “zbarkon” te lokalet e natës në ish-Bllok, e pësojnë edhe administratorë që shpërndanin drogë brenda klubeve

Policia “zbarkon” te lokalet e natës në ish-Bllok, e pësojnë edhe administratorë që shpërndanin drogë brenda klubeve

15:14 - 28/03/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

A po fundoset Balluku? 80 telefona dhe pajisje kompjuterike dërgohet në laboratorin e SPAK-ut për ekspertim

14:40 - 28/03/26
Rama zhvillon mbledhje me dyer të mbyllura me socialistët, Spiropali përplaset me Ballën

Rama zhvillon mbledhje me dyer të mbyllura me socialistët, Spiropali përplaset me Ballën

14:23 - 28/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com