GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26
në Bota, Botë, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një zyrtar i lartë i sigurisë në administratën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka dhënë dorëheqjen të martën për shkak të luftës në Iran. Joe Kent, i cili drejtoi Qendrën Kombëtare Kundër Terrorizmit, është zyrtari i parë i lartë në administratën e Trump që jep dorëheqjen për shkak të konfliktit, i cili tani është në javën e tretë.

Në një letër drejtuar presidentit Donald Trump, të cilën e publikoi në rrjetin social X, Kent deklaroi se Irani nuk përbënte një kërcënim të drejtpërdrejtë për SHBA-në.

“Pas shumë reflektimi, kam vendosur të jap dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit, me efekt të menjëhershëm”, shkruan ai.

Kent gjithashtu thekson se nuk mund të mbështesë luftën në vazhdim: “Nuk mundem, me ndërgjegje të pastër, të mbështes luftën në Iran. Është e qartë se ky konflikt nisi për shkak të presioneve nga Izraeli dhe lobet e fuqishme të tij në SHBA”.

Ai pretendon se në fillim të administratës, zyrtarë të lartë izraelitë dhe figura me ndikim në mediat amerikane zhvilluan një “fushatë dezinformimi”, e cila, sipas tij, ndikoi në krijimin e një klime pro-luftës.

Sipas Kent, kjo klimë “u përdor për të bindur se Irani përbënte një kërcënim të menjëhershëm dhe se një ndërhyrje ushtarake do të sillte një fitore të shpejtë”, duke e cilësuar këtë si një pretendim të rremë. Ai paralajmëroi se SHBA nuk duhet të përsërisë gabime të së kaluarës, duke iu referuar përvojave të mëparshme ushtarake.

gijotina.com/

 

Etiketa: SHBA

Lajme të lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Para
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

'Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com