GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Largimi i mjekëve shqiptarë, kanë emigruar 38.5%. Ja shkaqet

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosova parandalon largimin mjekëve, paga deri 1800 euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale bëri sot të ditur se emigrimi potencial i mjekëve shqiptarë është sot afro 38.5 për qind.

Qendra paraqiti sot në një konferencë ndërkombëtare rezultatet e para të një studimi sipas të cilit, mbi 50 për qind e mjekëve më të rinj dhe më të kualifikuar dëshirojnë të largohen nga Shqipëria.

Autorët e studimit, pohuan për Zërin e Amerikës se arsyet e këtij emigrimi nuk kanë të bëjnë vetëm me pagat, por edhe me kushtet e punës si dhe me nivelin e jetesës së mjekëve.

Në konferencën ndërkombëtare “Emigrimi i punonjësve të shëndetësisë nga Ballkani Perëndimor dhe Europa Lindore e Qendrore”, u theksua se gjithë gadishulli dhe kontinenti në tërësi janë përfshirë nga lëvizjet e mjekëve drejt vendeve ku garantohen standarte më të larta jetese, si Gjermania, Britania dhe Zvicra.

Studimi për Shqipërinë, bazuar në anketimin e mbi 500 mjekëve në gjithë vendin, në zonat qytetare dhe fshatare, në spitale dhe qendra shëndetësore publike dhe private të gjithë niveleve dhe territoreve, zbuloi se migrimi potencial i mjekëve shqiptarë është i lartë, rreth 38.5 për qind.

Bashkautori i studimit, dr. Ilir Gëdeshi, thotë për Zërin e Amerikës se tek mjekët e rinj dëshira për emigrim është edhe më e lartë.

“Për grupmoshën e mjekëve dhe punonjësve të mjekësisë 24-40 vjeç kjo shkon deri në 52 për qind. Dëshirojnë të largohen nga Shqipëria mjekët e rinj, mjekët, që kanë kryer një specializim, ose studime jashtë vendit, mjekët që punojnë në spitalet private, me synim Gjermaninë dhe vendet e zhvilluara të Europës Perëndimore”, thotë zoti Gëdeshi.

Shkaqet nxitëse për këto dëshira emigrimi janë ato kërkesat ekonomike, standartet e jetës dhe kushtet e punës, por nuk është vetëm paga që i shtyn ata drejt një vendi tjetër, thotë për Zërin e Amerikës bashkautori tjetër i studimit, Russell King, nga Qendra për Kërkime mbi Migrimin e Universitetit të Sussex-it.

“Trajtimi ekonomik është vetëm një pjesë e problemit; çështje të tjera që duhen përmirësuar janë kushtet e punës, përparimi në karrierë, cilësia e jetës. Mjekët shqiptarë që u intervistuan për këtë studim dhanë një grup arsyesh, ku mbizotëron ekonomia si dhe mungesa e një të ardhme afatgjatë për veten dhe fëmijët e tyre, që ata duan t’i shkollojnë në një vend të zhvilluar”, thotë professor King.

Ai shton se arsye të ngjashme janë edhe për mjekët nga vende të tjerë në rajon si Bosnja dhe Kosova, ku është vërejtur largimi i mjekëve.

Zoti King theksoi se për Shqipërinë është një sfidë e vërtetë se si ta ndalë këtë rrjedhë të mjekëve që ikin jashtë vendit, aq më tepër t’i kthejë ata nga jashtë për në atdhe, duke kryer disa reforma të mëdha sidomos në sektorin shëndetësor.

Autorët pohuan se Gjermania është shumë tërheqëse për mjekët nga Shqipëria dhe vende të tjerë, sepse atje ka një sistem të rregullt dhe krijohen të gjithë kushtet për punë me standarte të larta sa u takon pagave, cilësisë së jetesës, shkollim të mirë dhe shërbime sociale.

Zoti Gëdeshi shton se gjithë vendet e Ballkanit janë përfshirë nga valët e emigrimit të mjekëve, por në Shqipëri, dhe në Maqedoni të Veriut ky emigrim i mjekëve është i lartë, dhe tendenca është që ky emigrim të vazhdojë sipas matjeve të bëra mbi emigrimin potencial.

“Vëmë re se autoritetet shqiptare përherë e më shumë po e përmendin çështjen e emigrimit të mjekëve, dhe po marrin masa të ndryshme. Por faktori kryesor këtu ka të bëjë me rritjen e shpenzimeve për shëndetësinë, nga 3 për qind kjo shifër të vijë duke u rritur. Po ashtu kjo çështje ka të bëjë me një reformim të sistemit shëndetësor, me dhënien e një perspektive mjekëve të rinj mbi specializimin e tyre të mëtejshëm dhe t’u hapin rrugë të rinjve, që të ardhmen e tyre ta shohin në Shqipëri”, tha zoti Gëdeshi.

Studimi propozon që të merren masa në lidhje me emigrimin e mjekëve, duke krijuar kushte brenda vendit, në mënyrë që të frenohet kjo tendencë e largimit të mjekëve.

Kjo dukuri ka përfshirë gjithë kontinentin, nga Shqipëria, Bosnja, Kosova e deri tek, Polonia, Finlanda, Norvegjia apo Ukraina në luftë, për të cilat u shfaqën studime në konferencë./ VOA

Etiketa: emigrimMjeketshqiptarë

Lajme të lidhura

Balla i kthehet opozitës: Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE
Aktualitet

Balla i kthehet opozitës: Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE

12:26 - 12/05/26
Aksident fatal në Vlorë! Makina përplaset me murin anësor të një banese, humb jetën 34-vjeçari (Emri)
Aktualitet

Aksident fatal në Vlorë! Makina përplaset me murin anësor të një banese, humb jetën 34-vjeçari (Emri)

12:12 - 12/05/26
Skandal te “Rozafa Fish City”, i forti i Gjergj Lucës dhunon klientët, policia në shërbim të oligarkut
Aktualitet

Skandal te “Rozafa Fish City”, i forti i Gjergj Lucës dhunon klientët, policia në shërbim të oligarkut

12:01 - 12/05/26
Para
U kap me 20 kg heroinë në valixhe, arrestohet shqiptari në Itali

Shkëmbenin drogë në varreza, si u zbulua banda italo-shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjithçka gati për “Final Four”, përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet
Sport

Gjithçka gati për “Final Four”, përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet

12:50 - 12/05/26

Të shtunën dhe të dielën do të luhen dy ndeshjet e para të “Final Four”, ku katër skuadrat më të...

Lexo më shumë
Balla i kthehet opozitës: Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE

Balla i kthehet opozitës: Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE

12:26 - 12/05/26
Aksident fatal në Vlorë! Makina përplaset me murin anësor të një banese, humb jetën 34-vjeçari (Emri)

Aksident fatal në Vlorë! Makina përplaset me murin anësor të një banese, humb jetën 34-vjeçari (Emri)

12:12 - 12/05/26
Skandal te “Rozafa Fish City”, i forti i Gjergj Lucës dhunon klientët, policia në shërbim të oligarkut

Skandal te “Rozafa Fish City”, i forti i Gjergj Lucës dhunon klientët, policia në shërbim të oligarkut

12:01 - 12/05/26
Balliu-kryenegociatores për integrimin: Mos na lexo manifest propagande, por fol për korrupsionin dhe realitetin dramatik të vendit

Balliu-kryenegociatores për integrimin: Mos na lexo manifest propagande, por fol për korrupsionin dhe realitetin dramatik të vendit

11:43 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com