GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Lavrovit i bllokohet udhëtimi në Serbi, zbardhen prapaskenat e Vuçiç

12:33 - 06/06/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Lavrov: Rusia nuk synon të përfundojë luftën më 9 Maj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bullgaria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut i refuzojnë avionit qeveritar rus kalimin në hapësirën e tyre ajrore, për këtë arsye ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov nuk mund të zhvillojë vizitën e planifikuar dy ditore në Serbi që duhet të fillonte të hënën. Një funksionar i lartë i ministrisë ia konfirmoi agjencisë ruse, Interfax një raportim në media. Lidhur me pyetjen, nëse vizita është anuluar, punonjësi është përgjigjur. “Diplomacia deri më tani nuk ka aftësinë e teleportimit.”

Lavrov nuk lejohet të fluturojë mbi BE

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç është shprehur për një televizion serb, se situata në lidhje me vizitën e Lavrovit është “jashtëzakonisht e komplikuar”. Ajo iu referua vështirësive logjistike, veçanërisht atyre që lidhen me të drejtat e fluturimit mbi një vend të caktuar të diplomatit rus. Kryeministrja serbe, Brnabiç është shprehur, se presidenti Vuçiq për përgatitjen e vizitës së Lavrovit ka zhvilluar bisedime edhe me përfaqësues të “Rusisë, SHBA, Gjermanisë dhe BE-së”.Tradicionalisht Serbia mban marrëdhënie të mira me Rusinë, nga ana tjetër ky vend dëshiron anëtarësimin në BE.

Për shkak të luftës sulmuese kundër Ukrainës, vendet anëtare të BE dhe shtete të tjera kanë bllokuar hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë. Edhe ndaj vetë Lavrovit për shkak të luftës në Ukrainë janë vendosur sanksione.

Serbia ndjek kursin e bashkëpunimit me Rusinë

Ministri i Jashtëm rus, kishte planifikuar të zhvillonte bisedime me presidentin serb, Vuçiq, homologun, Nikola Selakoviç dhe patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, para se të vazhdonte udhëtimin në Turqi. Sipas njoftimeve bisedimet do të zhvilloheshin mbi furnizimet me energji nga Rusia. Në një kohë që BE ndjek kursin e reduktimit masiv të furnizimeve me enregji ruse,Serbia vazhdon më tej bashkëpunimin e ngushtë me Rusinë në fushën energjitike. Serbia është gati plotësisht e varur nga furnizimet ruse. Ky vend ka dënuar sulmin mbi Ukrainën, por nuk i është bashkuar sanksioneve të BE./DW

 

Etiketa: LavrovVucic

Lajme të lidhura

Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Para
Rrëfehet Ana Gjini, ja numri i marrëdhënieve brenda një nate

Rrëfehet Ana Gjini, ja numri i marrëdhënieve brenda një nate

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

Astronautët në bordin e misionit Artemis II të NASA-s udhëtuan më larg nga Toka se çdo njeri në histori, pasi...

Lexo më shumë
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com