GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Leje te e-albania edhe për kallama peshku, nuk lejohen më shumë se dy copë

16:56 - 29/04/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Leje te e-albania edhe për kallama peshku, nuk lejohen më shumë se dy copë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria vendos rregulla forta për të gjithë peshkatarët në vend. Sipas udhëzimit të fundit të Ministrisë së Bujqësisë, i cili do të hyjë në fuqi pas datës 1 maj, të gjithë ata që kanë dëshirë të peshkojnë duhet të marrin më parë leje në e-albania.

Sipas udhëzimit të ministrisë theksohet se ata që peshkojnë për pasion, nuk u lejohet të gjuajnë më shumë se 5 kg peshk gjatë ditës, ndërsa janë vendosur kushte edhe sa u përket mjeteve të peshkimit që personi të ketë me vete.

Gjithashtu një peshkatar nuk duhet të mbajë më shumë se 2 kallama dhe jo më shumë se 3 grepa për peshkim.

Urdhri i Ministrisë së Bujqësisë:

UDHËZIM Nr. 6, datë 11.4.2022 PËR MJETET QË PËRDOREN PËR PESHKIMIN ÇLODHËS-ARGËTUES DHE MËNYRËN E LËSHIMIT TË AUTORIZIMIT

Në  mbështetje  të  pikës  4,  të  nenit  102,  të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 44, të ligjit nr. 64, datë 31.5.2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar,

UDHËZOJ:

I.RREGULLA TË PËRGJITHSHME

1.Aktiviteti i peshkimit çlodhës-argëtues kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi të peshkimit.

2.Gjatë ushtrimit të peshkimit çlodhës-argëtues përdoren në të gjitha kategoritë ujore, këto vegla peshkimi:

  1. a) jo më shumë se 2 kallama për peshkatar dhe jo më shumë se 3 grepa për kallam;
  2. b) jo më shumë se 10 grepa dore për peshkatar;
  3. c) rrjetë e vogël dore.

3.Peshkatari zë jo më shumë se 5 kg produkte peshkore në ditë dhe kjo sasi mund të tejkalohet nëse  zihet një individ i vetëm me një peshë më të madhe se 5 kg.

4.Ushtrimi  i  aktivitetit  të  peshkimit  çlodhës-argëtues kryhet në përputhje me masat e vendosura për  ato  specie  të  cilat  ndodhen  nën  një  regjim  të kufizuar  sforcoje,  si  ngjala,  toni  i  kuq  dhe  peshku shtizë.

5.Gjatë  ushtrimit  të  aktivitetit  të  peshkimit çlodhës-argëtues   nuk   lejohet   të   zihen   tufat   e riprodhuesve.

6.Kërkesa   për   pajisjen   me   autorizim   për peshkim  çlodhës-argëtues  kryhet online nëpërmjet  portalit e-Albania, në linkun: https://e-albania.al/.

7.Personi    mban    përgjegjësi    ligjore    për vërtetësinë e të dhënave të plotësuara në formularin e kërkesës.

8.Autorizimi   lëshohet   nëpërmjet   portalit e-Albania me kryerjen e pagesës së tarifës së caktuar, sipas   formatit   të   shtojcave   II,   III,   IV   dhe   V bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e këtij udhëzimi.

9.Kërkesa për pajisjen me autorizim refuzohet, për shkak të:

  1. a) mungesës së dokumentacionit të kërkuar;
  2. b) mungesës së dokumentacionit të përditësuar;
  3. c) mospërmbushjes së kërkesave të parashikuara në këtë udhëzim për mjetin lundrues të ushtrimit të aktivitetit të peshkimit çlodhës-argëtues.

10.Peshkatarët,  gjatë  ushtrimit  të  aktivitetit  të peshkimit  çlodhës-argëtues,  deklarojnë  në  mënyrë vullnetare,     sipas     formularit     të     shtojcës     I (bashkëlidhur) dhe pjesë përbërëse e këtij udhëzimi.

RREGULLA TË  PËRGJITHSHME  PËR PESHKIMIN TURISTIK

1.Peshkimi  turistik  nënkupton  veprimtaritë  e ndërmarra nga çdo individ, person fizik ose juridik, pronar  ose  posedues  i  një  mjeti  lundrues,  i  cili imbarkon  në  anijen  e  tij  persona  të  tjerë,  përveç ekuipazhit  për  kryerjen  e  veprimtarive  turistike-argëtuese.

2.Aktiviteti   i   peshkimit   turistik   kryhet   nga peshkatarë  profesionistë  ose  nga  profesionistë  të peshkimit  çlodhës-argëtues  me  anije  peshkimi  me flamur shqiptar dhe  me mjete lundruese  kënaqësie me   flamur   shqiptar   ose   të   huaj,   bazuar në legjislacionin në fuqi.

3.Peshkatar  profesionist  i  peshkimit  çlodhës-argëtues është çdo person i cili zë/mbledh një sasi peshku  dhe  organizmash  të  tjerë  ujorë,  nëpërmjet përdorimit të veglave dhe të pajisjeve të lejuara për peshkimin  çlodhës-argëtues dhe  që  nuk  ka  për qëllim  final  shitjen,  shkëmbimin  apo  tregtimin  e peshkut.

4.Në peshkimin turistik përfshihet:

  1. a) kryerja e  aktiviteteve  praktike  të  peshkimit çlodhës- argëtues  përmes  përdorimit  të  veglave  të peshkimit të parashikuara në këtë udhëzim;
  2. b) kryerja e veprimtarive turistike argëtuese, me qëllim përhapjen dhe  zhvillimin  e  aktivitetit  të peshkimit,  të  tilla  si,  në  veçanti,  ekskursione  të shkurtra  përgjatë  brigjeve,  vëzhgimi  i  aktiviteteve profesionale të peshkimit, restorant në bord ose në breg;
  3. c) kryerja e veprimtarive që synojnë njohjen dhe përmirësimin e mjedisit    bregdetar,    lagunave bregdetare   dhe   në   ujërat   e   brendshme,   me autorizim  të  autoritetit  kompetent,  si  dhe  njohja  e publikut të gjerë me aktivitetin e peshkimit tregtar.

5.Aktivitetet  e  përmendura  në  pikën  4  të  këtij kreu kryhen me kushte të favorshme moti dhe deti, edhe  gjatë  ditëve  të  festave  zyrtare,  nga  agimi  deri në perëndim, por gjithmonë duke ruajtur distancën nga  bregu,  të  përcaktuar  në  certifikatat  e  lëshuara nga organet kompetente.

6.Gjatë  ushtrimit  të  aktivitetit  të  peshkimit turistik   në   ujërat   detare   përdoren   këto   vegla

peshkimi:

  1. a) jo më shumë se 3 kurthe për anije;

b)plumbçe me  perimetër jo më të madh  se 16 metra ose me diametër më të vogël se 5 metra;

c)grumbullim   me   dorë,   pa   përdorur   vegla peshkimi  dhe  mjete  ndihmëse,  të  krustaceve  dhe molusqeve.

7.Aktiviteti i peshkimit turistik kryhet vetëm me anë të një autorizimi të lëshuar nga MBZHR-ja.

8.Autorizimi   për   peshkimin   turistik   është afatshkurtër dhe jepet për periudhën sipas kërkesës së paraqitur, por jo më shumë se 30 ditë.

 

Etiketa: e-Albaniafortakallamalejepeshkimiqeveriarregulla

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Para
Ish-deputeti shqiptar tregon historinë e tij me prostitutën: Paratë o në kazino, o me k**va

Ish-deputeti shqiptar tregon historinë e tij me prostitutën: Paratë o në kazino, o me k**va

Discussion about this post

TË FUNDIT

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati
Aktualitet

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25

Greqia prej disa ditësh është përfshirë nga motit i keq. Vendi është goditur nga stuhia, rrebeshe të shiut dhe për...

Lexo më shumë
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com