GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Lejet e ndërtimit, qarku i Durrësit kalon Tiranën

13:58 - 05/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Lejet e ndërtimit, qarku i Durrësit kalon Tiranën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbështetur në të dhënat nga Instituti i Statistikave, mbi “Lejet e Ndërtimit” në tremujorin e dytë të këtij viti, u dhanë 347 leje , një rritje me 66 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, i cili regjistroi 209 leje.

Në tremujorin e parë të këtij viti, numri i lejeve të reja të dhëna fiksohet pranë 251 të tillave. Të njëjtin ndryshim ka pësuar edhe treguesi i sipërfaqeve të lejeve të ndërtimit, i cili vjen në rritje me 68.8% këtë tremujor nga 322 294 m2 i miratuar në 2020-ën në 544 127m2 gjatë këtij viti. Në tremujorin e dytë të vitit 2021 vlera e përafërt e leje të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 23.1 mld lekë duke shënuar po ashtu një rritje me 55.8%.

Lejet më të kërkuara kryesisht janë për ndërtesa me një kat ose me dy kate, por tendenca e ndërtimeve të reja prej vitesh është pozitive edhe në sektorin e biznesit. Nga të dhënat e marra në shqyrtim shohim se nga 347 leje gjithsej 252 janë dhënë për ndërtime rezidente dhe 95 janë dhënë për ndërtesa jo rezidente. Mes lejeve për ndërtesa jo rezidente, numrin më të madh të lejeve e regjistrojnë ndërtesat industriale, me 34 leje.

Nëse krahasojmë lejet e ndërtimit sipas qarqeve, shohim se për tremujorin e dytë të vitit 2021 qarku me më shumë leje është ai i Durrësit, i ndjekur nga kryeqyteti. Ky qark, jo vetëm që regjistron më shumë leje ndërtimi, por gjithashtu ka shënuar dhe rritjen më të madhe, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me 270.4%. Në tremujorin e dytë të këtij viti janë dhënë 100 leje ndërtimi në këtë qark, nga 347 në total, ndërsa në tremujorin paraardhës, kjo shifër fiksohej në 44. Shtimi i lejeve të ndërtimit në bashkinë Durrës, vjen edhe për shkak të rindërtimit pas tërmetit.

Nga ana tjetër qarqet me numrin më të ulët të lejeve të ndërtimit rezultojnë qarku i Gjirokastrës, qarku i Lezhës, dhe i Kukësit me nga 4 leje ndërtimi secili. Ndërkohë, qarqet që kanë pësuar rënie të numrit të lejeve të ndërtimit në terma vjetorë janë Qarku i Lezhës, që ka dhe rënien më të madhe me 66.7%, Qarku i Shkodrës, i Gjirokastrës dhe i Dibrës.

Etiketa: Durresileje nderimiTirana

Lajme të lidhura

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”
Aktualitet

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26
Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët
Aktualitet

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26
Para
Tërmeti i shkatërroi shtëpinë/ Çifti Baho me 2 fëmijë të mitur prej 2 vitesh jetojnë në çadër

Tërmeti i shkatërroi shtëpinë/ Çifti Baho me 2 fëmijë të mitur prej 2 vitesh jetojnë në çadër

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com