Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë ditën e sotme, Sokol Sapiqoti, pasi theu masën e arrestit me burg.
38-vjeçari, banues në Fier, gjatë kontrollit të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në automjetin me të cilin ky shtetas udhëtonte, iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike cannabis sativa.
Për Sapiqotin, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post