GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Librat falas janë propagandë”, Nora Malaj: Viti i ri shkollor ka nisur me shumë probleme, nxënësit po braktisin shkollat

18:47 - 28/09/21
në Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Librat falas janë propagandë”, Nora Malaj: Viti i ri shkollor ka nisur me shumë probleme, nxënësit po braktisin shkollat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pedagogia Nora Malaj  deklaroi sot se viti i ri shkollor ka nisur me problematika të mëdha duke filluar nga braktisja e mësimit deri tek tekstet që nuk janë falas dhe procesi i vaksinimit.

Sipas saj në vitin që lamë pas është kryer vetëm 60% e mësimit dhe se nxënësit me aftësi të veçanta e kanë pasur të pamundur ta zhvillojnë online. Sipas saj mësimi plotësues ishte thjesht një plan për propagandë sepse nxënësit me aftësi ndryshe dhe ata në pamundësi financiare nuk mundën të ndjekin mësimin, madje në jetë vit ka pasur më pak regjistrime të reja për këtë arsye.

“Jemi në situatë shumë të rëndë, ekonomia është në zbritje, rritja e çmimit të bukës ka bërë që familjet të mendojnë se do të vijë kriza e bukës, nga ana tjetër pandemia me shifra alarmante bën që të dalin në pah fenomene negative të shoqërisë shqiptare.

Jemi përballë një muaji të rëndësishëm kur fillon viti akademik, uroj që kjo situatë të bëjë që shteti të krijojë politika mbrojtëse dhe të mos qarkullojë më para e pisët. Shkolla de fakto ka nisur para dy javësh pasi u propagandua si nevojë e domosdoshme për problematika që lidheshin me procesin mësimor. Problematikat që janë shfaqur në vitin e pandemisë nga të gjithë statistikat për fatin tonë rreth 60% e mësimit u konsumua, për të mos folur për nxënësit me aftësi të veçanta që e kishin të pamundur pasi u krye online”, tha ajo.

Sipas Malajt, edhe mësimi me dy turne është një  vendim absurd dhe joefektiv. Sakaq, ajo shtoi se edhe shpërndarja e teksteve falas ka dështuar sepse shumë shkolla kanë mungesa tekstesh. Madje dhe më keq akoma, ajo tregoi se shkollat në zona të thella po mbyllen për shkak se nuk janë të përshtatshme për mësimdhënie dhe nga shtetit nuk është bërë asnjë investime.

“Tirana ka mësim me 4 turne që më duket absurde, pasi 30 minuta ikin kot sa hyn dhe del mësuesi nga klasa dhe kjo do sjellë pasoja shumë të mëdha më vonë, tekstet janë ende të pashpërndara, 9 mijë maturantë nuk paraqiten dhe shumë studentë nuk do jenë në bangat e shkollës si pasojë e lëvizjes në vendet e tjera.

Ka zona thuajse të braktisura, me shumë pak fëmijë dhe me kushte të vështira. Përpara shkollës po dalin shumë probleme, me menaxhimin me fëmijët që ecin shumë për të shkuar në shkollë, ora e limituar e prindërve për tu marrë me ta, pagat e mësuesve kanë probleme dhe po ashtu shumë tekste që nuk janë falas.

Kemi problem të madh me vaksinimin, viti akademik fillon me problematika shumë të mëdha dhe jemi shumë larg asaj që kërkohet”, u shpreh Malaj.

Sipas pedagoges, edhe universitet përballen me probleme kaq të mëdha për shkak të keqmneaxhimit të sistemit arsimor.

E.H/ gijotina.com/

Etiketa: Nora Malajshkollat

Lajme të lidhura

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Incidenti në aeroportin e Rinasit, TIA sqaron ngjarjen dhe njofton rifillimin e fluturimeve

Incidenti në aeroportin e Rinasit, TIA sqaron ngjarjen dhe njofton rifillimin e fluturimeve

TË FUNDIT

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25

Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, ishte i ftuar në News 24, ku foli  ndër të tjera dhe për raportin e...

Lexo më shumë
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com