GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Lider i thyer”, Gjekmarkaj reagon ndaj kritikëve: Berisha konfliktet i ka pasur dhe më parë. Basha duhet t’i mbledh të gjithë

18:17 - 30/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Lider i thyer”, Gjekmarkaj reagon ndaj kritikëve: Berisha konfliktet i ka pasur dhe më parë. Basha duhet t’i mbledh të gjithë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një intervistë për mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka komentuar etiketimet që Berisha i bëri Bashës si  “lider i thyer” dhe me defekte.

Gjekmarkaj ka ngritur pyetjen si u bë Basha papritur lider i keq në dy javët e fundit, si dhe duke shtuar se Berisha ka pasur detyrimin etik të fliste para demokratëve.

“Bindja ime është që atyre njerëzve që kthehen pas 10 viteve, u ofrohet një betejë e rreme dhe një iluzion i rremë. Në të gjithë diskursin që bëhet, flitet duke përjashtuar një gjë të madhe, sikur ajo gjë e madhe nuk ekziston, sikur ajo gjë e madhe nuk na godet, sikur ajo gjë e madhe nuk na prek. Kjo gjë e madhe, shumë e madhe, mund ta përjetojmë në të gjitha skajet e saj, është vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shpalljen “non grata” të Sali Berishës. Ato e kanë marrë edhe për vendin tonë.  Tani, t’i gënjejmë ne shqiptarët që ne jemi vendi sovran i Enver Hoxhës, t’i gënjejmë shqiptarët që ne jemi vendi sovran që kemi qenë 45 vite komunizëm, është gënjeshtër. Ne e kemi lënë sovranitet me dashje, kemi hyrë në organizata, jemi në NATO, një organizatë që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në statut Partia Demokratike ka orientimin e saj pro perëndimor, pro NATO. Ai po reagon prej tre javësh dhe po reagon fortë në mënyrën e tij tradicionale. Këto që dëgjoj, sepse i bie që Lulzim Basha papritmas u bë i keq në dy javët e fundit. Në qoftë se ka qenë i keq, ka qenë lider i thyer, ka patur të gjithë këto defekte që edhe mund t’i ketë pasur, Sali Berisha i pari ka pasur detyrimin etik ndaj demokratëve” – tha Gjekmarkaj.

Më tej Gjekmarkaj ka thënë se një ditë Lulzim Basha duhet të gjej forcën që t’i mbledh të gjithë, por duhet edhe të tjerët të afrohen, pasi nuk mund të vijnë ai me përqafim dhe të tjetër me thikë në dorë

“Për mua, unë kam karrierën time profesionale, jam afruar në politikë, jo se jam ndonjë misionar i madh për të shpëtuar politikën, thjesht për të dhënë një kontribut, ta shoh deri ku shkon. Unë nuk e kam jetë a vdekje politikën. Dëgjoj tani Sali Berishën që flet edhe më duket sikur dëgjoj akuza për Azem Hajdarin, për Gramoz Pashkon, për Neritan Cekën, për Preç Zogajn, për Arben Imamin, për Genc Rulin, kur befas pastaj u pajtua me të gjithë këta dhe i mori. Edhe bëri shumë mirë që i mori, tregoi një aftësi shumë të madhe në 2005-ën dhe e solli Partinë Demokratike në pushtet. Ishte “lunxhi miranc” politike, që Partia Demokratike duhet t’i rikthehet, qoftë dhe me këto që duken sot edhe më të ashpërt. Një ditë duhet ta gjej forcën Lulzim Basha i pari, që t’i mbledh të gjithë. Por duhet dhe të tjetër të afrohen, se nuk mund të vijnë ai me përqafim dhe të tjetër me thikë në dorë” – shtoi ai.

Selia blu nuk po kalon momente të mira që pas vendimit të kryetari Basha, për largimin e ish-liderit historik Sali Berisha. Shumë nga deputetët dhe ish-deputetët i janë bashkuar aksionit të “foltores” dhe kjo shihet si një përçarje brenda Partisë Demokratike.

Etiketa: Agron GjekmarkajLulzim BashaPDSali Berisha

Lajme të lidhura

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Doza e tretë e vaksinës, SHBA drejt miratimit

22 humbje jete dhe 494 raste të reja me covid 19 në Maqedoni

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com