GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Lideri i Iranit reagon për herë të parë pas armëpushimit: I dhamë një shuplakë të rëndë SHBA-ve

17:49 - 26/06/25
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mediat e huaja: Netanyahu kërkoi leje për vrasjen e liderit iranian, por Trump nuk pranoi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lideri Suprem i Iranit, Ajetollahu Ali Khamenei, ka reaguar për herë të parë që pas arritjes së armëpushimit me Izraelin pas 12 ditëve luftime.

Ali Khamenei deklaroi në një postim në rrjetin social X, se vendi i tij “i dha një shuplakë të rëndë SHBA-ve”, duke se Shtetet e Bashkuara “nuk arritën asnjë sukses” kur vendosën të përfshihen drejtpërdrejt në konflikt përkrah Izraelit kundër Teheranit.

“Regjimi amerikan u përfshi drejtpërdrejt në luftë, sepse e ndjeu se nëse nuk ndërhynte, regjimi sionist do të shkatërrohej plotësisht. Ata u përfshinë për ta shpëtuar, por nuk arritën asgjë,” tha Khamenei.

Ai shtoi se Republika Islamike e Iranit sulmoi dhe dëmtoi bazën ajrore Al-Udeid në Katar, një nga bazat më të rëndësishme amerikane në rajon, duke e cilësuar këtë si një “shuplakë të rëndë” ndaj SHBA-ve.

Ky sulm u konsiderua nga SHBA si një përgjigje ndaj bombardimeve që kishte kryer mbi objektiva bërthamore iraniane gjatë fundjavës, por pa synuar përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi sulmin iranian si “shumë të dobët” dhe deklaroi se 13 nga 14 raketat e lëshuara ishin interceptuar.

Në reagimin e tij, Ajatollah Khamenei paralajmëroi se Irani ka qasje ndaj bazave kyçe amerikane në rajon dhe se mund të ndërmarrë veprime “kurdo që e konsideron të nevojshme”.

“Fakti që Republika Islamike ka qasje në qendra kyçe të SHBA-ve në rajon dhe mund të veprojë në çdo moment që e sheh të arsyeshme, është shumë domethënëse,” tha ai.

Khamenei shtoi gjithashtu se çdo akt agresioni ndaj Iranit do të sillte një “kosto të rëndë” për SHBA-të, duke lënë të hapur mundësinë për sulme të përsëritura në të ardhmen.

Etiketa: Ajetollahu Ali KhameneiIran

Lajme të lidhura

Trump sulmon ashpër Papën: I dobët ndaj krimeve dhe i tmerrshëm në politikat e jashtme
Botë

Trump sulmon ashpër Papën: I dobët ndaj krimeve dhe i tmerrshëm në politikat e jashtme

08:46 - 13/04/26
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane
Botë

Nafta rritet mbi 102 dollarë për fuçi, çfarë paralajmërojnë ekspertët

08:14 - 13/04/26
Fitoi zgjedhjet në Hungari/ Kush është Peter Magyar, avokati që e nisi karrierën në partinë e Viktor Orban
Botë

Fitoi zgjedhjet në Hungari/ Kush është Peter Magyar, avokati që e nisi karrierën në partinë e Viktor Orban

07:57 - 13/04/26
Para
Bota arabe refuzon planin e Trump: Palestinezët nuk lëvizin nga Gaza

Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut të anulohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes
Aktualitet

E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes

10:58 - 13/04/26

Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë  ka ndodhur gjatë natës në lagjen “ 8 Shkurti” në Fier. Në tentativë...

Lexo më shumë
Hetimet për AKSHI-n/ ‘Kapet’ në përgjime edhe deputeti i Ramës, biseda për rrëmbim me dhunë

Hetimet për AKSHI-n/ ‘Kapet’ në përgjime edhe deputeti i Ramës, biseda për rrëmbim me dhunë

10:43 - 13/04/26
Arben Malaj: Edi Rama, si kryeministri italian Craxi, që iku në Tunizi

Apeli i Hungarisë për zgjimin e Ballkanit dhe mbretëria jonë Kryeministrore

10:31 - 13/04/26
“Ma nxiu jetën, e urreja”/ Tentoi të fshihte vrasjen e të atit, si u ‘thye’ para policëve 26-vjecarja nga Fieri: Lekët…

Përplasen makinat në aksin Milot–Morinë, përfundon në spital një nga shoferët

10:13 - 13/04/26
Nafta çon drejt falimentit transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Nafta çon drejt falimentit transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

09:30 - 13/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com