GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Lila: Kaos me stadiumet, po kullosin delet dhe kuajt

21:25 - 02/12/21
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Lila: Kaos me stadiumet, po kullosin delet dhe kuajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila ka ngritur zërin për situatën aktuale të stadiumeve në Shqipëri. Natyrisht që ekipet e Superiores kanë një infrastukturë të mirë por skuadrat në ligat amatore përballen me kushte aspak dinjitoze. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila.

“Disa herë e kam shkruar dhe fshirë këtë shkrim për gjëndjen e stadiumeve për ta rishkruar përsëri.

Nuk e di nëse duhej ta shkruaja si ish-futbollist, njeri i angazhuar në politikë apo si sindikalist

Si ish-futbollist sinqerisht ndihem keq.

Si njeri i angazhuar në politikë i turpëruar për atë që politika ka bërë për sportin në këto 30 vite.

Si sindikalist i demotivuar por i revoltuar.

Për të shmangur çdo keqkuptim vendosa ta shkruaj thjeshtë si Andi, një qytetar i Republikës së Shqipërisë.

Si qytetar i këtij vëndi ndjej dhimbje,përçmim që në vitin 2021 akoma gjendja e stadiumeve në Shqipëri është si në vendet më të varfëra në botë.

Në Shqipëri futbolli është sporti më masiv, dhe i vetmi vend argëtimi për qytetet e vogla.

Jo vetëm video e fundjavës në Përmet,e cila bëri xhiron e botës, por dhe kronikat e ndeshjeve të tjera treguan që stadiumet janë për turp e faqe të zezë.

Për turpin dhe faqen e tyre të zezë asnjë zyrtar i pushtetit vendor nuk del të mbajë përgjegjësi. Harrojnë se e kanë detyrim ligjor mirëmbajtjen e terreneve sportive.

Më vjen neveri nga mashtrimet elektorale në zgjedhjet të 25 prillit.

Sa herë që dalin nëpër intervista këto zotërinjtë, të gjithë në kor recitojnë të njëjtën frazë ( kemi berë 3-4 stadiume).

Të gjithë e dimë që janë bërë 4 stadiume,siç e dimë që kjo jo për meritën e politikanëve apo se ata i hanë meraku për futbollin.

Pa kembënguljen e FSHF-së dhe UEFA-s, politika nuk do të kishte të kishte lëvizur as qimen dhe jo të bënte stadiume.

Kjo mënyrë e politikbërjes për sportin është fiks si Shqipëria e këtyre viteve në drejtimin tuaj: FASADË.

Stadiumi i Përmetit duket si pishinë dhe nuk duket si ndeshje futbolli por si ndeshje Ëaterpoli.

Stadiumi i Kavajës vazhdojnë të kullosin delet. Kryetari i Bashkisë është zotuar që do ta bëjë në shtator, por ka harruar të thotë se në cilin vit!Qesharak

Stadiumi i Krujës, është cilësuar nga UEFA si stadiumi më piktoresk për shkak të pozicionit gjeografik.

Por për ta bërë akoma më piktoresk Bashkia ka lejuar që të kullosin kuajt. Bravo Bashkia !

Sociologu i njohur amerikan Rajan Anderson thotë se qeveritë e shteteve amerikane investojnë nëpër shkolla që basketbolli të jetë lëndë mësimore. Kjo jo se ka në plan të nxjerri basketbollistë por të edukojë nxenësit dhe të rinjtë.

Sporti të mëson jetën në grup,të largon nga veset,të mëson çfarë është disiplina,si përballohet humbja,çfarë është kurajo,çfarë është sakrifica,si të përdorësh avantazhet e të manaxhosh disavantazhet”, shkruan Andi Lila në rrjetet sociale.

Etiketa: FutbolllSport

Lajme të lidhura

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League
Breaking Views

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho
Breaking Views

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

19:28 - 25/02/26
Para
Gjykata ‘vulos’ zgjedhjet e 30 qershorit, Meta: Nuk e kam lexuar vendimin, s’do i shmangem përgjegjësisë

Gjykata ‘vulos’ zgjedhjet e 30 qershorit, Meta: Nuk e kam lexuar vendimin, s’do i shmangem përgjegjësisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com