GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Linda e AKSHI-t i jep 1.1 miliardë lekë kompanisë së Ilir Beqajt në mes të skandalit me hakerat

14:45 - 08/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Linda e AKSHI-t i jep 1.1 miliardë lekë kompanisë së Ilir Beqajt në mes të skandalit me hakerat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kamerat e instaluara nga bizneset, institucionet publike, në ambientet e tyre të jashtme do të regjistrohen në një sistem elektronik që do t’i japë mundësi Policisë së Shtetit të aksesojë në një kohë më të shpejtë informacionin në rast se raportohet për një ngjarje të ndodhur diku. Nuk e dimë pse deri më tani policia nuk e ka pasur këtë akses, por drejtoresha e AKSHI-t Linda Karçanaj u kujtua tani të bëj miliona lekë shpenzime për këtë shërbim të ri.

Tenderi mban numrin e referencës REF-38290-08-10-2022 dhe ka si objekt “Sistemi i hartës digjitale për hapësirat publike të mbuluara me kamera sigurie në rang vendi për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”.

Fondi limit është 99,965,600 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.2 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Vihet re se kemi të bëjmë me një konkurrencë të cunguar pasi në tender kanë marrë pjesë vetëm dy garues. Fituese është shpallur firma FASTECH me ofertë 91,968,343 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.1 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Më konkretisht oferta fituese rezulton të jetë sa 92% e fondit limit, duke ngritur dyshime se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar. Ndërsa ligji kërkon që ofertat të jenë në përqindje më të ulët në raport me fondin limit.

Veç kësaj, kompania fituese “FASTECH” është e njohur për tenderët pa garë që ka fituar nga qeveria Rama. Kjo kompani numëron disa tenderë nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Shëndetësisë, Bashkia e Tiranës dhe AKSHI. Për më tepër janë hedhur akuza në media dhe nga opozita se kjo kompani është e Ilir Beqajt, pasi pretendohet të jetë degëzim i firmës “In-tech”, themeluar nga ish-ministri i Shëndetësisë.

Në pjesën më të madhe te tenderëve kjo firmë merr pjesë si bashkim operatorësh me “In-Tech”. Ne këto raste Fastech është thjeshtë një mbulesë për paratë që merr kompania e Beqajt.

Kështu Linda e AKSHI-it po shpenzon thasë me para për kontrata korruptive, ndërsa iranianët hyjnë pa problem në sistemin e qeverisë.

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
A është gjallë Ervis Martinaj? Gazetari tregon çfarë fshihet pas kontrolleve të FNSH

A është gjallë Ervis Martinaj? Gazetari tregon çfarë fshihet pas kontrolleve të FNSH

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26

Sali Berisha paralajmëroi se nuk do të heqë të ashtuquajturin “neni Basha”, nga Statuti i PD,  ndërsa konfirmoi se do...

Lexo më shumë
Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

16:53 - 17/03/26
Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

15:53 - 17/03/26
Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari

15:16 - 17/03/26
24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

14:54 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com