GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Lista me gjobat e kripura, ja zonat në Tiranë ku do ketë kufizime për automjetet

18:27 - 06/01/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Dështon protesta për çmimin e naftës në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me qëllim disiplinimin e trafikut në nisje të vitit 2022, sidomos në orët e para të mëngjesit, Bashkia e Tiranës ka vendosur të ndalojë qarkullimin e mjeteve të rënda në brendësi të Unazës së Vogël të qytetit nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes. Kështu, tani e tuje, të gjithë drejtuesit e mjeteve të transportit do të duhet të tregohen të kujdesshëm për të mos shkelur rregullat e reja të qarkullimit në kryeqytet, nëse nuk duan të marrin një gjobë të madhe ose t’u hiqet patenta.

Sipas vendimit, gjobat do të vijojnë nga 5000 lekë deri në 10 000 lekë të rinj, ndërkohë që do të ketë edhe masa plotësuese që shkojnë deri në heqje të lejes së drejtimit. “Të gjithë drejtuesit e mjeteve të transportit të mallrave që nuk respektojnë ndalimin e qarkullimit të mjeteve përveç: veturave, mjeteve të shërbimit të urgjencave, zjarrfikësit dhe mjeteve të transportit publik urban qytetës në brendësi të Unazës së Vogël të qytetit, me kufizim prej orës 07:00 – 20:00 do të gjobiten me 5000 lekë deri në 10 000 lekë të rinj”, përcaktohet në dokument.

Akset ku do ndalohet qarkullimi pas fashës orare

Në vendim e publikuar thuhet se,  nuk do të ketë asnjë tolerim për ata drejtues të mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 3.5 ton, që do të vijojnë të qarkullojnë prej orës 09:00 – 20:00 në Unazën e Mesme të qytetit, në brendësi të saj, si dhe në akset kryesore hyrëse në të, duke përfshirë dhe rrugët “Sulejman Delvina”, “Abdyl Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Rruga e Elbasanit” dhe Bulevardi “Bajram Curri”. Edhe këta drejtues rrezikojnë heqjen e patentës dhe në rastin më të mirë një gjobë nga 5000 lekë deri në 10 000 lekë të rinj.

Gjithashtu, me gjoba do të përballen edhe ata drejtues të mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 18 ton që qarkullojnë në brendësi të Unazës së Madhe te qytetit, si dhe në akset kryesore hyrëse nga ora 06:00 deri në 20:00. Ndërsa theksohet se, ndryshimet prekin dhe qarkullimin e mjeteve të rënda në hyrje të Tiranës.

“Në rrugën “29 Nëntori” (Sheshi “Shqiponja” deri tek Kthesa e Kamzës), vetëm në drejtimin hyrës në qytet do të ndalohet qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 7.5 ton, me kufizim prej orës 06:00 – 20:00. Të gjithë drejtuesit që kapen duket mos respektuar rregullat e reja të qarkullimit do të gjobiten me 5000 lekë deri në 10 000 lekë të rinj dhe mund të humbasin dhe lejen e drejtimit deri në 12 muaj”, thuhet në vendim.

Sanksione do të ketë dhe për shkelësit e nenit 15/1 të Kodit Rrugor të cilët ndotin rrugët nëpërmjet rrotave, si dhe derdhin inertet ose beton nga mjetet teknologjike. Kur nuk përbën vepër penale drejtuesit e këtyre mjeteve do të dënohen me gjobë nga 25 000 deri në 100 000 lekë.  

Më tutje theksohet se, dënime do të ketë dhe për ata individë që kryejnë punime, apo hedhin deozitime në rrugë pa leje duke bllokuar qarkullimin e mjeteve të tjera. Gjoba në të tilla raste do të jetë 10000 – 40000lekë.

Etiketa: automjetegjobaKryesore1kufizimeqarkullim

Lajme të lidhura

“O qeveritarë të poshtër!” Vlonjatët pa ujë prej pesë ditësh, tentojnë të futen me bidona në bashki
Aktualitet

“O qeveritarë të poshtër!” Vlonjatët pa ujë prej pesë ditësh, tentojnë të futen me bidona në bashki

10:46 - 29/12/25
Vlora pa ujë për të pestën ditë radhazi, defekti në tubin kryesor nuk është zgjidhur ende
Aktualitet

Vlora pa ujë për të pestën ditë radhazi, defekti në tubin kryesor nuk është zgjidhur ende

08:47 - 29/12/25
Edhe sa mandate i duhen Ramës për të shfarosur totalisht bujqësinë
Aktualitet

Nuk ndalet rënia e bujqësisë dhe industrisë, rritja po vjen nga sektorë të paqëndrueshëm

08:18 - 29/12/25
Para
Përvjetori i 31-të të degës së PD-së Durrës, Berisha: Opozita më e fortë se kurrë

Berisha thirrje deputetëve demokratë: Mos u bëni skllevër të Bashës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Ramën në qoftë se i pushtojmë sheshin
Aktualitet

Berisha: Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Ramën në qoftë se i pushtojmë sheshin

12:55 - 29/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita duhet të jetë e qartë dhe e bashkuar në projektin e...

Lexo më shumë
Berisha: Padrejtësitë ndaj të rinjve dhe diasporës duhen korrigjuar me garanci statutore

Berisha: Padrejtësitë ndaj të rinjve dhe diasporës duhen korrigjuar me garanci statutore

12:41 - 29/12/25
E trishtë! Ndërron jetë ish-basketbollisti i Dinamos dhe Kombëtares, vëllai binjak i Ema Andreas

E trishtë! Ndërron jetë ish-basketbollisti i Dinamos dhe Kombëtares, vëllai binjak i Ema Andreas

12:22 - 29/12/25
Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE përplaset me Policinë. Kush gënjen?

Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE përplaset me Policinë. Kush gënjen?

11:53 - 29/12/25
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, deputetët e PD shkresë Peleshit: Të mblidhet nesër Këshilli i Mandateve

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, deputetët e PD shkresë Peleshit: Të mblidhet nesër Këshilli i Mandateve

11:39 - 29/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com