GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Ndeshja me Arsenalin/ Trajneri i Liverpool: Do duhet t’u them lojtarëve të mi të rrëzohen, ndryshe s’na japin penallti

në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndeshja me Arsenalin/ Trajneri i Liverpool: Do duhet t’u them lojtarëve të mi të rrëzohen, ndryshe s’na japin penallti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të rrëzohesh apo të mos rrëzohesh, kjo është çështja. Alexander Isak nuk e bëri në minutën e 20 në ndeshjen mes Liverpool dhe Arsenalit pas krosimit të Bradley Barcola, pas një mbajtjeje e Jurren Timber, siç e tregoi dhe përsëritja e imazhit në TV.

Një episod që as VAR nuk ia rekomandoi arbitrit Madley për ta verifikuar në monitor. Rezultati, Liverpool humbi 1-0 me skuadrën e The Reds që doli nga fusha e lojës e zemëruar për penalltinë që nuk u akordua, gjë që bëri që trajneri Iraola të bëjë një deklaratë që ka ngjallur debate në Angli.

‘Më vjen pak turp ta them, por në realitet do t’u kërkojmë futbollistëve të rrëzohen, përndryshe nuk na akordojnë penallti-ishte fraza e thënë të dielën nga trajneri spanjoll-pastaj arbitrat ankohen se lojtarët bien në tokë, por e vërteta është se, nëse nuk rrëzohen ata, arbitrat nuk akordojnë faull. Shikojeni atë episod; Isak ishte dukshëm përpara mbrojtësit , do kishte gjuajtur topin me kokë  por nuk ia doli dot se e mbajtën për fanelle. Nëse ai rrëzohet është 100% penallti, por Alex është i ndershëm dhe kërkon të marrë topin edhe pse duket qartë se ai mbahet. Përgjigjja ështrë se është e nevojshme të rrëzohesh’.

Por Isak, mirë që nuk u rrëzua, por as nuk protestoi; qëndroi i qetë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

‘Janë 50 telekamera, përse duhet të protestojë kur ka ka kaq shumë të tilla dhe mjafton të rishohësh aksionin?-ishte pyetja e bërë nga kapiteni i Liverpool, Van Dijk

Dhe këtu lind një tjetër debat që ka ndezur vërtet Anglinë; për çfarë duhet sistemi VAR, nëse nuk verifikohen episode si ai i Isak? Edhe në sezonin 2026/27 kur moviola në fushë është reduktuar në situata të gabimit të qartë dhe të dukshme, momenti i Isak ishte nga ato episode që duhej verifikuar në VAR dhe të kërkohej që Madley të vinte para monitorit për të kuptuar se çfarë ndodhi në zonën e Arsenalit.

Në profilin e Premier League në X që shpjegon në kohë reale vendimet që përfshijnë përdorimin e sistemit VAR, nuk ka gjurmë të këtij episodi dhe komisioni i arbitrave nuk mbajti një qëndrim zyrtar. Për një shpjegim të këtij komisioni që risheh javë pas jave të gjitha zgjedhjet kontroverse të arbitrave duhet pritur edhe ndonjë javë. Ndërkaq, në Angli po bëhet pyetja se për çfarë duhet VAR, nëse nuk korrigjohen vendimet si ai i mbajtjes nga fanella të Isak që nuk u pa as nga gjyqtari kryesor dhe as nga arbitrat në sallën VAR.

Dhe në sfidën e radhës, jo vetëm të Liverpool, dilema e çdo sulmuesi në një situatë të dyshimtë në zonë mbetet; të rrëzohet apo të mos rrëzohet?

gijotina.com/

Etiketa: Premier League

Lajme të lidhura

“Le Monde”: Në Shqipëri, protestat e studentëve vazhdojnë të pandërprera, pavarësisht rritjes së represionit
Breaking Views

“Le Monde”: Në Shqipëri, protestat e studentëve vazhdojnë të pandërprera, pavarësisht rritjes së represionit

20:59 - 03/11/26
Rama-Veliaj/ Koçeku: Ka një luftë mes tyre dhe duhet t’i lëmë të mbysin njëri-tjetrin
Breaking Views

Rama-Veliaj/ Koçeku: Ka një luftë mes tyre dhe duhet t’i lëmë të mbysin njëri-tjetrin

20:45 - 03/11/26
E rriti djalin e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, detaje të reja nga vrasja e nënës shqiptare nga i biri
Aktualitet

E rriti djalin e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, detaje të reja nga vrasja e nënës shqiptare nga i biri

20:00 - 03/11/26
Para
Rama-Veliaj/ Koçeku: Ka një luftë mes tyre dhe duhet t’i lëmë të mbysin njëri-tjetrin

Rama-Veliaj/ Koçeku: Ka një luftë mes tyre dhe duhet t’i lëmë të mbysin njëri-tjetrin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Le Monde”: Në Shqipëri, protestat e studentëve vazhdojnë të pandërprera, pavarësisht rritjes së represionit
Breaking Views

“Le Monde”: Në Shqipëri, protestat e studentëve vazhdojnë të pandërprera, pavarësisht rritjes së represionit

20:59 - 03/11/26

Gazeta prestigjioze franceze "Le Monde" i ka kushtuar një artikull protestave që po zhvillohen në Shqipëri, duke vënë në fokus...

Lexo më shumë
Rama-Veliaj/ Koçeku: Ka një luftë mes tyre dhe duhet t’i lëmë të mbysin njëri-tjetrin

Rama-Veliaj/ Koçeku: Ka një luftë mes tyre dhe duhet t’i lëmë të mbysin njëri-tjetrin

20:45 - 03/11/26
Ndeshja me Arsenalin/ Trajneri i Liverpool: Do duhet t’u them lojtarëve të mi të rrëzohen, ndryshe s’na japin penallti

Ndeshja me Arsenalin/ Trajneri i Liverpool: Do duhet t’u them lojtarëve të mi të rrëzohen, ndryshe s’na japin penallti

20:36 - 03/11/26
E rriti djalin e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, detaje të reja nga vrasja e nënës shqiptare nga i biri

E rriti djalin e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, detaje të reja nga vrasja e nënës shqiptare nga i biri

20:00 - 03/11/26
Arrestime, dorëheqje dhe hetime për korrupsion, nis çmontimi i sistemit të Vuçiçit

Arrestime, dorëheqje dhe hetime për korrupsion, nis çmontimi i sistemit të Vuçiçit

19:49 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com