GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

LSI kujtohet për politikë: Faktet që tregojnë se drejtësia është kapur nga Rama

12:41 - 22/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
LSI kujtohet për politikë: Faktet që tregojnë se drejtësia është kapur nga Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas kaq kohësh heshtje Partia Socialiste për Integrim është kujtuar sot për politikë. Që nga zgjedhjet e 25 prillit, LSI ka qenë më e tërhequr nga politika, ndërsa vetë kryetarja, Monika Kryemadhi, pothuajse është “zhdukur” fare dhe nuk ka dalë me asnjë reagim ndaj qeverisë. LSI qëndroi e heshtur edhe kur u miratua qeveria e re, ndërsa sot ka dalë me një sërë akuzash ndaj kabinetit qeveritar, duke sulmuar drejtpërsëdrejti kryeministrin Rama.

 Përmes një postimi në Facebook, deputetin i LSI, Petrit Vasili ka deklaruar se reforma në drejtësi është plotësisht e kapur nga qeveria. Teksa ka publikuar disa të dhëna  nga studimi i Heksinkit, apo raporte nga ndërkombëtarët, Vasili shprehet se Rama bën pazare të për asgjësuar shtetin e së drejtës.

“Reforma në Drejtësi është kapur nga Rama dhe rilindja dhe këtë e di i madh dhe i vogël.Reformën në Drejtësi nuk e shpëtojnë dot në asnjë mënyrë pazaret e qelbura, por hetimi deri në fund dhe nxjerrja e ndëshkimi i përgjegjësve të kapjes së saj. Çdo pazar me Reformën në Drejtësi vetëm legjitimon kapjen përfundimtare të saj dhe asgjësimin e shtetit të së drejtës. Çdo pazar me reformën në Drejtësi është ortakëri me krimin shtetëror të Ramës dhe rilindjes”, shprehet ai.

Vasili rendit disa të dhëna, të cilat tregojnë se institucionet e drejtësisë janë gjysmë funksionale, ose veprojnë duke shkelur hapur ligjet e Kushtetutës dhe reformën në drejtësi.

“Vettingu u katandis në një Inspektorat të Deklarimit të Pasurisë dhe asgjë më shumë. Funksionoi me standarde të dyfishta dhe u kritikua hapur nga Komiteti i Helsinkit.  Komisionet e vettingut kanë përbuzur jo pak herë konstatimet shumë serioze të përfaqësuesve të ONM duke shtuar edhe më shumë mosbesimin ndaj vlerësimeve të bëra. PAK dhe BKH filluan funksionimin pa numrin e ligjshëm të anëtarëve të tyre.

Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë sot pa numrin e plotë të funksionimit të tyre duke kaluar çdo afat kushtetues.

Gjatë procesit të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese u vërtetua tentativa mafioze e kryetarit të KED, Dvoranit për të rrëmbyer anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që ishin kompetencë e Presidentit.

Institucionet e reja u ngritën me shkelje skandaloze të ligjit duke filluar nga KLP dhe KLGJ, ku u zgjodhën anëtarë të tyre gjithfarë personash në dhunim te hapur me ligji”, shkruan ai. 

Në përfundim, Vasili shkruan se askush nuk u shmanget dot këtyre të vërtetave shumë të rënda.

E,H/gijotina.com/

Etiketa: LSIReforma ne Drejtesi

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Para
U bë me djalë, presidenti i PSG e mësoi kur ishte me pushime në Shqipëri me Ivanka Trump

U bë me djalë, presidenti i PSG e mësoi kur ishte me pushime në Shqipëri me Ivanka Trump

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com