GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Lufta me kancerin, apeli i gruas: Qeveria të mbulojë kostot

10:58 - 13/10/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Lufta me kancerin, apeli i gruas: Qeveria të mbulojë kostot

Sick woman with a headscarf hugging her daughter with a smile

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tetori është muaji rozë, muaji i sensibilizimit kundër kancerit të gjirit. Një sëmundje që prek vajza e gra të të gjitha moshave dhe beteja më të është shumë e vështirë të fitohet, veçanërisht nëse sëmundja kapet në stade të avancuara. Një grua ka vendosur të rrëfejë luftën me sëmundjen si një formë ndërgjegjësimi dhe apelimi për të gjitha gratë, që të ekzaminohen për të kapur dhe kuruar në stade të hershme kancerin.

Një zonjë, rreth 60 vjeçe tregon se përveç dhimbje të forta, gjendja ekonomike ia vështirëson barrën pasi nuk arrin të sigurojë medikamentet e nevojshme. E moshuara tregon se me pensionin që merr ajo dhe burri i saj nuk përballohen dot nevojat bazike dhe jo më shpenzime kaq të larta shëndetësore. Ajo thotë se asnjëherë nuk ka marrë mbështetje nga shteti por vetëm nga të afërmit që jetojnë jashtë Shqipërisë.

“Në bazë të analizave që bëra në Tiranë fillova kimioterapinë dhe sot e kësaj dite i vazhdoj. Janë të shtrenjta, por motra në Angli dhe vajza në Amerikë më ndihmojnë për kostot, nëse nuk do kisha ato do kisha vdekur. Unë dhe bashkëshorti jemi pensionistë dhe nuk e përballojmë dot me këto të ardhura të pakta”, tha ajo.

Ndonëse e sëmurë dhe me shumë vështirësi që po përballet njëkohësisht, zonja nuk harron të falenderojë ata pak njerëz që po kujdesen për të. “Dua të falënderoj dhe mjeken e kimioterapisë , doktorin që më operoi sepse kanë bërë punë në mënyrë të përsosur dhe janë përkujdesur për mua.”

E prekur, teksa tregon vuajtjet, e moshuara iu bëri thirrje qytetarëve që të sensibilizohen dhe t’iu qëndrojnë pranë vajzave dhe grave që preken nga kjo sëmundje.

“Iu bëjë thirrje të gjitha vajzave dhe grave, sidomos atyre mbi 45 vjeç të bëjnë sa më shumë vizita dhe kurrë të mos frikësohen. Ne si njerëz duhet të sensibilizohemi dhe të mos fokusohemi vetëm te puna. Kur unë u diagnostikove me këtë sëmundje, ishte goditje e madhe pasi edhe vëllanë e kam humbur nga kjo sëmundje. Ishte tronditje e madhe. Kisha nevojë shumë për mbështetje morale”, u shpreh ajo.

Në vendin tonë numri i grave me kancer ka ardhur në rritje dhe ajo çka e vështirëson më tepër situatën në tërësi është fakti se sëmundja kapet në stade të avancuara duke  e bërë të pamundur që pacientja të fitojë betejën. Nëse kanceri kapet në stadet e para, shanset për ta mundur atë janë më të mëdha.  

Etiketa: muaji rozesfida

Lajme të lidhura

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank
Breaking Views

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26
Para
Tensione në veri të Kosovës, qytetarët sulmojnë Policinë e Kosovës

Tensione në veri të Kosovës, qytetarët sulmojnë Policinë e Kosovës

TË FUNDIT

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në...

Lexo më shumë
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com