GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lufta mund të shpëtojë turizmin, në Shqipëri po vijnë të huajt që anuluan planet në Lindjen e Mesme

09:55 - 24/03/26
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Lufta mund të shpëtojë turizmin, në Shqipëri po vijnë të huajt që anuluan planet në Lindjen e Mesme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënë e bijë nga Danimarka zgjodhën të vizitojnë Shqipërinë pasi plani i tyre për të udhëtuar drejt Jordanisë u prish nga konflikti në Lindjen e Mesme mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

“Po qëndrojmë në Durrës. Është dita jonë e katërt dhe gjithsej do të qëndrojmë 12 ditë. Kemi prenotuar ture të ndryshme në moment të fundit, pasi planet tona fillestare ishin të shkonim në Jordani,” – tregon May Brit Vinther nga Danimarka.

Teksa turizmi në vend nisi dobët këtë janar, me hyrjet e shtetasve të huaj që ranë për herë të parë nga pandemia, duket se “shpëtimi” po vjen pikërisht nga konfliktet në Lindjen e Mesme, që ka çuar në shumë anulime prenotimesh dhe rishikime të planeve të europianë drejt vendeve më të afërta e më të qeta.

Tomasz Mayka, së bashku me partneren e tij Klaudia, kishin planifikuar që pushimet e marsit t’i kalonin në Iran, por një ditë para nisjes së tyre shpërtheu konflikti në Lindjen e Mesme. Çifti nga Polonia, gjeti Shqipërinë si alternativën më të mirë, edhe për shkak të biletave më të lira në moment të fundit.

“Jemi të lumtur që mundëm të gjenim bileta në minutën e fundit për në Shqipëri. Nuk e kishim vizituar më parë dhe tani jo vetëm po eksplorojmë këtë vend, por edhe shtete të tjera si Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Deri tani, Shqipëria është e preferuara jonë. E kishim në plan ta vizitonim, por jo tani. Ja që fati e deshi kështu.”

Joane Mellis nga Mbretëria e Bashkuar kishte në plan të vizitonte Dubain, por lufta bëri që të anuloheshin të gjitha fluturimet.

“Biletat e minutës së fundit nga Londra për në Shqipëri ishin shumë të lira. E di që nuk është Dubai, por mendoj se është më mirë këtu. Jemi të surprizuar se sa ndryshe është Shqipëria nga ç’na e kishin përshkruar. Njerëzit janë miqësorë, çmimet janë shumë të lira dhe kompensimi nga siguracioni i udhëtimit do të mbulojë të gjithë shpenzimin këtu në Shqipëri. Në një farë mënyre, po bëjmë një udhëtim falas nga e gjithë kjo situatë.”

Në janar, në vend hynë 552 mijë shtetas të huaj, me rënie prej 1.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo është hera e parë që hyrjet e turistëve po vijnë me rënie në janar, që nga periudha e pandemisë. Për krahasim, në janar 2025, hyrjet e të huajve u rritën me 14.5%, ndërsa në 2024-n zgjerimi ishte gati 30%.

Gjithsesi operatorët turistikë presin që turizmi të regjistrojë edhe këtë vit një rritje në numrin e vizitorëve të huaj, edhe pse janari nisi dobët nën ndikimin e motit të pafavorshëm.

Pritshmëritë për vitin 2026 parashikojnë një rritje prej 5-10% të vizitorëve, një shifër që përputhet me trendin e kontratave të turizmit të organizuar dhe ofron një panoramë të qartë të asaj që mund të presim këtë vit. Kjo rritje modeste shihet me optimizëm, por edhe me pasiguri, pasi ekziston frika se pritshmëritë e turistëve mund të mos përmbushen për shkak të problemeve më elementare e deri te shërbimi.

Kriza në Lindjen e Mesme po reflektohet menjëherë në industrinë globale të turizmit, duke sjellë një valë anulimesh dhe rishikimesh të planeve të udhëtimit. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare dhe operatorëve turistikë, shumë udhëtarë po shmangin destinacionet pranë zonave të konfliktit, ndërsa linjat ajrore kanë reduktuar ose devijuar fluturimet për të shmangur hapësirat ajrore të rrezikuara. Kjo ka çuar në zgjatje të itinerareve, rritje të kostove dhe çmime më të larta të biletave.

Agjencitë turistike raportojnë se rezervimet drejt Lindjes së Mesme dhe disa destinacioneve të Azisë janë në rënie, ndërsa turistët po orientohen drejt alternativave më të sigurta në Europë dhe rajone të tjera. Pasiguria gjeopolitike, e kombinuar me rritjen e çmimeve të karburanteve, po e bën turizmin më të kushtueshëm dhe më të paparashikueshëm, duke ndikuar jo vetëm në destinacionet e prekura drejtpërdrejt, por në gjithë tregun global të udhëtimeve./Monitor.al

Etiketa: LuftaShqiperiturizmi

Lajme të lidhura

8 km rrugë në këmbë për dy nxënës, ndërron jetë nga ataku kardiak mësuesi në Maliq
Aktualitet

8 km rrugë në këmbë për dy nxënës, ndërron jetë nga ataku kardiak mësuesi në Maliq

12:31 - 17/04/26
Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson
Aktualitet

Presidenti Begaj liron nga detyra 5 ambasadorë shqiptarë, dhe emëron dy të tjerë (Emrat)

11:59 - 17/04/26
AKSHI, grupi ku niseshin e-mailet e ‘qepjes’ së tenderave, rrëfimi në SPAK i Emirton Sulit
Aktualitet

AKSHI, grupi ku niseshin e-mailet e ‘qepjes’ së tenderave, rrëfimi në SPAK i Emirton Sulit

11:51 - 17/04/26
Para
Gjobat nuk ndalen as për festa! Bizneset marrin kamatë për deklarim të vonuar ditën e pushimit

Gjobat nuk ndalen as për festa! Bizneset marrin kamatë për deklarim të vonuar ditën e pushimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

8 km rrugë në këmbë për dy nxënës, ndërron jetë nga ataku kardiak mësuesi në Maliq
Aktualitet

8 km rrugë në këmbë për dy nxënës, ndërron jetë nga ataku kardiak mësuesi në Maliq

12:31 - 17/04/26

Alban Bejleri, mësues në fshatin Marjan, në bashkinë e Maliqit ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e një...

Lexo më shumë
Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Presidenti Begaj liron nga detyra 5 ambasadorë shqiptarë, dhe emëron dy të tjerë (Emrat)

11:59 - 17/04/26
AKSHI, grupi ku niseshin e-mailet e ‘qepjes’ së tenderave, rrëfimi në SPAK i Emirton Sulit

AKSHI, grupi ku niseshin e-mailet e ‘qepjes’ së tenderave, rrëfimi në SPAK i Emirton Sulit

11:51 - 17/04/26
Përfundon marrja në pyetje e Murselit, vëllai i Liridonës: Duam ta…

Vrasja e Liridona Ademajt, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe dy bashkëpunëtorët

11:31 - 17/04/26
Trafiku i drogës, lista e zezë e shqiptarëve të vrarë dhe të zhdukur në jug të Spanjës

Trafiku i drogës, lista e zezë e shqiptarëve të vrarë dhe të zhdukur në jug të Spanjës

11:08 - 17/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com