GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lufta në Ukrainë/ Klosi: Rusët janë të çmendur, rrezikon edhe Shqipëria

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Lufta në Ukrainë/ Klosi: Rusët janë të çmendur, rrezikon edhe Shqipëria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtor i Agjencisë Kombëtare Bërthamore, Fatos Klosi ka folur sot për luftën ruse në Ukrainë. Paralajmërimet e tij për agravim të situatës janë të frikshëm dhe në rrethin e të rrezikuarve futet edhe vendi ynë.  Ai tha qe nëse shpërthen një luftë bërthamore rrezikohen brezat e ardhshëm dhe pasojat zgjasin deri në 100 mijë vjet. Klosi tha se, Ukrainë pas ca kohësh nuk mund t’i bëjë më ballë e vetme Rusisë prandaj po kërkon ndërhyrjen e NATOS, pjesë e të cilës është edhe Shqipëria, duke theksuar se kështu do të nxitet një Luftë e III Botërore.

“Ukraina po mundohet pak të dramatizojë këtë gjë sepse ka nevojë që shtetet e tjera t’i vijnë në ndihmë. E kanë të vështirë të përballen me rusët që kanë më tepër armatime. Prandaj Ukraina po kërkon të anëtarësohet edhe në NATO. Nuk e pësojnë vetëm brezat e sotshëm por edhe ata të ardhshëm. Rusët e kanë llogaritur në mënyrë idiote, të bësh sulm për ato çështje që ato kanë menduar, është gabim. Por një central bërthamor është tjetër gjë. Duhet menduar se çfarë mund të ndodhë për qindra vitet e ardhshme. Të mendosh atë që po ndodh në Çernobil edhe Japoni. Në Japoni janë larguar rreth 50 mijë vetë nga shtëpitë e tyre. Pra janë fatkeqësi që zgjasin shumë dhe me pasoja shumë të mëdha për njerëzit. Pra ata që planifikojnë këto gjëra duhet të konsiderohen si të çmendur”, u shpreh Kosi.

Ndërsa e krahasoi planin e Rusisë për shpërthimet bërthamore të ngjashëm me atë të  Hiroshimës.  Gjithsesi, sipas tij Putin po mundohet të tremë Ukrainën.

“Për luftë nukleare janë përgatitur shumë shtete. Njerëzimi u bind që bombat bërthamore janë vdekjeprurëse në shembullin e Hiroshimës ku vdiqën qindra mijëra persona. Kapaciteti i këtyre bombave bërthamore sot është shumë më i madh se i bombës që goditi Hiroshimën. Në luftë nuk përdoren këto armë sepse asnjëri nuk do shpëtonte nga sulmet e njëpasnjëshme. Të paktën për këta 3 të mëdhenjtë, e kanë të qartë se nëse do fillohej të përdoreshin bombat bërthamore do ishte vetë fundi i tyre. Ata që janë thënë nga Putin, janë vetëm fjalë për t’i trembur ukrainasit dhe perëndimorët. Janë vetëm kërcënuese”, tha Klosi.

Sa i përket pasojave që mund të sjellë një sulm bërthamor, Klosi tha se rrezja e shkatërrimit do të ishte në 10 kilometra ndërsa shtoi se pasojat do të zgjeroheshin në sajë të atmosferës që përhapte ajrin.

Etiketa: Fatos KlosiRusiUkraine

Lajme të lidhura

Shpërthim me tritol Brenda një garazhi në Lezhë, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet “Benz”
Aktualitet

Shpërthim me tritol Brenda një garazhi në Lezhë, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet “Benz”

08:50 - 04/11/26
Rama i jep “lamtumirën” Yuri Kim me Yllin e Mirënjohjes
Aktualitet

“Ky është interesi amerikan për Shqipërinë!” Auron Tare tregon çfarë pa në zyrën e ish-ambasadores

08:39 - 04/11/26
Aksident fatal në Durrës! Humb jetën pasagjeri, shoferi braktis makinën dhe largohet nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident fatal në Durrës! Humb jetën pasagjeri, shoferi braktis makinën dhe largohet nga vendngjarja

08:21 - 04/11/26
Para
“I dimë synimet e Rusisë”, delegacioni ukrainas: Asnjë centimetër territor nuk do t’i japim

“I dimë synimet e Rusisë”, delegacioni ukrainas: Asnjë centimetër territor nuk do t’i japim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërthim me tritol Brenda një garazhi në Lezhë, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet “Benz”
Aktualitet

Shpërthim me tritol Brenda një garazhi në Lezhë, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet “Benz”

08:50 - 04/11/26

Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar pas mesnatës në Lezhë. Policia thotë se lënda plasëse dyshohet se i është...

Lexo më shumë
Rama i jep “lamtumirën” Yuri Kim me Yllin e Mirënjohjes

“Ky është interesi amerikan për Shqipërinë!” Auron Tare tregon çfarë pa në zyrën e ish-ambasadores

08:39 - 04/11/26
Aksident fatal në Durrës! Humb jetën pasagjeri, shoferi braktis makinën dhe largohet nga vendngjarja

Aksident fatal në Durrës! Humb jetën pasagjeri, shoferi braktis makinën dhe largohet nga vendngjarja

08:21 - 04/11/26
“Bujqësori” paralizon Tiranën, trafik i rënduar në aksin Kamëz-Tiranë

Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë do të rritet deri në 2.7 herë

08:10 - 04/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 4 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:00 - 04/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com