GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Lufta në Ukrainë/ Trump njofton bisedimet trepalëshe në konferencën e sigurisë në Mynih

në Bota
Kohë leximi: 3 min
A A
Plani për kontrollin e Gazës/ Trump: Shans për palestinezët që të jetojnë të lumtur, dhe të sigurt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se zyrtarë të SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës do të takohen të premten në një konferencë sigurie në Mynih për të diskutuar mbi përfundimin e luftës në Ukrainë.

“Rusia do të jetë atje me njerëzit tanë,” tha presidenti amerikan. “Ukraina gjithashtu është e ftuar, por nuk dihet ende saktësisht kush do të marrë pjesë, por do të jenë njerëz të nivelit të lartë nga Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara.”

Megjithatë, Rusia, e cila nuk është pjesë zyrtare e forumit vjetor në Gjermani nuk ka komentuar mbi këtë zhvillim, ndërsa një zyrtar i lartë ukrainas deklaroi se “nuk priten bisedime me rusët në Mynih.” Aleatët e NATO-s ende po reagojnë ndaj njoftimit surprizë të Trumpit se ai dhe presidenti rus Vladimir Putin kishin rënë dakord gjatë një telefonate për të nisur bisedimet për përfundimin e luftës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të takohet në Mynih me nënpresidentin e Trumpit, JD Vance, si dhe me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Megjithatë, udhëtimi i Rubio-s ka pasur probleme, pasi avioni i tij u detyrua të kthehej në një bazë ajrore amerikane për shkak të një problemi teknik.

Trump e bëri njoftimin për takimin trepalësh gjatë një konference për shtyp të enjten, por nuk dha detaje të mëtejshme. Nga ana e tij, këshilltari i Zelensky-t, Dmytro Lytvyn, u shpreh se delegacioni ukrainas nuk ka në plan të marrë pjesë në një takim të tillë.

Trump e bëri njoftimin një ditë pasi zhvilloi telefonata të ndara me Putinin dhe Zelenskyn. Ai i përshkroi bisedimet si “të shkëlqyera” dhe tha se ka një “mundësi të mirë” për t’i dhënë fund luftës së përgjakshme.

Por deklaratat e tij kanë shkaktuar shqetësime në Ukrainë dhe Europë. Trump u shpreh se anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk është “praktik” dhe se kthimi i saj në kufijtë para vitit 2014 është “i pamundur.”

Zelensky pranoi se nuk i pëlqente fakti që Trump foli më parë me Putinin sesa me të dhe paralajmëroi se Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje pa përfshirjen e saj direkte. “Ne nuk mund ta pranojmë këtë si një shtet i pavarur,” theksoi ai, duke kërkuar garanci sigurie nga SHBA.

Ndërkohë, në Europë po rritet frika se lëvizjet e Trump mund të çojnë në një marrëveshje dypalëshe mes SHBA dhe Rusisë, duke anashkaluar interesat e Ukrainës dhe Europës. Presidenti francez Emmanuel Macron theksoi se vetëm Zelensky mund të negociojë për llogari të Ukrainës, duke paralajmëruar se “një paqe që është një kapitullim” do të ishte “lajm i keq për të gjithë.”

Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, paralajmëroi se “çdo zgjidhje e shpejtë është një marrëveshje e pistë.”

Në Mynih, Zelensky synon të sigurojë mbështetjen amerikane për Ukrainën, ndërsa qëllimet e administratës Trump mbeten të paqarta. JD Vance mund të përpiqet ta sigurojë Zelenskyn se Ukraina do të jetë pjesë e negociatave, edhe pse duket se do të ketë një rol dytësor.

Por ai mund të përcjellë gjithashtu një mesazh të ashpër – të njëjtin që Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dha këtë javë përpara se të korrigjonte qëndrimin e tij: SHBA nuk e sheh Ukrainën si anëtare të ardhshme të NATO-s dhe për t’i dhënë fund luftës, ajo mund të detyrohet të heqë dorë nga territore të pushtuara nga Rusia.

Një skenar i tillë do të ishte i vështirë për t’u pranuar nga Zelensky, por mbështetja amerikane për ndihmë ushtarake duket gjithnjë e më e pasigurt. As Trump dhe as republikanët në Kongres nuk shprehin më ndonjë interes për ta vazhduar atë.

Etiketa: Donald TrumpLufta në UkrainëUkraine

Lajme të lidhura

Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike
Aktualitet

Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike

08:47 - 20/05/26
Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale
Bota

Bllokada e Hormuzit trondit tregjet globale, çmimet e naftës shënojnë rritje të fortë

07:56 - 30/04/26
Papa i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit: Rikthehuni në tryezën e paqes, mos kërcënoni me luftë
Bota

Papa i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit: Rikthehuni në tryezën e paqes, mos kërcënoni me luftë

15:05 - 24/04/26
Para
Arsyet pse duhet të konsumoni lulelakrën

Arsyet pse duhet të konsumoni lulelakrën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 15 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:14 - 15/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 79.2 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Shpresoj të mos kthehesh më”, kryeministri Rama çan me thonj pasagjerin shqiptar në avion dhe ia dorëzon policisë italiane

“Shpresoj të mos kthehesh më”, kryeministri Rama çan me thonj pasagjerin shqiptar në avion dhe ia dorëzon policisë italiane

08:07 - 15/09/26
Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e Europës, krahasuar me të ardhurat

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e Europës, krahasuar me të ardhurat

07:54 - 15/09/26
105 ditë revoltë! Protestuesit dhe diaspora nuk tërhiqen: Asgjë s’i ndal djemtë e shqipes deri në largimin e regjimit të Ramës

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Sot dita e 108-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

07:45 - 15/09/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 15 Shtator 2026

07:30 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com