GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Lufta në Ukrainë/ Von der Leyen: BE-ja të përgatitet për më të keqen

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lufta në Ukrainë/ Von der Leyen: BE-ja të përgatitet për më të keqen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka paralajmëruar se Evropa duhet të përgatitet për “situatën më të keqe” në lidhje me furnizimet me gazin rus.“Meqenëse Rusia tashmë ka ndërprerë plotësisht ose pjesërisht furnizimin me gaz për 12 vende anëtare të BE-së, ne të gjithë duhet të përgatitemi për situatën më të keqe”, tha Von der Leyen për El Mundo, gazetë në gjuhën spanjolle. Rusia ka pezulluar dërgesat e gazit në disa vende të Bashkimit Evropian. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha më 26 korrik se Bashkimi Evropian nuk do t’i dorëzohet “shantazhimit” të Moskës, pasi Gazpromi njoftoi për një tjetër reduktim të madh të gazit përmes gazsjellësit Rrjedha Veriore 1, i cili lidh Rusinë me Gjermaninë.

Gazsjellësi, i cili bart gazin nga Rusia në Gjermani, ka dërguar gaz nën kapacitetin që ka tash e sa javë. Muaj më parë, Gazpromi veçse ka ndalur furnizimet me gaz për Bullgarinë, Danimarkën, Finlandën, Holandën dhe Poloninë, pas refuzimit të tyre që të zbatojnë urdhrin e Kremlinit për të paguar faturat në rubla, dhe jo në dollarë apo euro.

Shqetësimet në rritje për reduktimin e dërgesave të gazit nga Rusia e kanë shtyrë bllokun javën e kaluar të binte dakord për një plan urgjent për të frenuar konsumin e gazit. Vendet anëtare të BE-së janë pajtuar më 26 korrik se shtetet duhet që vullnetarisht të zvogëlojnë përdorimin e gazit për 15 për qind, nga gushti deri në muajin mars. Von der Leyen e quajti këtë “një hap vendimtar” për të kundërshtuar kërcënimin e Rusisë për ndërprerjen e plotë të furnizimit me gaz. /Rel

Etiketa: BEKELufta në Ukrainëpresidentja

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Mori postin e rëndësishëm në partinë e Ilir Metës, Brisida Shehaj bën paralajmërimin e bujshëm

Mori postin e rëndësishëm në partinë e Ilir Metës, Brisida Shehaj bën paralajmërimin e bujshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!
OP-ED

Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!

07:55 - 17/10/26

Nga Kim Mehmeti   Piktori guxon të flasë për një dorë të zezë të huaj që, sipas tij, nxit protestat,...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Tetor 2026

07:40 - 17/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 17 Tetor 2026

07:29 - 17/10/26
Studenti u dhunua nga policët, gazetarja: Ka krisje në vertebër dhe humbje të kujtesës!

Studenti u dhunua nga policët, gazetarja: Ka krisje në vertebër dhe humbje të kujtesës!

23:23 - 16/10/26
Revolta studentore, eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama! BE-ja të dënojë…

Revolta studentore, eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama! BE-ja të dënojë…

23:00 - 16/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com