GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Lufta/ OBSH paralajmëron dimër “brutal” në Ukrainë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lufta/ OBSH paralajmëron dimër “brutal” në Ukrainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar për afrimin e një “dimri brutal” në Ukrainë, pasi sulmet e vazhdueshme ruse me raketa kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën civile dhe shëndetësore. Hans Kluge, drejtor për Evropën në OBSH, ka thënë përmes një deklarate më 14 tetor, se do të vazhdojë ndihma për Kievin, pasi organizata do të jetë aktive në Ukrainë “për kohë të gjatë”.

Kluge ka paralajmëruar se dimri do ta bëjë mbijetesën edhe më të vështirë për ukrainasit që janë në zonën e luftës, dhe ka bërë thirrje për riparim të menjëhershëm të qendrave të shkatërruara shëndetësore, si pasojë e sulmeve ruse. “Prioriteti kryesor është që të veprohet ndaj dëmit që është shkaktuar në qendrat mjekësore si pasojë e sulmeve të fundit. OBSH ka konfirmuar të paktën 620 sulme në qendrat shëndetësore prej nisjes së luftës në muajin shkurt. Ne duhet të rrisim mbështetjen për procesin e rindërtimit”, ka thënë Kluge.

“Shumë njerëz në Ukrainë janë duke jetuar në situatë të pasigurt, duke u bartur nga një lokacion te tjetri, dhe duke jetuar në objekte pa qasje në sistemet e ngrohjes”, ka paralajmëruar ai. “Shkatërrimi i shtëpive dhe mungesa e rrymës apo energjisë, për shkak të infrastrukturës së dëmtuar, mund të bëhet çështje jetë a vdekje, nëse njerëzit nuk do të mund të ngrohin shtëpitë e tyre”.

Një zyrtar i OBSH-së ka thënë që më shumë se 800.000 shtëpi janë dëmtuar apo shkatërruar në Ukrainë, prej nisjes së luftës në fund të muajit shkurt, duke shtyrë mijëra njerëz që të jetojnë në qendra kolektive apo objekte të dëmtuara. Sipas tij, qendrat kolektive rrisin rrezikun për përhapje të sëmundjeve infektive, siç është koronavirusi. “Analizat e fundit ekonomike nga Banka Botërore sugjerojnë se lufta mund të përballë 60 për qind të popullsisë nën linjën e varfërisë”, ka thënë Kluge, duke bërë thirrje për një “udhërrëfyes urgjent” për të zgjeruar ofrimin e shërbimeve shëndetësore në muajt në vijim.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /Rel/

Etiketa: dimer i ashperLuftaukraina

Lajme të lidhura

Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

09:56 - 06/11/26
Sekuestrohen  10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit
Aktualitet

Sekuestrohen 10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit

08:23 - 06/11/26
“Të studiosh apo të mbijetosh?”/ Mijëra studentë në Greqi në protestë
Botë

“Të studiosh apo të mbijetosh?”/ Mijëra studentë në Greqi në protestë

21:13 - 05/11/26
Para
Hakerimi i sistemit TIMS, Aeroporti i Rinasit bën njoftimin e rëndësishëm

I shpallur në kërkim nga SHBA, kapet në Rinas indiani. Ja për çfarë akuzohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ardit Gjebrea del nga SPAK, kyç gojën për gazetarët: Nuk flas dot se është sekret hetimor
Aktualitet

Ardit Gjebrea del nga SPAK, kyç gojën për gazetarët: Nuk flas dot se është sekret hetimor

13:08 - 06/11/26

Producenti Ardit Gjebrea ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas më shumë se dy orësh e gjysmë...

Lexo më shumë
Prokuroria çon në gjyq administratorin e “EURO-BETON 2005”, sekuestrohen 10 mln € pasuri (Emri)

Prokuroria çon në gjyq administratorin e “EURO-BETON 2005”, sekuestrohen 10 mln € pasuri (Emri)

12:44 - 06/11/26
Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Protestat janë një e drejtë themelore, dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Protestat janë një e drejtë themelore, dhuna në protesta na ka shokuar!

12:36 - 06/11/26
Salianji publikon videon e Ramës: Pretendoi se shqiptarët nuk do të dilnin në protestë, por sot s’di ku të futet

Salianji: Qeveria i lufton me propagandë tumoret, gjendja e shëndetësisë sot është kriminale

12:24 - 06/11/26
Maran zbulon emrat për finalen e Nations League, ja lista e Shqipërisë për dy sfidat vendimtare

Maran zbulon emrat për finalen e Nations League, ja lista e Shqipërisë për dy sfidat vendimtare

12:15 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com