GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Lumë pyetjesh” nga Murrizi/ Arben Kraja në Kuvend: SPAK garanton se për çdo informacion që i vjen do të reagojë, nuk i ndjekim njerëzit nga pas

09:49 - 14/06/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
“Lumë pyetjesh” nga Murrizi/ Arben Kraja në Kuvend: SPAK garanton se për çdo informacion që i vjen do të reagojë, nuk i ndjekim njerëzit nga pas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i SPAK, Arben Kraja është pyetur për një sërë çështjes nga deputeti Myslim Murrizi nga hetimet pasurore tek krimet zgjedhore . Kraja thotë se SPAK nuk del dot në rrugë e tu kërkojë njerëzve se ku e kanë blerë shtëpinë, por garanton se për çdo informacion që i vjen do të reagojë.

Sa për krimet zgjedhore, drejtuesi i SPAK thotë se kanë nisur 50 procedime penale për zgjedhjet e 25 prillit dhe kur të ketë rezultate përfundimtare do njoftohet publikisht.

Po ashtu hetimet pasurore sipas Krajës janë një prioritet i SPAK. Ndërkohë pyetjes se a ka qenë hetues në vitet 1987-1991, Karaja e pranoi teksa shtoi se është verifikuar dhe ka marrë lejen për të vijuar si prokuror.

MYSLIM MURRIZI: Keni 1 vit e gjysëm drejtues, e keni mandatin 3-vjeçar. Ndoshta ju ra barra e rëndë të ishit ju drejtues, pa hetues, pa paga, pa buxhetin e duhur e me radhë. Gjithsesi pritshmëria ka qenë shumë e madhe nga SPAK. 588 hetimet që ju raportuar e 260 persona të pandehur. Sa prej tyre i përkasin sferës së lartë, banorëve të kësaj salle, ish-të rreshtuarve pas kurrizit tënd dhe funksionarëve të Bashkive që unë jam i bindur se është objekti i punës tuaj. Çfarë ka patur në fokus nga njerëzit në pushtet, sa prej tyre? Personalisht shoh sa herë del në deklaratë publike Gaz Bardhi, ju i përgjigjeni. Unë jam Myslim Murrizi, të kam denoncuar një tender abuziv 27.3 milion euro të uniformës së Policisë, janë vjedhur mbi 10 milion euro. Kaq i rëndësishëm është Gaz Bardhi. Çfarë faze është hetimi, a ka filluar hetim a jo. Megjithëse është në raportin e vitit që vjen, ju takon juve. Krimet zgjedhore i përkasin SPAK, 108 kuti u hapën në Durrës, dolën se PD, PS e LSI kishin vjedhur, këta që kishin numërues. Çfarë pret SPAK, duhet deklaratë e Gazit?

Për dosjen 394, nuk e di sa jeni ndjerë mirë, unë nuk jam ndjerë mirë, shpallët urdhër arresti për 3 që kishin vdekur. A është kjo mungesë serioziteti apo informimi për ata që janë marrë me këtë punë?

Shoh sot, një lajm që SPAK ka kërkuar sekuestrimin e 32 pronave të Ylli Ndroqit me një emër tjetër, se nuk justifikon 3 milion euro. Ju inkurajoj, por besoj që Ylli mund të jetë bryma e fundit e kavallit që ka vënë dorë mbi taksat. Sa Yje të tjera ka ky vend. A ka marrë ndonjë nismë SPAK, me dy çuna e të presin Murrizi e ti thonë ku jeton, ke 3 muaj kohë të justifikosh këtë që ke 7 hale për macet.

Në 87-91 keni qenë hetues. Nga Gazi jeni stigmatizuar për të kaluarën tuaj kur jo pak kanë qenë dhe bashkëpuntorë sigurimi në KLP, KLGJ e Magjistraturë. Dua të shuaj një kureshtje, a keni qenë kandidat për deputet në 31 mars 1991?

 ARBEN KRAJA: Për pyetjen e parë. Unë jam drejtues i SPAK. Në këtë cilësi kam detyrime ligjore, përparësore për të krijuar institucionin, jo se e krijoj unë, por për të krijuar kushte. Pjesë e punës sime ka qenë vënia sa më shumë në dispozicion. Kam bërë përpjekje të vazhdueshme, për plotësimin e boshllëqeve ligjore për pagat. Kam bërë komunikime të vazhdueshme, qoftë dhe asistencë të ngritjes së një institucioni. Fakti që është mandate 3 vjet është kushtetues. Brenda këtij mandate besoj do i bëj të gjitha, dhe institucioni më pas të bëhet produktiv.

Për Gaz Bardhin, prokurori apo unë s’kam bërë asnjë koment apo debat në media. Unë i përgjigjem atij që më sjell kërkesë zyrtare. Ju mund të na drejtoheni dhe ne ju kthejmë përgjigje.

Unë do them shkurt, SPAK është e përfshirë vetëm për korrupsionin aktiv e pasiv në zgjedhje. Kemi nisur mbi 50 procedime penale, kur të ketë rezultate do i japim.  Për hetimet pasurore, SPAK është strukturë ligjore, s’mund të dalë në rrugë e ti kërkoj dikujt sa e ke këtë shtëpi. Kemi fillaur dhe hetimet pasurore për krimin e organizuar dhe pastramin e parave. Ato pak raste, nga pikëpamja e vlerës janë me shumë rëndësi. E kemi përparësi hetimin pasuror. Në çdo rast që marrim informacion, do jetë objekt i ligjit.

Kam qenë hetues, është e deklaruar. I jam nënshtruar kontrolleve e veritifimeve, kam marrë vendimin që mund të vazhdoj.

Etiketa: Arben KrajaMyslim MurriziSpak

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
Ministrja e Arsimit jep lajmin: Javën tjetër të gjithë nxënësit rikthehen në shkolla

Protesta e maturantëve për testin e matematikës, Kushi: Ulim kufirin minimal të pikëve për çdo notë

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com