GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Macron miraton reformën e pensioneve pa e kaluar në parlament

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Macron miraton reformën e pensioneve pa e kaluar në parlament
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria franceze e imponoi reformën e saj të debatuar të pensioneve pa votim në parlament. Kryeministrja Elisabeth Borne i shpjegoi Asamblesë Kombëtare se do të përdoret neni 49.3 i Kushtetutës. Ai lejon miratimin e një ligji pa votim nga Asambleja Kombëtare. Megjithatë, qeveria duhet të kapërcejë një mocion mosbesimi të lidhur me të.

Në shenjë proteste, politikanët e opozitës kënduan himnin francez dhe brohoritën. Më pas seanca u pezullua. Në Asamblenë Kombëtare, kampi i qeverisë së Presidentit Macron nuk ka një shumicë të mjaftueshme dhe duhet të mbështetet në votat e republikanëve konservatorë. Por si duket Macroni nuk ishte i sigurtë se do ta merrte në votim mbështetjen e konservatorëve. Dhe një dështim në votim do ta shenjonte në mënyrë të përhershme negativisht presidencën e tij. Më herët gjatë ditës, Senati e pati miratuar reformën e pensioneve.

Projektet e reformës përfshijnë rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç. Javët e fundit, protesta kombëtare kundër këtij projekti janë zhvilluar disa herë në Francë dhe kanë mbledhur qindra mijëra njerëz. Në këtë kontekst, kampi i qeverisë pritet të pësojë humbje në rast zgjedhjesh të reja.

Dy të tretat janë kundër reformës

Sipas sondazheve, rreth dy të tretat e francezëve janë kundër reformës. Gjashtë nga dhjetë francezë janë gjithashtu në favor të demonstratave të reja, edhe pas miratimit përfundimtar të tekstit. Dje, sipas Ministrisë së Brendshme, 480.000 vetë protestuan sërish kundër planeve të pensioneve. Greva sot priten edhe në hekurudha, rafineritë e naftës dhe grumbullimin e plehrave. Në Paris, tashmë janë grumbulluar male plehrash.

Qeveria franceze kërkon të shmangë një deficit në fondin e pensioneve me këtë reformë. Pensionet e posaçme, në fuqi deri tani, duhet të hiqen për të gjithë ata që punësohen rishtazi. Nga ana tjetër, pensioni minimal për një periudhë kontributi të plotë do të rritet në 1200 euro. Punësimi i të moshuarve gjithashtu do të inkurajohet.

Rritja graduale e planifikuar e moshës së pensionit nga 62 në 64 është veçanërisht e debatueshme në Francë.

Por pensioni faktik në Francë fillon mesatarisht më vonë edhe sot. Ata që nuk kanë kontribuar mjaftueshëm për të marrë një pension të plotë punojnë më gjatë. Vetëm në moshën 67 vjeç jepet një pension pa zbritje, pavarësisht periudhës së kontributeve. Reforma konsiderohet si një nga projektet më të rëndësishme të presidentit Macron. Nëse projektet e tij nuk marrin shumicën, kërcënohet një krizë qeveritare.

 

Etiketa: Macronpensione

Lajme të lidhura

Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump refuzon armëpushimin 7-ditor me Iranin, bombardimet mund të rinisin pas zgjedhjeve të Nëntorit

15:29 - 26/09/26
Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale
Botë

Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale

15:08 - 26/09/26
Hakerat sulmojnë edhe faqen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë
Botë

Sulm kibernetik ndaj FBI-së/ Hakerët pretendojnë se kanë vjedhur të dhënat mjekësore të mijëra agjentëve

14:14 - 26/09/26
Para
Ngjarja e trishtë/ Dy të moshuar asfiksohen nga rrjedhja e gazit

Përplasen dy makina në Fushë Krujë, 3 të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

U martua me një grua ruse/ Detaje të reja për Salvatore Aliun që u arrestua në Rusi
Aktualitet

U martua me një grua ruse/ Detaje të reja për Salvatore Aliun që u arrestua në Rusi

19:11 - 27/09/26

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni, për kapjen në Rusi të Salvatore alias Shpëtim Aliut në Federatën Ruse, ku...

Lexo më shumë
Tragjedi në Cërrik, humb jetën 21-vjeçari pas përplasjes së motorit me shtyllën, plagoset edhe një 17-vjeçar

Tragjedi në Cërrik, humb jetën 21-vjeçari pas përplasjes së motorit me shtyllën, plagoset edhe një 17-vjeçar

19:07 - 27/09/26
Ervin Salianji: Rama takoi Berishën në Rinas! A bënë marrëveshje për të mbajtur Shqipërinë peng?

Ervin Salianji: Rama takoi Berishën në Rinas! A bënë marrëveshje për të mbajtur Shqipërinë peng?

18:02 - 27/09/26
Arrestohet i riu që vodhi kasën e një supermarketi në Vlorë

Arrestohet i riu që vodhi kasën e një supermarketi në Vlorë

17:47 - 27/09/26
Aleksandër Vuçiç jep sot dorëheqjen, nuk “harron” mikun e vjetër

Aleksandër Vuçiç jep sot dorëheqjen, nuk “harron” mikun e vjetër

17:32 - 27/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com