GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Macron: Përplasja SHBA-Kinë, rreziku më i madh për botën

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Macron: “Europa rrezikon të vdesë! SHBA nuk na shpëton!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës përbëjnë kërcënimin më të madh me të cilin përballet sot bota.

Ai ka theksuar nevojën për krijimin e aleancave të reja në rajonin Indo-Paqësor, gjatë një vizite zyrtare në Singapor.

Në fjalën e tij në forumin e sigurisë Shangri-La Dialogue, Macron u shpreh se Franca synon të forcojë bashkëpunimin me vendet e Azisë për të ruajtur stabilitetin global, në një kohë kur marrëdhëniet SHBA-Kinë janë në pikën më të tensionuar.

“Do jem i qartë: Franca është mike dhe aleate e Shteteve të Bashkuara dhe, gjithashtu, një partnere bashkëpunuese me Kinën – edhe kur kemi mosmarrëveshje apo konkurrencë mes nesh”, tha Macron.

Sipas presidentit francez, ekziston një interes i përbashkët midis Azisë dhe Evropës për të parandaluar shpërbërjen e rendit ndërkombëtar.

“Epoka e mos-rreshtimit ka përfunduar, por kemi hyrë në epokën e ‘aleancave të veprimit’. Kjo do të thotë se vendet që duan të veprojnë së bashku duhet të pajisen me mjetet e nevojshme për ta bërë këtë”, shtoi ai.

Vizita e Macron në rajonin e Indo-Paqësorit vjen në një kohë kur Franca dhe Bashkimi Evropian po kërkojnë të forcojnë lidhjet tregtare me Azinë, si kundërpeshë ndaj pasigurive që shkakton politika tarifore e presidentit amerikan Donald Trump.

Lëvizja e presidentit francez pason një seri vizitash të ngjashme nga liderë të vendeve si Kina, Japonia dhe shtete të tjera evropiane, duke theksuar rëndësinë strategjike të Azisë Juglindore në mes të krizave globale që po prekin zinxhirët e furnizimit dhe tregtinë ndërkombëtare.

Etiketa: FranceMacronSHBA

Lajme të lidhura

Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Sekuestrohen  10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit
Aktualitet

Sekuestrohen 10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit

08:23 - 06/11/26
“Të studiosh apo të mbijetosh?”/ Mijëra studentë në Greqi në protestë
Botë

“Të studiosh apo të mbijetosh?”/ Mijëra studentë në Greqi në protestë

21:13 - 05/11/26
Para
I vendosi gjobë, 31-vjeçari rreh policin në Fier

Pranga 48-vjeçarit që kultivoi kanabis në Krujë, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet
Breaking Views

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

23:06 - 06/11/26

Tensionet mbeten të larta në prag të protestës së paralajmëruar kombëtare, e cila është thirrur masivisht nga studentët dhe qytetarët...

Lexo më shumë
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

22:44 - 06/11/26
Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

22:35 - 06/11/26
Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

22:05 - 06/11/26
Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A

Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A

21:48 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com