Fshati Madhesh në bashkinë e Matit, një fshat që noton në ujë të pijshëm, kërcënohet nga ndërtimi i HEC-eve. Pa shkollë, pa qendër shëndetësore, pa infrastrukturë, banorët e këtij fshati akuzojnë krytarin e bashkisë Burrel, Agron Malaj, se po u merr ujin, ndërkohë që ka për detyrë të zhvillojë zonën.
Akuzat ata i bazojnë në faktin se firma “A.R.M Albania” që po kërkon të zhvillojë projektin e HEC MADHESH është në pronësi të Fatos Malaj, vëllai i kryebashkiakut të Burrelit.
Çështja është dërguar në gjykatën administrave, ndërsa banorët deklarojnë se do të protestojnë deri në fund për të mbrojtur tokat e tyre!