GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Manastirliu bën thirrje për vaksinim, ndërkohë qytetarët ankohen për mungesën e Pfizer

12:49 - 27/07/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Sot dhe nesër ditët e hapura të vaksinimit anti-COVID, mjafton të jeni mbi 18-vjeç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Desha të bëj vaksinën Pfizer se më kanë thënë fëmijët që është më e mira, por po iki se më thanë që nuk ka,” tregon Xhenafizja një grua 50-vjecar që del nga stenda e vaksinimit në sheshin “Skënderbej”.

Njëjtë si 50-vjecarja janë edhe shumë të tjerë, që vijnë edhe kthehen mbrapsht pasi duan ta ri-mendojnë se cilën vaksinë do të kryejnë.

“Të kisha marrë Pfizerin se unë jam me sëmundje kronike, po këta më thanë që nuk kanë këtu e do të shkoj njëherë atje tek stadiumi i madh,” thotë një tjetër qytetar që kalon pranë stendës.

Po kush mund të bëjë vaksinën Pfizer që e kërkojnë të gjithë?

Në të dyja qendrat e vaksinimit që Gazetasi.al vëzhgoi, Pfizer mund të bëhej për persona të autorizuar dhe të përcaktuar në listë paraprake.

“Mua më tha doktori që do të bëj Pfizer, vij këtu e më thonë që janë ato dy të tjerat. Unë nuk kam fuqi të bredh në vapë, jam edhe i sëmurë,” thotë Selimi një 64 vjeçar.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë më herët për Gazetasi.al se qytetarët vaksinohen në bazë të rekomandimit të mjekut të familjes, por nga ana tjetër që prej hapjes së fashës së moshës +50, qytetarët janë udhëzuar se mund të shkojnë direkt në qendrën e vaksinimit me kartë identiteti.

“Po ku shkojnë këto vaksina që nuk ka. Për Pfizer kam ardhur dhe e dëgjova dje në televizor që erdhën mbi 67 mijë doza” thotë me zë të lartë një tjetër qytetar i irrituar pranë qendrave të vaksinimit.

Qytetarët që presin në radhë në qendra, udhëzohen nga regjistruesit se duhet të zgjidhnin të bënin vaksinën AstraZeneca dhe atë të Sinovac dhe nëse ata kërkojnë vaksinën Pfizer u thonë nuk ka. Gazetasi.al këtë problematikë me vaksinën Pfizer e ka trajtuar edhe më herët kur qytetarë me sëmundje kronike kanë dërguar ankesa pranë redaksisë sonë se nuk mund të bëjnë vaksinën Pfizer edhe pse e kanë të rekomanduar nga doktori.

Burime në ISHP për Gazetasi.al treguan se deri muajin e shkuar janë administruar më së shumti vaksina të Coronavac, me numrin 586 352 doza, ndërsa vaksina të tjera janë administruar përkatësisht:

-146 880 doza vaksine PfizerBioNtech-Comirnaty.
-188 038 doza vaksine AstraZeneca.
-40 728 doza vaksine Sputnik V.

Ndërkaq që prej fillimit e deri më tani për sa i përket vaksinën Pfizer kanë ardhur rreth 200.000 doza, ku një sasi e fundit u lajmërua edhe dje nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në rrjetin social “Facebook”.

Janë të shumtë ata që i shkruajnë Ministres në faqen e saj se “ku shkojnë” vaksinat Pfizer.
Gazetasi.al kërkoi informacion në ISHP për administrimin e vaksinës Pfizer dhe i komunikuan se “për vaksinën Pfizer qytetarët duhet të lidhen me mjekun e familjes dhe ata i listojnë në varësi të sasisë që kanë”.

Ndërkaq Ministria e Shëndetësisë njëjtë si vendet e tjera në rajon duhet të informojë qytetarët për administrimin e dozave të vaksinës në mënyrë që ata të shkojnë në qendrat e vaksinimit për t’u vaksinuar dhe jo për t’u kthyer mbrapsht/Gazeta “Si”

Etiketa: PfizerVaksinaVaksinim

Lajme të lidhura

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit
Breaking Views

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë
Breaking Views

Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë

17:16 - 11/03/26
Para
Përmirësohet transporti, rritet transporti i pasagjerëve nga ajri, më shumë punë për portet

Përmirësohet transporti, rritet transporti i pasagjerëve nga ajri, më shumë punë për portet

TË FUNDIT

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG
Breaking Views

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26

Bastioni arktik i Aspmyra goditi sërish. Sondre Brunstad Fet hapi rezultatin me penalltë në minutën e 32-të, pastaj Ole Blomberg...

Lexo më shumë
Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com