GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Manipulimi me VIDEO, si i kontrollonte Rilindja votuesit

18:47 - 16/05/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Deri në orën 15:00 kanë votuar 29.51 % e qytetarëve, 10% më pak se në 2021
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lapsi.al

Përgjatë gjithë ditës së diel, si një nga format e shumta të manipulimit të votuesve u vu re edhe një sistem kapilar i patronazhistëve të PS-së që ushtronin presion dhe kontrollonin votuesit të cilëve u patën marrë më parë premtimin se do u jepnin votën.

Pra të gjithë ata që kanë këmbyer hedhjen e fletës së tyre për PS-në në këmbim të një legalizim, punësimi të përkohshëm, shpërblimi që prisnin nga shteti apo bashkia, janë mbikëqyrur në mënyrën më të rreptë. Këtë e konfirmuan vëzhguesit ndërkombëtarë në konferencën e tyre për shtyp të mbajtur të hënën.

‘Vëzhguesit e MNVZ-së vërejtën tregues që votuesit nxiteshin ose detyroheshin të votonin për një parti të caktuar, jashtë ambienteve të 3 përqind të qendrave të votimit të vëzhguara. Ndërsa në 11 përqind prej tyre, njerëz të ndryshëm nga anëtarët e KQV-së mbanin shënim zgjedhësit që kishin votuar.

Në 6 përqind të qendrave të votimit të vëzhguara, persona të ndryshëm nga anëtarët e KQV-së, kryesisht vëzhgues dhe aktivistë partish, ndërhynë ose udhëhoqën procesin e votimit’ u tha në raportin paraprak të OSBE ODHIR.

Pra sikurse shihet edhe nga konfirmimi i vëzhguesve ndërkombëtarë, ky fenomen ka qenë masivisht i përhapur. I ilustruar ai shihet në një video model që gazetari i Euronevs, Renaldo Salianji pasqyroi në ekran nga eksperienca e tij në Bradashesh në afërsi të Elbasanit. Ajo që ndodh është pak a shumë kjo. Një vëzhgues i PS mban shënim emrat dhe numrin rendor në lista të atyre që janë paraqitur apo edhe të tjerëve që nuk e bëjnë këtë. Pasi numri del në pajisjen e identifikimit elektronik ai hedh në një letër, për dy funksione.

Ose që të konfirmojë që ai që e ka premtuar votën e ka kryer detyrimin ose në të kundërt për ti thënë atyre që janë jashtë se ai që ka thënë se do të votojë për PS-në nuk është paraqitur ende.

Nga ky moment tre katër makina që janë jashtë, nën udhëzimin e patronazhistit që ka kontaktet gjejnë njeriun që ua ka prrmtuar votën por nuk ka vajtur ende ta hedhë atë.

Kur gazetari e pyet vëzhguesin socialist se përse po mban shënime, ai me një naivitet të shtirë i thotë se po mban statistika për të para se sa vetë kanë votuar. Kur gazetari shkon tek pajisja elektronike që të vërtetojë se kjo punë bëhet përmes teknologjisë, rilindasi bën të paditurin duke thënë se nuk e dinte që këtë punë e bënë edhe makineria.

Natyrisht kjo është vetëm maja e ajsbergut e një skeme manipulimi që ka funksionuar në mënyrë kapilare. Por kjo video demostron nga njëra anë se si ka punuar makineria e patronazhistëve, që siç e kemi parë në listat e rrjedhura dy vite më parë kanë të skanuara edhe hallet e kërkesat që ka çdo votues, për të nxitur njerëzit të votojnë në këmbim të benefiteve shtetërore.

Nga ana tjetër ajo ilustron atë që tha gjatë konferencës së shtypit kryevëzhguesja Audrey Glover: ‘E theksova dhe më parë në lidhje me personat që detyroheshin të votonin për një forcë të caktuar. Autoritetet, disa herë tentonin të ndihmonin që kjo të ndodhte. Pati disa raste të tilla. Ndaj këto manipulime dhe kërcënimet që u bëhen njerëzve për të votuar për një forcë të caktuar, duhet të ndalohen’.

 

Etiketa: Kryesore1manipulim voash

Lajme të lidhura

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer
Breaking Views

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”
Breaking Views

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro
Breaking Views

Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

12:46 - 04/04/26
Para
Keqpërdorimi i pajisjeve elektronike nga komisionerët, Celibashi: E turpshme

Keqpërdorimi i pajisjeve elektronike nga komisionerët, Celibashi: E turpshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…
Sport

Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

16:57 - 04/04/26

Një deklaratë e bujshme ka bërë xhiron e rrjetit sot në Itali, pasi ish-kampioni i Botës me Italinë në vitin...

Lexo më shumë
Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

16:32 - 04/04/26
Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës

16:21 - 04/04/26
Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n

Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n

16:13 - 04/04/26
Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com