GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Manja takon ‘çunat e Londrës’: Së shpejti do ktheheni në Peqin

14:38 - 19/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Manja takon ‘çunat e Londrës’: Së shpejti do ktheheni në Peqin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka takuar disa shqiptarë të dënuar në një nga burgjet angleze.

Manja bisedoi me një grup prej 18 të dënuarish në Pentonville. Të dënuarit shprehën shqetësimet e tyre lidhur me asistencën me përkthimin në gjuhën shqipe, librat shqip, takimet me familjarët dhe respektimi i orëve të ajrimit.

Sipas Manjës, të dënuarit shqiptarë shprehën interes për marrëveshjen e transferimit të tyre për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në Shqipëri.

“Pas takimit, patëm mundësinë që shqetësimet e tyre t’i bisedonim jo vetëm me autoritetet e burgut në Pentonville, por dhe me Damian Hinds, Ministrin e Shtetit për Burgjet, për ta adresuar trajtimin e tyre në nivel të të gjitha burgjeve në Mbretërinë e Bashkuar.

U dakordësuam për një projekt të shpejtë midis Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe autoriteteve britanike që menaxhojnë burgjet, për sjelljen e librave në gjuhën shqipe në çdo burg ku aktualisht ka shqiptarë të dënuar dhe të paraburgosur.

Projekti i edukimit dhe rehabilitimit të tyre dhe mundësia për të ruajtur kontaktet me familjet e tyre në Shqipëri do të jetë pjesë e një projekti në vazhdim, pas zbatimit të marrëveshjes së transferimit”.

Në Pentonville vuajnë dënimin e tyre rreth 60 shqiptarë.

Një ditë më parë, ministri anglez i drejtësisë Alex Chalk dhe ai shqiptar Ulsi Manja firmosën marrëveshjen për transferimin e të burgosurve shqiptarë për vijimin e vuajtjes së dënimit në burgjet shqiptare.

Në marrëveshje parashikohet se çdo ditë burg e të transferuarve nga burgjet britanike do ta paguajë pala angleze. Përllogaritet se në afatin dy vjeçar të kësaj marrëveshje pala britanike do të paguajë 20 milion stërlina.

Parashikohet transferimi i të gjithë atyre shqiptarëve që kanë për të vuajtur më shumë se katër vite burg. Deri më tani, kanë aplikuar për t’u transferuar 48 të burgosur shqiptarë. Parashikohet se me këtë marrëveshje me afat kohor dy vjeçar të transferohen 200 shtetas shqiptarë mes tyre 17 të burgosur me burgime të përjetshme për vrasje.

 

Etiketa: cunatLonderManja

Lajme të lidhura

Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Aktualitet

Emigrimi masiv, Tabaku: Të rinjtë nuk shohin asnjë mundësi reale për të ndërtuar jetën në Shqipëri

11:11 - 07/03/26
Sot 7 Marsi/ Mirënjohje dhe respekt për arsimtarët! Si lindi festa e mësuesit dhe historia e saj
Aktualitet

Sot 7 Marsi/ Mirënjohje dhe respekt për arsimtarët! Si lindi festa e mësuesit dhe historia e saj

10:40 - 07/03/26
Nuk e ka fajin moti, por abuzimi me fondet! Inxhinieri tregon shkaqet që çuan në shembjen  rrugëve
Aktualitet

Nuk e ka fajin moti, por abuzimi me fondet! Inxhinieri tregon shkaqet që çuan në shembjen rrugëve

10:32 - 07/03/26
Para
Tragjike/ Bodybuilderi brazilian vdes gjatë operacionit

Tragjike/ Bodybuilderi brazilian vdes gjatë operacionit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Aktualitet

Emigrimi masiv, Tabaku: Të rinjtë nuk shohin asnjë mundësi reale për të ndërtuar jetën në Shqipëri

11:11 - 07/03/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale lidhur me krizën e...

Lexo më shumë
Shpërthim pranë aeroportit të Dubait, pezullohen të gjitha fluturimet

Shpërthim pranë aeroportit të Dubait, pezullohen të gjitha fluturimet

10:59 - 07/03/26
Sot 7 Marsi/ Mirënjohje dhe respekt për arsimtarët! Si lindi festa e mësuesit dhe historia e saj

Sot 7 Marsi/ Mirënjohje dhe respekt për arsimtarët! Si lindi festa e mësuesit dhe historia e saj

10:40 - 07/03/26
Nuk e ka fajin moti, por abuzimi me fondet! Inxhinieri tregon shkaqet që çuan në shembjen  rrugëve

Nuk e ka fajin moti, por abuzimi me fondet! Inxhinieri tregon shkaqet që çuan në shembjen rrugëve

10:32 - 07/03/26
Shifrat tronditëse para 8 Marsit: 37 gra e vajza të vrara për 4 vite në Shqipëri

Shifrat tronditëse para 8 Marsit: 37 gra e vajza të vrara për 4 vite në Shqipëri

10:10 - 07/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com