GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Maqedonia e Veriut nis dhënien e dozës së tretë të vaksinës anti-Covid

20:22 - 27/09/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Maqedonia e Veriut nis dhënien e dozës së tretë të vaksinës anti-Covid
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dozën e tretë të vaksinës “Pfizer” do ta marrin të gjithë punonjësit shëndetësorë, personat me sëmundje kronike dhe ata me imunitet të dobët, si dhe personat mbi 60 vjeç, të cilët kanë marrë dy doza të paktën gjashtë muaj më herët. Në Maqedoninë e Veriut më 27 shtator nisi dhënia e dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit për grupe të caktuara të shoqërisë.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut u ka bërë thirrje qytetarëve që bëjnë pjesë në grupet e rrezikuara që ta marrin dozën e tretë të vaksinës.

“Punonjësit shëndetësorë do të vaksinohen në kuadër të organizatës shëndetësore, kurse personat me probleme të imunitetit, me vërtetim të mjekut mund të shkojnë në çdo pikë vaksinimi” – është shprehur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në këtë drejtim, mjeku Zllate Memdovic, që punon në qendrën për COVID-19 në Shkup, thotë për Radion Evropa e Lirë se duhet të gjinden mekanizma për të bindur popullatën që të vaksinohet sepse sipas tij, numrat aktualë nuk janë shumë shpresëdhënës për faktin që më shumë se gjysma e popullsisë ende nuk është e vaksinuar.

Memedoviç thotë se gjithçka duhet orientuar nga vaksinimi i një numri sa më të madh të qytetarëve me dy doza e para dhe jo në dozën e tretë.

“Nëse do të pyetesha unë, të gjithë fokusin do ta vendosja nga ata që nuk janë fare të vaksinuar dhe jo në marrjen e dozës së tretë të vaksinës. Ende kemi një përqindje të lartë të atyre që refuzojnë të marrin vaksinën. Kjo përqindje përbën gjysmën e popullatës dhe si shifër nuk është aspak në favor të sigurimit të imunitetit kolektiv (imunitetit të tufës), andaj gjithçka duhet orientuar në këtë drejtim përmes fushatave vetëdijësuese, por edhe masave më restriktive që do të detyronin qytetarët të vaksinoheshin, siç ndodh në shumë shtete të Evropës” – thotë Memedovic.

Vendimi për aplikimin e dozës së tretë në Maqedoninë e Veriut vjen pas rekomandimit të dhënë nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe ajo amerikane.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se qytetarët me dozën e tretë do të vaksinohen vetëm me vaksinën e kompanisë Pfizer, pavarësisht nëse dy dozat e para i kanë marrë të ndonjë kompanie tjetër.

Etiketa: doza e treteMaqedonia e VeriutVaksina

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
Inzagi largon presionin nga Interi: Ndaj Shakhtarit nuk është ndeshje deçizive

Inzagi largon presionin nga Interi: Ndaj Shakhtarit nuk është ndeshje deçizive

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com