GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Maqedonia si SHBA, miraton dozën e tretë për personat mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët

17:15 - 23/09/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Maqedonia si SHBA, miraton dozën e tretë për personat mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar se të hënën fillon aplikimin i dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit. Rekomandimi sipas Ministrisë së Shëndetësisë është specifikuar që dozën e tretë ta marrin personat mbi 60 vjeç, personeli shëndetësor dhe qytetarët që kanë imunitet të dobët. Doza e tretë rekomandohet Pfizer&Biontech.

“Nuk ka nevojë qytetarët tanë të dalin jashtë shtetit për të marr dozën e tretë të vaksinës. Ne tani japim kritere sipas përvojave të shteteve tjera apo instituteve ndërkombëtare se cilat janë ato kategori të qytetarëve që duhet të vaksinohen. Të gjithë qytetarët pa dallim se çfarë lloji të vaksinave kanë marrë më parë, mund të vaksinohen me dozën e tretë të vaksinave. Ka sasi të mjaftueshme në cilindo pikë. Ky proces do të filloj të hënën sepse disa çështje duhet të përgatiten edhe në sistemin elektronik” – tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Filipçe tha se deri të hënën do të rikonfigurohet sistemi “Termini im” dhe kategoritë e qytetarëve do të jenë të njoftuar me sms porosi për vaksinimin me dozën e tretë.

“Rekomandohet doza e tretë e vaksinës Së paku 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë ku të gjithë qytetarët, të cilët kanë marr dozën e dytë duke kaluar afatin 6 mujor do të marrin sms porosi që tani mund të paraqiten për të marr edhe dozën e tretë të vaksinës. Njoftimi do të jetë në formën e njëjtë sikur edhe për terminët e caktuara nga sistemi “Termini im” shtoi më tej Filipçe.

Vaksinimi me një dozë ka arritur në 37% e popullsisë në vend, ndërsa sot u kalua shifra mbi 700 mijë i të vaksinuarve me dy doza, megjithëse intensiteti për vaksinim është ngadalësuar sërish. Ende nuk dihet nëse edhe doza e tretë do të jetë e detyrueshme duke përfshirë kufizimet me masa strikte siç janë hyrja në restorante, kalimi i pikave kufitare dhe të ngjashme.

Etiketa: doza e treteMaqedonia e VeriutVaksina

Lajme të lidhura

Raporti i BE-së “nxin” Shqipërinë – Kos lavdëron Ramën!
Aktualitet

Komisioni Europian propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

14:53 - 25/02/26
Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të  dënimeve me burg
Botë

Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të dënimeve me burg

09:27 - 25/02/26
U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen
Botë

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

16:32 - 24/02/26
Para
Përkujtohet 150-vjetorin e lindjes së Gjergj Fishtës

Përkujtohet 150-vjetorin e lindjes së Gjergj Fishtës

TË FUNDIT

Vendimet/ Qeveria u merr bashkive Policinë Bashkiake,  deri 2300 euro pagat e RENEA-s
Breaking Views

Vendimet/ Qeveria u merr bashkive Policinë Bashkiake, deri 2300 euro pagat e RENEA-s

16:32 - 26/02/26

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka deklaruar gjatë ditës së sotme se qeveria po ndërmerr një sërë masash për mbrojtjen e territorit...

Lexo më shumë
Arrestohen banorët e Rrjollit pas protestës, publikojnë VIDEO nga furgoni i policisë: Veç liri do ketë…

Arrestohen banorët e Rrjollit pas protestës, publikojnë VIDEO nga furgoni i policisë: Veç liri do ketë…

16:14 - 26/02/26
Berisha: Edi Rama në panik, Linda e AKSHI-t prestanome e familjes së tij

Berisha: Edi Rama në panik, Linda e AKSHI-t prestanome e familjes së tij

16:04 - 26/02/26
Dosja IPARD/ Reni Ashiku në SPAK, nën kallëzim edhe ish-ministrja Frida Krifca

Dosja IPARD/ Reni Ashiku në SPAK, nën kallëzim edhe ish-ministrja Frida Krifca

15:50 - 26/02/26
E tmerrshme, 3-vjeçari humb jetën te dentisti, prindërit akuzojnë…

Shkoi në Fier për të rregulluar dhëmbët, gjendet i pajetë gjermani

15:20 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com