GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dëshmia e babait të Ervis Martinajt: Visi ia fali shtëpinë Eljo Hatos se i shpëtoi jetën

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Dëshmia e babait të Ervis Martinajt: Visi ia fali shtëpinë Eljo Hatos se i shpëtoi jetën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Babai i Ervis Martinajt, Mustafa Martinaj në dëshminë e tij në gjyqin për sekuestrimin e pasurive ka folur edhe për konfliktin në vitin 2018 në zonën e Ish Bllokut, ku djali i tij, mbeti i plagosur dhe një tjetër u vra.

Martinaj tha gjithashtu se një banesë që është e sekuestruar është dhuruar për Eljo Haton, me pretendimin se i kishte shpëtuar jetën djalit, Ervisit.

“Një pasuri që sot është e sekuestruar në emër të Bisere Hatos ja ka fal im bir Eljo Hatos me pëlqimin tim. Falja e banesës është bërë vetëm se Eljo Hato djali i Biseres i ka shpëtuar jetën Visit. Të parën makinë të mirë që ka patur djali ka kushtuar 60 mijë euro, ose 48 mijë euro, me paratë e mia. Herët e kam blerë”, ka dëshmuar ai.

Sipas tij, Ervis Martinaj ka jetuar kryesisht në Laç deri në gusht të vitit 2022, kur edhe u zhduke dhe prej asaj dite nuk ka asnje informacion per te.

Ai shtoi se gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur dijeni për pasuri të tjera të rëndësishme në emër të tij përveç disa pronave të përmendura.

Deshmia: 

Nga viti 2008 e pas, djali është marrë me pika lotosh me licencë, me detyrime 100% të paguara ndaj kompanisë, si dhe ato vendore. Pikën e parë nuk e mbaj mend ku e ka hapur. Po të më pyeste mua, do t’i thoja jo. “Mati Union” e kam pasur unë; është llogari transfertash. Lotari fati unë personalisht s’kam pasur. Kam kaluar të gjitha llojet e hetimeve. Ime shoqe dhe im vëlla kanë pasur prokurë për të kryer veprime me “Mati Union”, dhe edhe sot që flasim kam person të autorizuar që merret. Me djalin kam folur dhjetëra herë për aktivitetin e tij.

Jemi përballur tek Ansambli “Çiftelia” në gjyq. Është marrë vendimi nga Shkalla e Parë. A. Kaçorri është nipi im. Visi ishte i imi, Alfio ishte djali i vajzës, është 14-vjeçar. A. Kaçorrit i kam bërë unë dhuratë për ditëlindje, fjala bie 1000 euro, se e kam nip.

Kam dijeni që djali është dënuar për lojëra fati. I kam kaluar të gjitha hetimet, nga Banka e Shqipërisë te pastrimi i parave. Biserë Haton e njoh pas ngjarjes në Bllok në vitin 2018, ku u plagos djali dhe u vra një tjetër. Vrasësi nuk ka bërë asnjë ditë burg.

Një pasuri që sot është e sekuestruar në emër të Biserë Hatos ia ka falur im bir Eljo Hatos, me pëlqimin tim. Falja e banesës është bërë vetëm sepse Eljo Hato, djali i Biseres, i ka shpëtuar jetën Visit.

Makinën e parë të mirë që ka pasur djali e ka pasur me paratë e mia. Ka kushtuar 60 mijë euro, ose 48 mijë euro. Herët ia kam blerë. Në jetën e vet s’më ka sjellë shqetësim në shtëpi. Nuk ka të ri që s’ka konflikte apo zënka. Deri në vitin 2018, kurrë, pyesni në Laç të flasë dikush keq; i përmendej emri me respekt.

Në vitin 2018 ka ardhur dhe ka jetuar me gjithë familjen tek unë. Iku nga Tirana, bëmë pashaportizimin. Merrej kryesisht me gjueti peshku, jo për tregti. Në Laç ka qëndruar deri ditën e zhdukjes, më 9 gusht të vitit 2022.

Një herë jam thirrur me kërkesën time, jam deklaruar. Jetonte me të ardhurat që ka pasur nga biznesi me të cilin është marrë; pastaj ka jetuar me mua. Me siguri ka blerë ndonjë makinë vetë. Nuk di për ndonjë pronë të tijën në Tiranë. Kishte një apartament tek “Qemal Stafa”; për dijeninë time, asnjë pronë tjetër.

Hotel Arbëria duhet ta kem blerë në vitet 2016–2017. Ishte i mbyllur në atë kohë. Kam investuar paratë e dynjasë; duhet të shoh preventivin për të parë koston. Aktiviteti ka vijuar i njëjtë siç ka qenë. Biznesi është blerë nga Mustafa Martinaj. Pas vdekjes së Visit, pas zhdukjes, 23 herë më ka ardhur policia. Mos të rëntë e liga, unë s’jam as budalla, as naiv. Pyet Nallbatin me shokë të të tregojnë ata.

Etiketa: babaDëshmiMartinaj

Lajme të lidhura

Një arratisje si në film nga burgu i Brindisit: I riu shqiptar ngjitet në mur dhe zhduket
Aktualitet

Një arratisje si në film nga burgu i Brindisit: I riu shqiptar ngjitet në mur dhe zhduket

17:50 - 19/06/26
Tragjedi në Tale/ Mbyten në det dy vajza të mitura! Pjerin Ndreu: Bëni kujdes në plazhet e “pamenaxhuara”
Aktualitet

Tragjedi në Tale/ Mbyten në det dy vajza të mitura! Pjerin Ndreu: Bëni kujdes në plazhet e “pamenaxhuara”

17:38 - 19/06/26
Tre persona dërgohen me urgjencë në spital, pas përplasjes së 3 mjeteve në rrugën Lezhë-Milot
Aktualitet

Tre persona dërgohen me urgjencë në spital, pas përplasjes së 3 mjeteve në rrugën Lezhë-Milot

17:22 - 19/06/26
Para
Flakët djegin tregun e fruta-perimeve në Lushnje, raportohet për dëme të mëdha materiale

Zjarri në tregun e Lushnjes ishte i qëllimshëm, policia shpall në kërkim autorin

Discussion about this post

TË FUNDIT

SHBA thyen Australinë, kalon fazën e grupeve në Botëror
Breaking Views

SHBA thyen Australinë, kalon fazën e grupeve në Botëror

23:03 - 19/06/26

SHBA ka fituar 2-0 ndaj Australisë në fazën e grupeve, duke u kualifikuar kështu në fazën tjetër. Ekipi i Pochettinos...

Lexo më shumë
‘PD, PS këlysha komunistësh’! Marshimi masiv i protestuesve

‘PD, PS këlysha komunistësh’! Marshimi masiv i protestuesve

22:30 - 19/06/26
Protestuesit vazhdojnë marshimin, qytetaret i mbështesin nga pallatet

Protestuesit vazhdojnë marshimin, qytetaret i mbështesin nga pallatet

22:22 - 19/06/26
Skandal në Bulqizë, dy vëllezër në “garë” për 325 MLN lekë/ Festime Mjeshtri vjedh asfaltin e Shupenzës, ia jep Bujar Muratit, të arrestuarit për korrupsion

Skandal në Bulqizë, dy vëllezër në “garë” për 325 MLN lekë/ Festime Mjeshtri vjedh asfaltin e Shupenzës, ia jep Bujar Muratit, të arrestuarit për korrupsion

22:13 - 19/06/26
SHBA-Australi/ Skuadra e Pochettinos “vret” ndeshjen, Freeman shënon të dytin

SHBA-Australi/ Skuadra e Pochettinos “vret” ndeshjen, Freeman shënon të dytin

21:56 - 19/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobettarafbet girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabet girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişjojobethttps://kercabiofarm.hu/