GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Mashtrimet e Veliajt me shkollat “Emin Duraku” e “Xhezmi Delli”

15:06 - 27/10/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Video
Kohë leximi: 3 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës përbën zyrtarin më tipik që e ka shndërruar mashtrimin dhe propagandën në art. Thuajse në çdo dalje publike, nëpërmjet kasetave të parafabrikuara, Erion Veliaj nuk harron asnjëherë të flasë për “40 shkollat e reja” që ai dhe administrata e tij ofrojnë për fëmijët e kryeqytetit.

Për këdo që jeton në Tiranë, sidomos për prindërit e fëmijëve, është shumë e qartë se e gjithë kjo propagandë e Veliajt është vetëm një mashtrim ordiner.

Shembuj ka plot. Por “Gijotina” ka zgjedhur dy raste më tipike. Në janar të vitit 2023, kryebashkiaku Veliaj i shfaq në kantierin e ndërtimit të shkollës “Emin Duraku”, e cila gjendet në zemër të ish-Bllokut.

Shkolla 9-vjeçare u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 dhe u vendos që ajo duhej rindërtuar. Financimi i punimeve për godinën e re janë marrë përsipër nga Bashkimi Europian, në kuadër të projektit “EU for School”, i cili përmbledh një fond të Unionit, të përcaktuar për infrastrukturën shkollore në Shqipëri, të dëmtuar nga tërmeti i 4 viteve më parë.

Veliaj, në daljen e tij në fillim të këtij viti në territorin e “Emin Durakut”, deklaroi plot pompozitet se punimet do të mbylleshin në një afat 6-mujor. “Mezi pres t’i japim një çikë gaz këto kohë, sa kemi edhe kohë të mirë, të sigurohemi që çunat dhe gocat, engjëjt e vegjël të Njësisë 5, në shtator futen te shkolla e re,” deklaroi ai gjatë prezantimit të punimeve tek “Emin Duraku”.

 

Diçitura: Propaganda e Veliajt për shkollën “Emin Duraku”, sipas kasetave të gatshme të Bashkisë Tiranë

 

Por, kaloi shtatori, kaloi edhe tetori dhe “ëngjëjt e vegjël” nuk janë futur tek “Emin Duraku”. Përkundrazi, punimet po vijojnë ende dhe nuk dihet kur do të përfundojnë.

 

Diçitura: Shkolla “Emin Duraku” vijon të jetë në ndërtim

Pak ditë më parë, e konkretisht në 18 Tetor 2023, Këshilli i Rregullimit të Territorit (KRRT), nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, mori vendimin “Për miratimin e shtyrjes së afatit për objektin: “Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Bashkinë Tiranë.”

 

Diçitura: Vendimi i KRRT-së, dt. 18 Tetor 2023, për shtyrjen e afatit të punimeve për shkollën “Emin Duraku”

 

Ky vendim dëshmon më së qarti se shkolla “Emin Duraku” është larg përfundimit të saj, duke e nxjerrë Veliajn thjesht një mashtrues të rëndomtë, i cili nuk mban asnjë lloj përgjegjësie për premtimet butaforike që bën kohë pas kohe.

 

Rasti i mashtrimit për shkollën “Emin Duraku” dyfishohet me një tjetër premtim të pambajtur të kryebashkiakut të Tiranës.

 

Në Korrik të këtij viti, ai shpërndau sërish kasetat e tij të gatshme, ku deklaronte se “Është vërtet mëkat të mundohesh t’i gjesh një mënyrë alternative sistemit online për ta regjistruar fëmijën në një shkollë tjetër, kur shkolla “Xhezmi Delli” është më afër. Ne vërtet mund të jemi gati në fillim të shtatorit ose në fillim të tetorit, por për dy javë nuk ia vlen ta çosh fëmijën në një shkollë tjetër, ndërkohë që shkolla e re po mbaron dhe është në kushte shumë herë më të mira se shkollat bujtëse”.

 

Diçitura: Propaganda e Veliajt për shkollën “Xhezmi Delli”, sipas kasetave të gatshme të Bashkisë Tiranë

 

Edhe në këtë rast, mashtrimi doli shumë shpejt. Me kërkesë të Veliajt, Këshilli i Rregullimit të Territorit vendosi në 18 Dhjetor vendimin “Për miratimin e shtyrjes së afatit për objektin: “Rindërtimi i shkollës “Xhezmi Delli”, me vendndodhje Njësia Administrative 3, Rruga “Ali Baushi” dhe “Arben Minga”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues Bashkinë Tiranë”.

 

Diçitura: Vendimi i KRRT-së, dt. 18 Tetor 2023, për shtyrjen e afatit të punimeve për shkollën “Xhezmi Delli”

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: . EMIN DURAKUmashtrimshkollatVeliajXHEZMI DIELLI

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Argjentina Ramosaj jep lajmin e shumëpritur për adhuruesit

Argjentina Ramosaj jep lajmin e shumëpritur për adhuruesit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com