GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Matësit inteligjentë të energjisë, qeveria do ketë gati studimin në gusht

në Ekonomi & Sociale, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Matësit inteligjentë të energjisë, qeveria do ketë gati studimin në gusht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në fund të gushtit, qeveria shqiptare pritet të ketë në dorë studimin që do t’i tregojë qasjen më të mirë sa i takon tranzicionit drejt matjes inteligjente në sektorin e energjisë. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) publikoi detaje lidhur me procedurën e asistencës ku tashmë kompania fituese është prej disa kohësh me një vlerë kontrate 196 mijë euro. Sipas BERZH kjo asistencë vjen si pjesë e mbështetjes që kompania e shpërndarjes së energjisë mori nga paketa e COVID-19.

“Qëllimi i projektit është të identifikojë qasjen strategjike më të përshtatshme për alternativën më të mirë të zbatimit të Sistemit të Matjes Inteligjente në Shqipëri duke filluar nga sistemi tashmë i instaluar dhe matësit.

Arsyeja kryesore për përgatitjen e strategjisë për zbatimin e sistemit të matjes inteligjent është ulja e humbjeve të energjisë elektrike në operatorin shqiptar të sistemit të shpërndarjes OSSH dhe përmirësimi i tarifave të arkëtimit për furnizuesit që përdorin rrjetin e shpërndarjes.

Gjithashtu, zbatimi i Sistemit të Matjes së zgjuar është gjithashtu pjesë e procesit të harmonizimit me rregulloret e BE-së, më saktësisht me Direktivën e Efiçiencës së Energjisë” sqaron BERZH në publikim.

Sipas kësaj të fundit kompletimi i konsulencës do të jetë në 18 gusht sipas kantatës paraprake tashmë të nënshkruar. Fondet për këtë konsulencë janë si efekt i kredisë 70 milionë euro që banka i dha OSHEE në 18 janar 2021 dhe që aktualisht është në fazë disbursimi.

Mbështetja “Përgjigja e OSHEE ndaj krizës së COVID-19” kishte në fokus të saj mbështetjen e ndërtimit të një nënstacioni shpërndarës nëntokësor në qendër të Tiranës. Nënstacioni është i pari i këtij lloji në Shqipëri me një ndikim të rëndësishëm në rindërtimin e rrjetit të shpërndarjes.

Në atë kohë kjo kredi u cilësua si një mundësi për të siguruar likuiditetin emergjent si dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sektorit ndaj goditjeve sistemike si pasojë e krizës Covid-19.

“Lehtësia e propozuar është e strukturuar për të garantuar ruajtjen e kapaciteteve jetike të pagesave dhe likuiditetit dhe kalimin në zinxhirin e furnizimit të OSHEE. Gjithashtu, OSHEE do të krijojë një qendër trajnimi profesional për të ofruar programe trajnimi me cilësi të lartë dhe për të synuar punonjësit e rinj nga rajonet e pashërbyera” do të nënvizohej në projekt.

Gjithsesi përtej krizës së COVID-19 sektori energjetik në fund të vitit 2021 do të gjendej përpara krizës së energjisë së disponueshme diçka që u thellua edhe më shumë në vitin 2022. Kjo ka bërë që kompanitë të fokusojnë vëmendjen jo më tek investimet por tek sigurimi i energjisë./ Monitor

Etiketa: elektronikmatesa

Lajme të lidhura

Ishte shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi
Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi

19:43 - 26/08/26
Pagat e gjyqtarëve/ Gazment Bardhi sulmon qeverinë pas vendimit të KLGJ-së: Po rrezikohet shteti i së drejtës!
Aktualitet

Pagat e gjyqtarëve/ Gazment Bardhi sulmon qeverinë pas vendimit të KLGJ-së: Po rrezikohet shteti i së drejtës!

19:23 - 26/08/26
Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari
Aktualitet

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari

18:53 - 26/08/26
Para
Shpërthimi në veri të Mitrovicës,  reagon Lista Serbe

Shpërthimi në veri të Mitrovicës, reagon Lista Serbe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ishte shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi
Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi

19:43 - 26/08/26

I shumëkërkuari i drejtësisë, Ergys Agasi, është arrestuar nga policia pasditen e sotme. Agasi ka rënë në pranga në qytetin...

Lexo më shumë
Pagat e gjyqtarëve/ Gazment Bardhi sulmon qeverinë pas vendimit të KLGJ-së: Po rrezikohet shteti i së drejtës!

Pagat e gjyqtarëve/ Gazment Bardhi sulmon qeverinë pas vendimit të KLGJ-së: Po rrezikohet shteti i së drejtës!

19:23 - 26/08/26
Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari

18:53 - 26/08/26
“Pse filmon?”/ Sherr për një video, të rinjtë bëjnë për spital një person në zonën turistike shqiptare

“Pse filmon?”/ Sherr për një video, të rinjtë bëjnë për spital një person në zonën turistike shqiptare

18:32 - 26/08/26
88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

18:05 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com