GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Matura shtetërore “përplas” Zhupën dhe Kushin: Mësimi, në kushte të tmerrshme

11:01 - 10/03/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Matura shtetërore “përplas” Zhupën dhe Kushin: Mësimi, në kushte të tmerrshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në seancën e sotme të Kuvendit ka thirrur në interpelancë ministren e Arsimit Evis Kushi për çështjen e Maturës Shtetërore.

Zhupa u shpreh se kjo është cilësuar si matura e pandemisë, ku përgjatë këtyre tre viteve mësimi është zhvilluar në kushte jo normale dhe sipas saj nxënësit dhe prindërit janë në dilema.

“Për herë të parë kemi maturën e pandemisë. Ka nisur në 2019 dhe semestrin dytë të vitit të parë e kanë zhvilluar në kushte të tmerrshme pandemie. Vëmendje të mësimi do të ishte edhe më e ulët. Aq më pak në Shqipëri që ne mësimin online e futëm me shumë vështirësi. Nuk duhet të harrojmë që vitin e dytë po ashtu e bënë në miksim. Duhet të merret parasysh se si do të harmonizohet ky problem që lidhet me mësimin online dhe fizik që lidhet me këto tre vite. Ju zonja ministre duhet të tregoni për testet pilote. Mungon totalisht konstituivi i organizmave të mirëfillta. Për këtë vit janë bërë vetëm dy konsulta. Janë të pamjaftueshme. Nuk ka prind sot që nuk gjen dilema”, tha Zhupa.

Nga ana tjetër, sikurse pritej, Ministrja e Arsimit Evis Kushi kundërshtoi Zhupën, duke thënë se kanë marrë masa shtesë për rregulloren e Maturës dhe se këtë vit hartimi i pyetjeve do të bëhet në kushte të larta sigurie.

“Kemi vendosur kritere të forta që vetëm mësuesit që kanë një përvojë të gjatë mund të jenë pjesë e këtyre proceseve. Duke qenë se u konstatua se hartimi i testit të ishte më problematik, ne kemi vendosur që edhe hartimi të bëhet në kushte të larta sigurie. Këtë vit do të bëhet me metodën e Coeps, me mësuesit më të mirë. Procesi i vlerësimit të testeve do të mbikëqyret edhe nga grupe pune të ngritur nga ministria e arsimit. Do të marrim masat që edhe vlerësimi i testeve të bëhet jo vetëm me cilësi të lartë por brenda një kohe të shkurtër. Ne kemi vendosur dy data, brenda datës 5 korrik maturantët që duan të studiojnë jashtë do të kenë diplomat. Në lidhje me qendrat e provimeve, edhe këtu kemi marrë masat, në mënyrë që të plotësojnë kriteret që janë të përcaktuara qartë”, tha Kushi.

Etiketa: KushiZhupa

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Mbante 2 identitete/ Arrestohet lezhjani i shumëkërkuar në Itali (Emri)

Mbante 2 identitete/ Arrestohet lezhjani i shumëkërkuar në Itali (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com