GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mbledhja e parë e qeverisë, Rama ua bën të qartë: Nuk ka fluturime “Business Class”

10:39 - 18/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbledhja e parë e qeverisë, Rama ua bën të qartë: Nuk ka fluturime “Business Class”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas dekretimit në Presidencë, Rama dhe 16 ministrat e kabinetit, kanë nisur mbledhjen e parë të qeverisë se re. Sipas protokollit, fjalën e ka marrë kryeministri Rama i cili i njohu menjëherë me Kodin Etik që duhet të respektojnë ministrat, përfshirë ndalimin e udhëtimeve të luksit, dhuratat, apo përdorimi i makinës së punës.

“Kodi Etik është miratuar si një dokument parimesh që përcaktojnë vijën e sjelljes së anëtarëve të qeverisë. Unë do të shënoj disa pika kyçe të thëna në dokumentin e miratuar. Fjala që do të dëgjoni është rrjedhojë e eksperiencës. Qytetarët na kanë besuar shërbimin e vendit. Aty nuk shkruhet as që anëtarët e qeverisë të udhëtojnë me “Business Class”, apo të shkojnë në udhëtime jashtë vendit, apo të pinë kafe, apo për dreka dhe darka. Këtu se kam fjalën kur ministrat janë jashtë me punë. Për dy të parat, për udhëtimet dhe pushimet janë zbatuar. Kohë më parë politikanët shëllëheshin me pushime jashtë. Do përcaktuar në aneksin e Kodit Etik se bashkëshortët e anëtarëve të kabinetit, s’mund të përdorin sallën e vipave në aeroportin e Rinasit. Po ashtu ndalohet dhe përdorimi i makinës së ministrit nga familjarët. Për fat të keq pirja e kafeve, nuk është zbatuar”.

Rama tha se nëse evidentohen shkelje të Kodit Etik nga ana e ministrave, këta do të duhet të kërkojnë falje publike. Por në rast se ata e përsërisin një shkelje, do të duhet të japin dorëheqjen.

“Të gjithë qytetarët duhet ta dinë, qeveria ka një Kod Etik. Dua ta bëj me dije se në rastin e parë të mos respektimit të kodit etik, ministri përgjegjës të kërkojë ndjesë publike dhe në rast të përsëritur do të duhet të largohet. Kjo bën fjalë edhe për mua. Se kam problem që ta respektoj dhe 4 vite të tjera. Po ashtu, një tjetër gjë që sqarohet është dhe çështja e dhuratave. Sot kryeministria ka një magazinë për dhuratat, nga medalionet, deri te dhuratat me vlera të larta monetare. Deri në 2013-ën nuk lanë në këtë godinë asnjë dhuratë protokollare, a thua se këtu ka qëndruar një fuqi pushtuese që ka marrë çdo gjë”, tha Rama.

“Rama 3” u miratua me 77 vota pro në Kuvend mëngjesin e djeshëm, pas një seance maratonë diskutimesh, ku u prezantua programi i ri qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Etiketa: Edi Ramambledhje

Lajme të lidhura

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Aktualitet

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen
Aktualitet

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

14:18 - 25/02/26
Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama
Aktualitet

Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama

13:15 - 25/02/26
Para
Arbitri italian u gjet i gjallë, por tani nis përballja me drejtësinë. Pecorelli inskenoi zhdukjen dhe vrasjen e tij

Arbitri italian u gjet i gjallë, por tani nis përballja me drejtësinë. Pecorelli inskenoi zhdukjen dhe vrasjen e tij

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com