GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Mbretëria e xhunglës së grabitqarëve mafiozë!

në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Mbretëria e xhunglës së grabitqarëve mafiozë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Enver Bytyçi

Ai i thirri në xhungël të gjitha qelbësirat! Mafiozë, njerëz të botës së krimit që donin rehabilitimin, çunat e fortë të lagjes, të fshatit, apo zonës, kontingjent për të hyrë në grupet kriminale. Dhe gjithë këtyre qelbësirave ai u mbajti një fjalim për një orë e 40 minuta. Dhe në fund e shpalli veten mbreti i xhunglës. Kishte përpara nja 200 grabitqarë, aq sa thuhej se kishin qenë në themelimin e partisë së mbretërisë së parë të kësaj xhungle. I kishte vënë në radhë dhe u kërkonte të shfaqnin aftësitë e tyre se sa grabitqarë të zotë ishin ata. Që në takimin e parë me qelbësirat e veta komunikoi se cilat ishin kriteret për t’u bërë anëtarë të xhunglës. Kriteri kryesor ishte të kesh guxim në aktin e grabitjes. Frikacakët nuk pranoheshin. Aq më pak të ndershmit, të cilëve nuk u shkonte mendja për vepra të tilla. Më pas u kërkoi që guximin ta vinin në shërbim të mbretërisë së tij.

Dhe kështu nisi grabitjen e pasurisë kombëtare, gjithnjë me guximin e një mbreti të marrësh. Mori në skuadër ata që ishin të etur për pasuri e pushtet. Mbreti ishte ai që do të mendonte për artin e grabitjes, për fshehjen e saj. Të gjitha qelbësirat dhe grabitqarët e kësaj xhungle do të ishin nën mbrojtjen e monarkut të tyre. Por me kusht që ai të plotësonte vullnetin e qytetarëve grabotqarë të monarkisë në fjalë. Nganjherë mbretin e thërrisnin edhe padishah. Dhe padishahu kishte si detyrë të dekonspironte të gjitha masat anti-mafie të xhunglës. Të fshihte “bananet e fshehura në drogë”, ose drogën e fshehur në banane”!

Ndërkohë që grabitësit në skuadër shpërbleheshin për masën e parave dhe pasurivë që sillnin te monarku. Në xhungë u pranuan edhe ata politianë që dinin të vidhnin e njëkohësisht të heshtnin. Kështu mbretëria e xhunglës u rrit, u zgjerua aq shumë sa në të përfaqësoheshin tashmë jo vetëm shtresat e popullsisë, por edhe rajonet e kësaj mbretërie. Por kjo xhngël u bë e frikshme prej 17 majit 2017 e këtej. Kur ajo filloi ta zgjeronte rrethin e saj me politikanë në opozitë. U joshën ata me copat që mbeteshin skutave të xhunglës. Por që ishin shtuar dhe ishin të mjaftueshme për ta bindur atë të bëhej pjesë e organizatës mafioze.

Përtej xhunglës, diku në periferi të saj, dikush i shqetësuar vëzhgonte se si Shqipëria po merrej peng prej kësaj mbretërie mafioze e grabitqarësh. Ishte qytetari dixhital po i bezdiste anëtarët e oborrit mbretëror të xhunglës.

Qytetari digjital nxirrte në publik lajme, të cilat e cënonin autoritetin e mbretit dhe rrezikonte vetë anëtarët grabitqarë. Në fakt sa më shumë denoncime bënte qytetari digjital, aq më shumë shtohej pasuria e monarkut dhe pjestarëve të monarkisë së xhunglës. Kjo pasuri tashmë u bë e mjaftueshme për të ngrit një rrjet ndërkombëtar me grabitës. Filloi me diskutime për ndryshim kufijsh, pastaj shpikën atë që u quajt minishengen apo Open Balkan. Qëllimi ishte zgjerimi i territorit ku të të ushtronte grabitjen monarkia e xhunglës. Qytetari digjital i denonconte çdo ditë këto deformime të shoqërisë shqiptare.

Por mbreti i xhungël e kishte zgjeruar tashmë rrethin e bashkëpunëtorëve të tij, madje përtej oqeanit. Ishte forcuar aq shumë sa me pasurinë e tij ai mund të blinte këdo në botën e qytetëruar. Politikanë, diplomatë, njerëz të shërbimeve sekrete të kësaj bote ndjeheshin komodë me korrupsionin jashtë vendit të tyre. Ndoshta e quanin një akt normal të paguheshin me pasuritë e shqiptarëve, të cilat i administron mbretëria e xhunglës. Një prej tyre vinte nga përtej oqeanit. Quhe McGonigal. Ai u përdor me detyrën që të përgatiste dosjen për izolimin e qytetarit digjital. U pagua sa frengu pulën dhe ia arriti që perandori i xhunglës globale me qendër në SHBA, me emrin Soros të impononte zyrtarisht shpalljen non-grata të qytetarit digjital në xhunglën e grabitësve politikanë në Shqipëri.

Fillimisht i thanë qytetarit digjital “Ose largohu nga skena, ose do të zhdukim ne”! Por maloku digjital “kokëderr” nuk e pranoi kërcënimin e xhunglës shqiptare e të asaj të përbotshme. Dy herë i kishin bërë atentate! Një herë i kishin heq imunitetin, një herë tjetër, ditën e pavarësisë së Shqipërisë, në orën 12 të natës e patën arrestuar e dërguar në polici. Monarku i xhunglës së vogël shqiptare urdhëroi edhe një goditje me grusht kundër tij! Ia morën vulën e partisë dhe logon. Dhe në fund nxorën dekretin e izolimit fizik në shtëpi. Se qytetari digjital, ish-kryeministër dhe ish-president i Republikës së Shqipërisë, nuk e pranoi ofertën për të heshtur.

Monarku lokal dhe ai global, me emrin Soros, të dy këta duan që grabitja të vazhdojë në qetësi, pa bujë. Që monarkia e xhunglës së grabitjes mafioze të rritet, të zgjerohet, të shtojë në progrsion gjeometrik pasurinë, mundësisht edhe territorin e saj. Ndaj dhe çdo kush që bëhet kërcënim i kësaj mbretërie është në shënjestër të monarkëve të saj për t’u zhdukur. E nisën me kryesorin. Sepse vetëm kësisoj jepej mesazhi për zhapikët bezdisës. Ndërkaq larvat e kënetës së kësaj monarkie mafioze i shohim të zvarriten ekraneve televizive dhe portaleve sociale për ta justifikuar eliminimin e kundërshtarëve të xhunglës në fjalë dhe mafies që e sundon atë!

Etiketa: berishaBytyciRamaxhungla

Lajme të lidhura

Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?
Opinion

Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?

16:05 - 10/08/26
Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?
Opinion

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?

19:17 - 30/07/26
T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!
OP-ED

T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!

10:05 - 27/07/26
Para
Të shtëna me armë në qendër tregtare, një i vdekur dhe dy të plagosur

Të shtëna me armë në qendër tregtare, një i vdekur dhe dy të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Divjaka nuk ndalet, 15 ditë protesta kundër shkrirjes së bashkisë
Aktualitet

Divjaka nuk ndalet, 15 ditë protesta kundër shkrirjes së bashkisë

22:36 - 14/08/26

Banorët e Divjakës kanë vijuar për të 15-tën ditë radhazi protestat kundër reformës territoriale, duke kërkuar që qyteti të ruajë...

Lexo më shumë
“Kam denoncuar krimin mbi pacientët”, gazetari Osman Stafa: Mjekë, keni bërë betimin e Hipokratit, jo të hipokritit!

“Kam denoncuar krimin mbi pacientët”, gazetari Osman Stafa: Mjekë, keni bërë betimin e Hipokratit, jo të hipokritit!

22:17 - 14/08/26
Gent Progni: Turistët i tremb kaosi e betonizimi, jo protestat paqësore

Gent Progni: Turistët i tremb kaosi e betonizimi, jo protestat paqësore

22:02 - 14/08/26
Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit e shumtë nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit e shumtë nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

21:49 - 14/08/26
I riu nga Kryeministria: ‘Struktura’ e Ramës i ngjan një grataçele të prishur, ne do ta shembim!

I riu nga Kryeministria: ‘Struktura’ e Ramës i ngjan një grataçele të prishur, ne do ta shembim!

21:43 - 14/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com