GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbrojtja e Ballukut në Kuvend, Berisha: Tani kryegjykatës dhe kryeprokuror do të jetë vetëm Edi Rama

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbrojtja e Ballukut në Kuvend, Berisha: Tani kryegjykatës dhe kryeprokuror do të jetë vetëm Edi Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha, ka mbledhur sot Kryesinë e Partisë Demokratike, ku pritet të merren vendime për këtë forcë politike. Nga Kryesia e PD-së, Berisha sulmoi Edi Ramën sa i takon çështjes “Balluku” dhe kërcënimet që kryeministri ka bërë sipas tij ndaj SPAK.

Berisha tha se SPAK ishte viktimë direkte e Ramës, po ashtu dhe çdo qytetar shqiptar dhe aspirata për integrim në BE.

‘Të nderuar anëtare dhe anëtarë të kryesisë së PD, kjo mbledhje thirret në një moment jashtëzakonisht të veçantë për vendin. Në një moment në të cilin Edi Rama pas një përpjekje të jashtëzakonshme të opozitës, por e vërteta është edhe të partnerëve ndërkombëtare dhe institucioneve ndërkombëtare për zbatimin, funksionimin e shtetit ligjor, zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës, Edi Rama haptas hoqi çdo maskë, hodhi poshtë një përpjekje të madhe për të ndihmuar Shqipërinë dhe votoi në parlament murin, mburojën e korrupsionit të tij, të vjedhjeve të tij dhe përfshiu, ose nën pretekst, zëvendëskryeministren Lubi Balluku.

Ky akt i shëmtuar dhe i pashembullt ndonjëherë në historinë e Europës pas rënies së Perdes së Hekurt, është dëshmi flagrante e inkriminimit të tij direkt në mega-afera korruptive. Është dëshmi flagrante se Edi Rama nuk ka pranon të hetohet, të gjykohet për vjedhjet e tij monstruoze.

Sot në Shqipëri, por dhe jashtë vendit, fatmirësisht nuk ka njeri që nuk e di më se Lubia është thjesht sekretarja, noterja e Edi Ramës dhe se çdo gjë, apo se në thelb të gjithçkaje qëndron vetë veprimtaria e tij kriminale. Në këtë përplasje të fuqishme të paprecedent tremujore, viktima absolute ishte pa diskutim institucioni i akuzës, ishte prokuroria speciale dhe gjykata, për të cilat kryegjykatës dhe kryeprokuror pas votimit në parlament do jetë vetëm Edi Rama.

Me vendimin e parlamentit për të mbyllur mundësitë e hetimit pa imunitet, institucioni i akuzës apo tentativat e tij për të funksionuar mbi bazën e ligjit, jashtë kontrollit ekzekutiv, marrin një goditje fatale, asgjësuese, përfundimtare. Pra, në vend që Lubi Balluku dhe bashkëpunëtorët e saj, se në fakt nuk është ajo që ka ngrënë dardha pas shpinës së Ramës, por është Rama që ka ngrënë dardha, pra me votimin në parlament, mesazhi është shumë i qartë se ju nuk do mund të ushtroni kërkesa të ligjshme ndaj asnjë personi të lidhur me Edi Ramën, pa aprovimin paraprak nga Edi Rama. Që ju për të funksionuar, detyrimisht do të merrni aprovimin, përndryshe u presin 83 mandatet e krimit, të gatshëm për të rrëzuar çdo kërkesë të tyre,’ tha Berisha.

Etiketa: berishakryeprokurorRama

Lajme të lidhura

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet
Breaking Views

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

23:06 - 06/11/26
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë
Aktualitet

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

22:44 - 06/11/26
Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri
Aktualitet

Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

22:05 - 06/11/26
Para
Berisha me deputetët: Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore

Berisha me deputetët: Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet
Breaking Views

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

23:06 - 06/11/26

Tensionet mbeten të larta në prag të protestës së paralajmëruar kombëtare, e cila është thirrur masivisht nga studentët dhe qytetarët...

Lexo më shumë
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

22:44 - 06/11/26
Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

22:35 - 06/11/26
Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

22:05 - 06/11/26
Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A

Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A

21:48 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com