GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha me deputetët: Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha me deputetët: Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në fjalën para Grupit Parlameëntar, kreu i PD-së, Sali Berisha, e cilësoi zhvillimin e seancës së fundit parlamentare si goditjen më të rëndë ndaj parlamentarizmit në 34 vitet e fundit.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin, duke pretenduar se me “83 mandatet e krimit” po përpiqet të vendosë veten dhe qeverinë mbi ligjin.

Sipas tij, veprimet e mazhorancës përbëjnë një “thirrje lufte” dhe një kushtrim për reagim qytetar, ndërsa theksoi se opozita është sot “e vetmja shpresë e shqiptarëve” në rrugën e integrimit europian.

Kreu i PD-së u bëri thirrje deputetëve të opozitës të intensifikojnë dialogun me qytetarët dhe zgjedhësit e tyre, duke kërkuar mobilizim të plotë përballë situatës që ai e cilësoi dramatike për vendin dhe demokracinë.

Deklarata 

Të nderuare deputete dhe deputetë, ajo që ndodhi seancën e shkuar ishte goditja më e rëndë që parlamenti shqiptar dhe parlamentarizmi ka marrë në 34 vite. Ishte goditja më e rëndë që Edi Rama i dha ligjit e Kushtetutës, u dha të drejtave të qytetarëve shqiptarë për të pasur një parlament të bazuar në Kushtetutën e vendit, një parlament që respekton kushtetueshmërinë, që mbron interesat e qytetarëve. Për herë të parë, pseudoparlamenti, Edi Rama me 83 mandatet e krimit vendosi që vjedhjet e tij monstruoze, krimet e mëdha që ka kryer, miliardat që ka marrë nga qytetarët shqiptarë, vetë familjarët dhe ministrat e tij, ti shpallë mbi ligjin, ti shpallë mbi kushtetutën, ti shpallë të paprekshëm, njëlloj siç ishin dikur etërit e tij xhelatë të shqiptarëve.

Ky akt është thirrje lufte, ky akt është kushtrim për çdo shqiptar, është thirrje për kryengritjen paqësore të shqiptarëve, gjer në përmbysjen e tij. Nuk kishte dyshime se Edi Rama do të vepronte ndryshe. Jo. Atij i ka ardhur thika në palcë për shkak të vjedhjeve të tij. Ai e dinte se Lubia ishte thjeshtë dordoleci, ishte noterja, sekretarja e vjedhjeve të tij për 25 vite me radhë. Kurse ai ishte autori, dhe kalonte nga një studio televizive në tjetër dhe mburrej për reformën unike në botë thoshte, që se ka kush në botë këtë, dhe thoshte se as vende të tjera nuk kanë një të tillë, tani e hodhi në kosh të plehrave, e shumëzoi me zero. Akt që nuk e ka kryer kush kurrë. Gjendja, asgjësimi i parlamentit, asgjësimi i drejtësisë, janë hapa të cilët ai ndërmorri gjatë këtyre muajve për të përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij.

E vërteta është se sot, opozita është e vetmja shpresë dhe sot më shumë se kurrë kërkohet mobilizimi dhe angazhimi i saj me të gjithë potencialet, me të gjitha mundësitë, me të gjitha burimet dhe qytetarët. Sot opozita duhet të angazhohet në një dialog intensiv, deputetët duhet të angazhohen në një dialog intensiv me zgjedhësit e tyre. Ata që e kanë votuar dhe ata që se kanë votuar, sepse angazhimi qytetar, përgjegjësia qytetare ndaj kësaj gjendje dramatike të krijuar është rrugëzgjidhja e vetme.

Nuk besoj se mund të ketë shqiptar të vërtetë që të gjejë motive që ta pengojnë për tu ngritur në revoltë kundër kësaj qeverie, kundër Edi Ramës që për interesa personale i mbylli dyert Europës dhe është një mbyllje që çdo kohë që kalon, bëhet më e rëndë për tu zgjidhur. BE gjatë këtyre viteve, pas rënies së perdes së hekur, ka pasur shumë zhvillime në vendet ish-komuniste në rrugën e tyre, por nuk ka patur kurrë një rast të tillë. Kurrë nuk kanë regjistruar një rast të tillë.

Nuk ka qytetar shqiptar që pranon që shefi i ekzekutivit ti mbyllë drejtësisë kur zyrtarët vjedhin qytetarët.

Nuk ka partner ndërkombëtar që nuk ka ndërhyrë dhe ka kërkuar që të zbatohet shteti ligjor dhe kushtetuta.

Në këtë kuadër opozita dhe vetëm opozita është vendimtare në zgjidhjen e kësaj krize.

Dhe kjo krizë zgjidhet vetëm me largimin e Edi Ramës.

Kjo krizë zgjidhet vetëm me kryengritjen paqësore të shqiptarëve.

Shkurtimi i jetës se qeverisë së Edi Ramës, është imperativi më madhor i kohës. Detyrimi më madhor i opozitës.

Etiketa: berishaLufteRama

Lajme të lidhura

“Diaspora është me ne”/ Mijëra qytetarë në protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

“Diaspora është me ne”/ Mijëra qytetarë në protestën para Kryeministrisë

19:23 - 04/07/26
Protestuesit nisen nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
Aktualitet

Protestuesit nisen nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

19:10 - 04/07/26
Protestat kundër Ramës/ Demokratët Evropianë: Duhet qëndruar në krah të të rinjve guximtarë
Aktualitet

Protestat kundër Ramës/ Demokratët Evropianë: Duhet qëndruar në krah të të rinjve guximtarë

18:55 - 04/07/26
Para
Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Diaspora është me ne”/ Mijëra qytetarë në protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

“Diaspora është me ne”/ Mijëra qytetarë në protestën para Kryeministrisë

19:23 - 04/07/26

Pas grumbullimit në Sheshin “Skënderbej”, mijëra qytetarë nisën marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 35-të radhazi,...

Lexo më shumë
Protestuesit nisen nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Protestuesit nisen nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

19:10 - 04/07/26
Protestat kundër Ramës/ Demokratët Evropianë: Duhet qëndruar në krah të të rinjve guximtarë

Protestat kundër Ramës/ Demokratët Evropianë: Duhet qëndruar në krah të të rinjve guximtarë

18:55 - 04/07/26
Kanada-Marok për një vend në çerekfinale, publikohen formacionet zyrtare

Kanada-Marok për një vend në çerekfinale, publikohen formacionet zyrtare

18:29 - 04/07/26
OBSH shpall fundin e epidemisë së hantavirusit, mbyllet zyrtarisht vatra pas shërimit të pacientit të fundit

OBSH shpall fundin e epidemisë së hantavirusit, mbyllet zyrtarisht vatra pas shërimit të pacientit të fundit

18:23 - 04/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com