GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbyllja e kolegjit turk, DW: Shkelje ligji apo plotësim i kërkesës së Erdogan

08:46 - 27/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbyllja e kolegjit turk, DW: Shkelje ligji apo plotësim i kërkesës së Erdogan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas më shumë se 25 vitesh funksionimi në Shqipëri, kolegji privat turk “Mehmet Akif Ersoy” është mbyllur në Tiranë me një vendim të qeverisë Rama. Ky kolegj, pjesë e rrjetit „Turgut Ozal” të financuar nga lëvizja gyleniste e klerikut turk, Fethullah Gűlen, është një nga shkollat e para të mesme private të hapura në Shqipëri pas përmbysjes së regjimit komunist dhe ndryshimeve demokratike.

Ministria e Arsimit e ka përligjur mbylljen e kolegjit me “nisjen e vitit të ri shkollor në një vendndodhje dhe mjedise të reja, të pamiratuara paraprakisht nga ministria, gjë që ka sjellë mos plotësimin e kritereve ligjore”. Nxënëset e këtij kolegji protestuan të hënën (26.09) para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë dhe kërkuan rishikimin e vendimit për të bërë të mundur vijimin e vitit shkollor në kolegjin e tyre.

Kryeministri Edi Rama në një postim në twitter theksoi që protesta duhet të adresohet „kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e zhvendosën aktivitetin e saj në një vend tjetër, pa marrë leje sipas ligjit dhe pa respektuar rregullat e parashikuara nga ligji”. Protesta e nxënëseve të kolegjit privat turk” Mehmet Akif Ersoy” u zhvillua pasi hedhjes poshtë nga Gjykata Administrative e Tiranës të kërkesës  për pezullimin e vendimit të mbylljes që drejtuesit e kolegjit e quajnë „të padrejtë dhe motivuar politikisht”.

Shkelje ligji apo plotësim i kërkesës së Erdogan-it?

Pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, që ndodhi në vitin 2016, Erdogan vizitoi Shqipërinë dhe i kërkoi autoriteteve të saj të mbyllte kolegjet private të ngritura me fondet e kundërshtarit të tij, Fetullah Gűlen, i shpallur nga autoritetet turke si organizator i atij grushti. Bashkë me mbylljen e kolegjeve u kërkua edhe dorëzimi në Turqi i mësuesve gylenistë. Kjo kërkesë u përsërit në vizitën që zhvilloi Presidenti turk, në Tiranë në fillim të këtij viti në të cilën ai i kushtëzoi marrëdhëniet dypalëshe me goditjen e gylenistëve.

“Fakti që FETO* është ende e aftë të gjejë fushë veprimi në vendin mik dhe vëlla, në Shqipëri, e lëndon thellë popullin turk. Pritshmëria jonë është që në periudhën që kemi përpara të ndërmerren masa më konkrete, vendimtare dhe hapa të shpejtë kundër strukturave të FETO-s në Shqipëri. Çështjen e FETO-s e shohim si parakusht të vëllazërisë, miqësisë dhe partneritetit strategjik”, deklaroi ai.

Opozita reagoi të hënën ndaj mbylljes së kolegjit turk të vajzave duke quajtur atë “plotësim të kërkesës së Erdogan”. Sipas nënkryetarit të “Partia e Lirisë”, Agim Nesho, vendimi për mbylljen e shkollës ” është i pabazuar në ligj.” Anëtari i kryesisë së “Grupit të Rithemelimit ” të kryesuar nga ish-kryeministri Berisha e quan vendimin e mbylljes së kolegjit turk arbitrar dhe pasojë e presionit të presidentit truk Erdogan ndaj autoriteteve të larta të Shqipërsë./DW/

Etiketa: DWErdoganprotesteRamashkolle

Lajme të lidhura

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët
Aktualitet

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët

22:17 - 23/02/26
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike
Aktualitet

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike

21:10 - 23/02/26
Zjarr i fuqishëm në Lungomare, lokali shkrumbohet – rrezik për pallatet përreth
Aktualitet

Zjarr i fuqishëm në Lungomare, lokali shkrumbohet – rrezik për pallatet përreth

20:10 - 23/02/26
Para
Shqipëria e pushtuar nga moti i keq, ARRSH tregon zonat më problematike

Shqipëria e pushtuar nga moti i keq, ARRSH tregon zonat më problematike

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës
Ekonomi & Sociale

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës

23:17 - 23/02/26

Inxhinieri me përvojë, Xhevair Ngjeqari, i ftuar nw “Studio 24”, e sheh problemin e krijuar me rrugët në aksin e...

Lexo më shumë
E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses

E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses

22:38 - 23/02/26
Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët

22:17 - 23/02/26
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike

21:10 - 23/02/26
Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit

Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit

20:19 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com