GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mashtrimet e qeverisë, Teliti: Shqiptarët do të paguajnë 3 herë për të kaluar në tunelin e Llogarasë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Dorjan Teliti: Shqipëria kampione e varfërisë, qeveria e ka braktisur qytetarin – nevojitet ndryshim rrënjësor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qytetarët shqiptarë do të përballen me një pagesë të trefishtë për përdorimin e tunelit të Llogarasë, një vepër e ndërtuar me fondet e tyre. Sipas Dorian Telitit ky fakt demaskon një skemë sipas së cilës publiku paguan për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe më pas edhe për kalimin në një infrastrukturë publike.

Ai shpjegoi se pagesa e parë është tarifa prej 5 eurosh (rreth 500 lekë) që do të vendoset në traun e tunelit për çdo kalim. Kjo tarifë është vetëm maja e ajsbergut të një barre financiare më të thellë.

Pagesa e dytë është kostoja e ndërtimit të vetë tunelit. Vepra është financuar përmes një koncesioni të paguar nga paratë publike, pra nga taksat e qytetarëve. Kostoja totale arrin rreth 90 milionë euro, ndërkohë që ngrihen akuza se rreth 50 milionë euro prej tyre janë zhdukur në afera korruptive.

Pagesa e tretë, dhe ndoshta më e fshehura, është taksa e qarkullimit. Kjo taksë, e cila u rrit ndjeshëm në vitet 2014-2015 me justifikimin e mirëmbajtjes së rrugëve, vazhdon të mblidhet nga xhepat e qytetarëve. Çdo vit, arka e shtetit mbledh rreth 220 milionë euro nga kjo taksë, por vetëm 45-50 milionë euro përdoren realisht për mirëmbajtjen rrugore.

Kjo situatë përshkruhet si një “mashtrim” dhe një “skemë alla-shqiptarçe” ku rreziku i investimit mbulohet tërësisht nga publiku, ndërsa fitimi shkon te privati. Në partneritetet e vërteta publik-privat, rreziku ndahet mes palëve, por në rastin shqiptar, shteti paguan 100% të vlerës së investimit, duke e eliminuar çdo rrezik për kompaninë private.

Dorian Teliti: Ne paguajmë para sepse dikush që është sot në krye të shtetit, bashkë me ekipin e vet, vendosi që shqiptarët duhet të paguajnë disa herë për të njëjtin produkt. Konkretisht, ne për tunelin e Llogarasë paguajmë tre herë.

Do paguajmë një herë te tarifa që do të hyjmë e do dalim. Kemi paguar dhe njëherë për ndërtimin, se është koncesioni që po paguajmë ne. Dhe në anën tjetër çfarë ndodh? Paguajmë dhe taksën e qarkullimit. E cila kur është rritur në vitin 2014 dhe vitin 2015 nga kjo qeverisje, është rritur me një justifikim të vetëm.

Thanë, për mirëmbajtjen e rrugëve. Sa arkëton sot arka e shtetit vetëm nga rritja e taksës së qarkullimit, pra efekti i rritjes, çdo vit më tepër në arkën e shtetit, sa arkëtohen? 220 milionë euro. Ndërkohë, për mirëmbajtjen e gjithë rrugëve të Shqipërisë, qeverisja e Edi Ramës jep maksimumi 45 deri në 50 milionë euro, ka qenë viti më i mirë. Dhe ndërkohë ke miliona euro të tjera që shkojnë për të financuar shërbime të tjera, koncesione të tjera, kontrata të tjera, tendera të tjera.

Rama ka bërë 2.7 miliardë euro se jemi në vitin e 13 tashmë. Dhe janë para të cilat na janë marrë nga xhepat tanë dhe nuk janë kthyer tek ne për atë gjë për të cilën ato u morën. Si quhet diçka të cilët të merret nga xhepi dhe nuk të kthehet? Për dijshëm quhet mashtrim. Mund ta quash dhe vjedhje. Në rastin më të pakët do e quajmë mashtrim. Çfarë ndodh, çfarë ndodh nëse një qytetar mashtron shtetin?

Futet në burg. Çfarë ndodh kur shteti mashtron qytetarin? Dalin dhe na bëjnë filozofira. Siç na bënë dje dhe pardje, nuk është ky perceptimi. Hapin fjalë që nuk është kështu, se Bashkimi Evropian i pranon mashtruesit e kështu me radhë, ndërkohë Bashkimi Evropian i ndëshkon mashtruesit. Tani, një gjë është për t’u thënë. Dhe ta, shqiptarët ta kuptojnë qartë, në këto pak minuta që kemi. Një gjë do paguhet, do paguhet patjetër. Pa para nuk ka asgjë. Por do paguhet një herë të vetme. Jo tre herë siç paguajmë ne. Ne paguajmë para dhe për ta ndërtuar tunelin, 90 milionë euro, ku 50 milionë euro janë vërtetuar tashmë se si janë zhdukur me aferën e Llogarasë. Do paguajmë tashmë dhe 5 euro të tjera, 500 lekë, për të hyrë e për të dalë nga tuneli i Llogarasë. Paguajmë dhe taksën e qarkullimit, e cila sot në çdo litër naftë që ne qytetarët konsumojmë, në atë çmimin e çmendur prej 220 e ca lekësh që është sot.

Qytetarët duhet të bëjnë vetëm diçka. Atë që bëjnë, që bën francezët kur çmimi u rrit me 30 lekë të vjetra, me 3 cent. Çfarë bënë? U ngritën në protestë. Protestuan derisa qeveria u detyrua të kthehej mbrapsht me vendimin e saj. Të tërë instrumentat janë përdorur në këto 13 vite…

Etiketa: llogarashqiptarëTeliti

Lajme të lidhura

Reforma e re Territoriale/ Mazniku argumenton reduktimin e bashkive
Aktualitet

Reforma e re Territoriale/ Mazniku argumenton reduktimin e bashkive

13:42 - 31/07/26
“Kartën e PS-së do ta hedhim poshtë”, banorët e Selenicës kundër shkrirjes së bashkisë dhe bashkimit me Vlorën
Aktualitet

“Kartën e PS-së do ta hedhim poshtë”, banorët e Selenicës kundër shkrirjes së bashkisë dhe bashkimit me Vlorën

13:26 - 31/07/26
Propozimi i PS për ndarjen e re territoriale, Berisha: Krim monstruoz i Ramës ndaj qytetarëve! E ka betejë të humbur
Aktualitet

Propozimi i PS për ndarjen e re territoriale, Berisha: Krim monstruoz i Ramës ndaj qytetarëve! E ka betejë të humbur

13:07 - 31/07/26
Para
Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

Pasi shpëtoi Ballukun nga prangat, habit Rama: Në Shqipëri askush nuk është mbi ligjin!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Reforma e re Territoriale/ Mazniku argumenton reduktimin e bashkive
Aktualitet

Reforma e re Territoriale/ Mazniku argumenton reduktimin e bashkive

13:42 - 31/07/26

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbian Mazniku, ka prezantuar draftin e ri që parashikon reduktimin e numrit të bashkive...

Lexo më shumë
“Kartën e PS-së do ta hedhim poshtë”, banorët e Selenicës kundër shkrirjes së bashkisë dhe bashkimit me Vlorën

“Kartën e PS-së do ta hedhim poshtë”, banorët e Selenicës kundër shkrirjes së bashkisë dhe bashkimit me Vlorën

13:26 - 31/07/26
Propozimi i PS për ndarjen e re territoriale, Berisha: Krim monstruoz i Ramës ndaj qytetarëve! E ka betejë të humbur

Propozimi i PS për ndarjen e re territoriale, Berisha: Krim monstruoz i Ramës ndaj qytetarëve! E ka betejë të humbur

13:07 - 31/07/26
Aksidentohet me makinë Cekja i Beratit, del nga rruga automjeti që drejtonte

Aksidentohet me makinë Cekja i Beratit, del nga rruga automjeti që drejtonte

12:52 - 31/07/26
Ilir Beqaj lirohet nga qelia/ GJKKO i zbut masën e sigurisë, kalon në arrest shtëpie

Ilir Beqaj lirohet nga qelia/ GJKKO i zbut masën e sigurisë, kalon në arrest shtëpie

12:24 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com