GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mbyllja e shkollave për mungesën e ngrohjes, reagon PD: Dështim i Ramës me arsimin!

11:22 - 21/01/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbyllja e shkollave për mungesën e ngrohjes, reagon PD: Dështim i Ramës me arsimin!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së ministres Evis Kushi se shkollat do të mbyllen për tre ditë gjatë javës që vjen pasi temperatura të acarta pritet të pushtojnë vendin.

Deputetja Merita Marku, anëtare e Komisionit të Arsimit, deklaroi se ky vendim është dështim i kryeministri Rama në sektorin e arsimit ku nuk janë siguruar as kushtet minimale për ngrohje në shkolla.

Mbyllja e shkollave për shkak se në dimër bën ftohtë, është një dështim i jashtëzakonshëm i qeverisë së Edi Ramës me arsimin.  Në 8 vjet, jo vetëm që nuk ka bërë asnjë hap përpara për të rritur cilësinë në arsim, por qeveria e Edi Ramës nuk ka siguruar as kushtet minimale për ngrohje në shkolla. Të njëjtën situatë e kemi denoncuar edhe vjet, edhe para dy vitesh, por siç shihet nuk ka ndryshuar asgjë. Masa e vetme për fëmijët është mbyllja e shkollave më vend të krijimit të kushteve normale për të mësuar edhe në dimër”, shprehet Marku.

Sipas PD, kryeministri shpenzon miliona euro për ngrohjen e tij dhe nga ana tjetër, nuk bëhet asnjë investim për fëmijët.

“Këto ditë dimri po faktojnë se politika e qeverisjes së Edi Ramës me shkollat është një turp kombëtar! Shikoni dhe një kontrast tjetër të tmerrshëm, që tregon sa i pandjeshëm është Edi Rama për arsimin dhe sa të dështuar e nxjerrin këto 3 ditë dimri me shkolla të mbyllura për shkak të të ftohtit.  Për të siguruar një sistem modern kondicionimi me ngrohje dhe ftohje, Edi Rama ka shpenzuar rreth 1 milionë e gjysmë euro për kryeministrinë, ndërsa fëmijët tanë detyrohem nga qeveria të qëndrojnë pa mësim nga mungesa e ngrohjes në shkolla”, tha ndër të tjera deputetja.

Ditën e djeshme, ministrja Kushi njoftoi se shkolla do të mbyllen nga data 24 deri më 26 pasi temperaturat pritet të arrijnë deri në -17 gradë celsius.

Etiketa: PDRama

Lajme të lidhura

E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses
Breaking Views

E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses

22:38 - 23/02/26
Berisha: Të shtunën në orën 18:00 qytetarët do protestojnë për arrestimin e Ramës
Lajme

Berisha: Të shtunën në orën 18:00 qytetarët do protestojnë për arrestimin e Ramës

19:21 - 23/02/26
Kushtetuesja i jep të drejtë PD: Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve
Breaking Views

Kushtetuesja i jep të drejtë PD: Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve

16:40 - 23/02/26
Para
Homazhet për 21 janarin/ Motra e Ziver Veizit: Mos ma zër me gojë Sali Berishën

Homazhet për 21 janarin/ Motra e Ziver Veizit: Mos ma zër me gojë Sali Berishën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës
Ekonomi & Sociale

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës

23:17 - 23/02/26

Inxhinieri me përvojë, Xhevair Ngjeqari, i ftuar nw “Studio 24”, e sheh problemin e krijuar me rrugët në aksin e...

Lexo më shumë
E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses

E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses

22:38 - 23/02/26
Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët

22:17 - 23/02/26
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike

21:10 - 23/02/26
Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit

Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit

20:19 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com