GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Me çfarë statusi Aleks Soros merr pjesë në Samite? Ja ç’thotë këshilltarja e Ramës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Me çfarë statusi Aleks Soros merr pjesë në Samite? Ja ç’thotë këshilltarja e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Odeta Barbullushi, këshilltare e Kryeministrit Edi Rama, e konsideron krejt normale praninë e Aleksi Soros në dy samitet e mbajtura së fundmi në Tiranë.

Barbullushi tha se pjesëmarrja e tij s’ka pse të trajtohet kështu në Shqipëri, pasi Fondacioni që ai drejton, ka dhënë një kontribut të madh në vendin tonë që nga vitet ’90.

Në sqarimin që ajo I bëri faktit se Soros është present pothuajse në të gjitha nismat që ndërmerren, tha se ai është prezent edhe në Shtëpinë e Bardhë.

“Ishte në rolin e një vëzhguesi. Ai merr pjesë edhe në Samitin e Sigurisë në Mynih, ishte edhe në samitin e mbajtur para 1 muaji, është I pranishëm edhe në Shtëpinë e Bardhë, atëherë pse kjo qasje në Shqipëri”, tha Barbullushi.

Ajo tha se të pranishëm në Samit ishin disa nga fondacionet, organizatat dhe kontributorët e projekteve të ndryshme, ndaj nuk ka asnjë arsye pse të ketë një mënyrë trajtimi të tillë në Shqipëri, për pjesëmarrjen e Soros në samitet që mbahen.

Pjesë nga biseda në studio:

Andi Tela: Me çfarë statusi ka qenë Alex Soros në Samit?

Ylli Rakipi: Jo vetëm në këtë Samit por edhe në shumë takime të tjera.

Odeta Barbullushi: Ka qenë në nivelin e vëzhguesit, ai nuk foli dhe nuk ishte pjesëmarrës në tavolinë. E para, pjesë e ekipit do të thotë të jetë pjesë e delegacionit dhe nuk ishte pjesë e delegacionit. Ka organizata rajonale që ndihmojnë për integrimin Europian, organizata ndërqeveritare. Ka qenë në të njëjtën takim në Shkup si vëzhgues. Pa hyrë në detaje, sepse kjo është të flasësh për pjesëmarrjen e një organizate. Këta kanë qenë pjësë e implementimit të proceseve, demokratizuese, të paqes, etj.Po ta krahasojmë, kontributi që ka dhënë është në që fillim të viteve 90’ dhe është domethënës. Të gjithë vendet pjesëmarrëse aty, ndërveprojnë me të njëlloj si ne dhe nuk e kanë problem që është pjesë si vëzhgues. Ai është pjesëmarrës në konferenca shumë prestigjoze, prandaj nuk e di pse në kontekstin tonë është kjo lloj ndjeshmërie.

Neritan Sejamini: Ai në Shtëpinë e Bardhë është privatisht. Nëse nuk do të ishte kështu bëhet skandal. Vajtjet në Shtëpi të Bardhë janë private, por edhe ato bëhen objekt diskutimi. Organizatat që ju përmendët janë ndërqeveritare. Qenia e tij aty ka diçka që bie ndesh. Nuk ndodh në asnje vend të botës, të jetë mbrapa liderëve, si të ishte mbrapa Presidentit të SHBA. Kjo nuk është normale.

Etiketa: Kryesore1Ramasoros

Lajme të lidhura

Nesër prezantohet programi qeverisës, pozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend
Aktualitet

Kushtet e PE për Shqipërinë, grupi deputetëve demokratë i kërkon Kuvendit mocion me debat

13:45 - 22/06/26
“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit
Aktualitet

“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit

13:18 - 22/06/26
Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë
Aktualitet

Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë

12:52 - 22/06/26
Para
Manjani ironizon: E rilindëm edhe Enverin, me summit Europian madje

Samitet, Manjani: Tirana në kolaps, bllokuan rrugët për asgjë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh
Botë

Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh

15:29 - 22/06/26

Raundi i parë i negociatave mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka përfunduar me atë që ndërmjetësit e Katarit dhe...

Lexo më shumë
Veprimi i papritur nga skuadra e Iranit, letër falënderimi për qytetin e Los Angeles

Veprimi i papritur nga skuadra e Iranit, letër falënderimi për qytetin e Los Angeles

15:06 - 22/06/26
Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti

Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti

14:43 - 22/06/26
Evropa përfshihet nga vala e të nxehtit, temperatura shkojnë deri në 44°C

Evropa përfshihet nga vala e të nxehtit, temperatura shkojnë deri në 44°C

14:12 - 22/06/26
Kush është Andy Burnham, kandidati që pritet të pasojë Starmer në krye te Britanisë

Kush është Andy Burnham, kandidati që pritet të pasojë Starmer në krye te Britanisë

13:52 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomtarafbet girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişmeritking girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabet