GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Me gomone drejt Anglisë, gazetari: Afro 6 mijë paund shkoi rruga, bëra 48 orë burg

16:00 - 06/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Me gomone drejt Anglisë, gazetari: Afro 6 mijë paund shkoi rruga, bëra 48 orë burg
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Eraldo Harlicaj ka treguar se sa i kushtoi udhëtimi që vendosi të bëjë njësoj si të gjithë emigrantët e tjerë, nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe me gomone. Në një intervistë për Euronews Albania, Harlicaj u shpreh se udhëtimi nga Shqipëria drejt Francës i kushtoi rreth 2 mijë euro. Ndërsa nga qyteti francez Dunkirk, për të shkuar në Dover të Britanisë së Madhe me gomone, kostoja ishte 4 mijë paund. Harlicaj nënvizoi se kampet në Dunkirk, kontrolloheshin nga kurdët, të cilën donin 2 mijë paund për çdo person për udhëtimin me gomone në Britaninë e Madhe. Ndërsa, shqiptarët, të cilët ishin sekserë, përfitonin shumën e mbetur. Harlicaj tha se në Francë kishte bërë 48 orë paraburgim pasi në tentativën e parë për tu nisur drejt Britanisë së Madhe i kishte kapur policia franceze. Ndërsa e dyta kishte rezultuar e suksesshme.

“Duke parë dyndjen e madhe të shqiptarëve që po tentojnë të shkojnë drejt Britanisë, mendova që ta bëja në rolin e gazetarit. Udhëtimi ka qenë me disa etapa. Fillimisht, kemi marrë autobusin nga Tirana për në Bruksel, ka qenë një udhëtim rreth 48 orë. Më pas, kemi marrë taksinë nga Brukseli në Dunkirk, aty ku nisen edhe emigrantët shqiptarë drejt Britanisë së Madhe. Nuk patëm fat ditën e parë, sepse na kapi policia franceze dhe bëmë 24 orë paraburgim. Për asnjë moment nuk e kemi bërë të ditur se jemi gazetarë. Në Dunkirk ishte procedura më e vështirë, duhet të dorëzoheshe te kampi që kontrollohej nga kurdë, shqiptarët ishin vetëm sekserë të lidhur me kurdët dhe dërgonin njerëz atje. Trafikimin e bënin kurdët. Secili kurd mblidhte grupin e tij dhe më pas niseshin me gomone. Pjesa më e madhe e tyre ishte shqiptarë, arabë, kishte edhe afrikanë në kamp. Nuk kishte kushtet minimale. Nga Tirana deri në Francë, diku rreth 2 mijë euro. Ndërkohë që rruga nga Franca për në Angli ishte 4 mijë paund, nga Dunkirk drejt Doverit. Kurdët kërkonin 2 mijë paund, 600 paund ishte për gomonen, sepse gomonia nuk ishte gati, duhet të vinin pajisjet dhe të montohej nga emigrantët. Pjesa tjetër ishte nga sekserë shqiptarë. Kjo ishte ndarja e çmimit,”- theksoi ai.

Gazetari Eraldo Harlicaj e paraqiti në emisionin “Piranjat” reportazhin që bëri pasi ka përshkuar gjithë rrugën me autobus deri në Francë e më pas ka qëndruar për disa ditë në çadrat e vendosura brenda pyllit, në pritje për të realizuar nisjet drejt Anglisë. Për një javë, ai u bë emigrant dhe kaloi të njëjtat vështirësi si çdo shqiptar që shkon në drejtim të Britanisë.

Etiketa: Britaniagazetarishkuarja

Lajme të lidhura

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?
Aktualitet

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër
Aktualitet

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26
Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen
Aktualitet

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

17:26 - 11/03/26
Para
Kriza e energjisë, Meta: Rama fton shqiptarët të luten për reshje

Kriza e energjisë, Meta: Rama fton shqiptarët të luten për reshje

Discussion about this post

TË FUNDIT

PS mobilizon deputetët për seancën e Ballukut, deputetët urdhërohen të vijnë më herët
Breaking Views

PS mobilizon deputetët për seancën e Ballukut, deputetët urdhërohen të vijnë më herët

08:15 - 12/03/26

Deputetët socialistë janë lajmëruar që nesër të paraqiten më herët në seancë, që prej orës 8:30 të mëngjesit. Po ashtu...

Lexo më shumë
Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik

08:01 - 12/03/26
Horoskopi së enjtes, tri shenja të përgatiten për tradhti

Horoskopi së enjtes, tri shenja të përgatiten për tradhti

07:35 - 12/03/26
Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26
Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com