GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Me pranga në duar dhe veshje burgu, deputeti i PD-së paraqitet në Kuvend: I shkatërruat jetën Salianjit duke e dënuar pa ligj

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Me pranga në duar dhe veshje burgu, deputeti i PD-së paraqitet në Kuvend: I shkatërruat jetën Salianjit duke e dënuar pa ligj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD, Dashnor Sula është shfaqur ndryshe sot në ambientet e Kuvendit.

Siç shihet edhe në këto pamje, Sula është futur në Kuvend në mënyrë simbolike me veshje burgu dhe me pranga në duar. Në veshjen e tij ai mbante të shkruar një parullë me mbishkrimin: “Stop dënimit politik”.

Deputeti Sula ka reaguar edhe brenda sallës së parlamentit duke tundur prangat Elisa Spiropalit, e cila nuk ka lejuar deputetët e opozitës të hyjnë në Kuvend, madje një pjesë e mirë e tyre edhe u përjashtuan. Teksa tundte prangat, Spiropali i kërkon deputetit të PD që të ulet dhe të vazhdojnë normalisht punimet.

“Zoti Sula uluni, Garda nuk është aty dhe nuk pengon. E keni seriozisht që keni ardhur për të diskutuar sot në seancë. Ju lutem uluni”, tha Spiropali.

Seanca e sotme plenare në Kuvend ka nisur mes tensionesh pasi deputeti demokrat Dashnor Sula po shpërndante disa fletushka në vendet ku gjenden ministrat. Gjatë këtij momenti po mbante fjalën kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Po ashtu gjatë kësaj kohe u pa edhe prezenca e trupave të Gardës së Republikës brenda sallës së seancës plenare. Ky akt u kundërshtua dhe nga Bardhi gjatë fjalës së tij.

 Sula: I shkatërruat jetën Salianjit duke e dënuar pa ligj

Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka shpërthyer ndaj mazhorancës gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, ku tha se vendimet e Gjykatës Kushtetuese,janë përdoruar si letër higjenike.

Sula më tej tha se Ervin Salianjin e dënuan pa ligj dhe se i shkatërruan jetën dhe familjen ish-deputetit të PD-së, pasi sipas tij denpncoi se vëllai i ministrit të Brendshëm është trafikant droge, i dënuar me burg në Itali.

“Vendimin e Gjykatës Kushtetuese ju e përdorët për letër higjienike, e hodhët në kosh. Vendimet për Xhaçkën e mbani në sirtar. Turp nuk keni ju, dënuat kolegun tonë, Ervin Salianji pa ligj. E bëtë kurban deputetin e PD-së, i shkatërruar tjetrin familjen deri në 2034 të mos kandidojë më. Çfarë tha vëllai i ministrit të Brendshëm është trafikant droge, i dënuar me burg në Itali. Pse e dërguar po të mos ishte i dënuar. Na tregoni ju, na keni çuar në SPKA, Turp duhet të keni ju keni krijuar dy grupe parlamentare brenda në burg., shkoni për korrupsion në tendera, fonde publike, ne shkojmë se kemi protestuar, se morën një karrige e nxorëm jashtë, Se kolegia jonë ju trembi me parfum, thërrisni mendjen se po lini kokrrën e namit. Do hyni në librat Guinnes, gjithçka shkruhet, Zoti ju dhëntë jetë, po do ju vijë turp kur të lexojnë nipërit dhe stërnipërit tuaj këto fjalë. Ju them reagoni se keni reagoni jeni bërë si mumje kujt ti mbyllini gojën”, tha Sula.

Etiketa: Kryesore1PrangaSula

Lajme të lidhura

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)
Aktualitet

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)

22:41 - 24/08/26
Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro
Aktualitet

Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

22:33 - 24/08/26
Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe
Aktualitet

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

22:01 - 24/08/26
Para
Djegia e karrigeve të Kuvendit/ SPAK vendos mos nisjen e hetimeve: S’ka vepër penale

Djegia e karrigeve të Kuvendit/ SPAK vendos mos nisjen e hetimeve: S’ka vepër penale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!
Botë

Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!

23:11 - 24/08/26

Marine Le Pen është rikthyer si një pretendente serioze për presidencën franceze, pasi Gjykata e Apelit në Paris i hoqi...

Lexo më shumë
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)

22:41 - 24/08/26
Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

22:33 - 24/08/26
Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

22:01 - 24/08/26
Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

21:53 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com