GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Meta: Ndëshkim i thellë për Ramën dhe ramarucët më 14 Maj

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta: Ndëshkim i thellë për Ramën dhe ramarucët më 14 Maj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të maxhorancës në lidhje me hapjen e fushatës në stadium të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Meta tha se ata janë të shqetësuar për shkak të manifestimeve të jashtëzakonshme në takimet me kandidatët e opozitës.

Ai komentoi edhe pankartat e vendosura në kryeqytet me fotot e Ramës duke theksuar se ai nuk vë dot kukullat e tij përballë superkandidatëve të opozitës.

“Ka shumë të drejtë edhe Rama dhe ramarucët e tij kudo ku ndodhen që janë të tmerruar nga manifestimi në stadiumin kombëtar ashtu si janë tmerruar nga manifestimet në Durrës, Elbasan apo dje nga shpërthimi i jashtëzakonshëm i qytetarëve të Gramshit. Do të përpiqen të shmangin thelbin e kësaj gare elektorale të 14 Majit që bëhet për të shpëtuar bashkitë tona nga vjedhja e përbindshme që ka bërë Edi Rama në këto katër vite.

Për transparencë dhe do i merrni nga nivelet përkatëse. Sa i takon 14 Majit është shumë e qartë, çdo ditë që kalon ankthi i atij që do të mbillte pemë pasi mbolli vetëm shkatërrim dhe beton, duke vënë dorë edhe mbi trashëgiminë kulturore, mbi gjelbërimin, mbi oborret e shkollave.

Duke grabitur hapësirat publike. Tani është e qartë se erdhi ora e llogaridhënies. I dëshpëruar sepse e kupton që çdo skenar i tij që opozita të mos regjistronte 61 superkandidatët e saj, dhe nuk ka konkurrentë përballë kandidatëve tanë sepse zgjodhi të emëronte kukulla katër vite më parë dhe tani kërkon të mbjellë konfuzion me ato billboardet e shtrenjta ky që do kursente para për fushatën.

A mund të dalë ajo zonja në Durrës, përballë Igli Carës? A mund të dalë kukulla në Elbasan, mister plastelina përballë një personalitet si Luçiano Boçi, a mund të dalë ai që firmos për inceneratorët që nuk ekzistojnë përballë kryebashkiakut të ardhshëm Belind Këlliçi? Ata nuk dalin dot dhe ky përpiqet të mbjellë konfuzion dhe të ikë nga llogaridhënia”, u shpreh ai.

Etiketa: Kryesore1meta ramaruce

Lajme të lidhura

Marta Kos në Tiranë: Rezultatet konkrete në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndër testet më vendimtare për integrimin
Aktualitet

Marta Kos në Tiranë: Rezultatet konkrete në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndër testet më vendimtare për integrimin

15:35 - 26/11/26
Tabaku: E kthyet Shqipërinë në shtet policor, i ngjan pushtetit të Enver Hoxhës!
Aktualitet

Tabaku: E kthyet Shqipërinë në shtet policor, i ngjan pushtetit të Enver Hoxhës!

14:41 - 26/11/26
PD çon në Kushtetuese Reformën Territoriale, kërkon pezullim të ligjit: Nuk kishte asnjë konsultim me banorët!
Aktualitet

PD çon në Kushtetuese Reformën Territoriale, kërkon pezullim të ligjit: Nuk kishte asnjë konsultim me banorët!

14:16 - 26/11/26
Para
Makina përfshihet nga flakët para Kryeministrisë

Makina përfshihet nga flakët para Kryeministrisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

AKU bllokon mbi 2 tonë mish te firma “R. Sauli” në Fier, gjobiten edhe “Universal Frigo Darb” dhe “Golden Hand Company”
Breaking Views

AKU bllokon mbi 2 tonë mish te firma “R. Sauli” në Fier, gjobiten edhe “Universal Frigo Darb” dhe “Golden Hand Company”

19:34 - 26/11/26

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.089 kilogramë produkte mishi në një subjekt për përpunimin e mishit në Fier, pas...

Lexo më shumë
Dosja “Veliaj”/ GJKKO jep vendimin për të pandehurit, Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime edhe për Goxhajn, Bushkën e të tjerët

Dosja “Veliaj”/ GJKKO jep vendimin për të pandehurit, Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime edhe për Goxhajn, Bushkën e të tjerët

16:50 - 26/11/26
GJKKO shtyu për sot vendimin ndaj tij, Elman Abule paraqitet në gjykatën e posaçme

GJKKO shtyu për sot vendimin ndaj tij, Elman Abule paraqitet në gjykatën e posaçme

16:16 - 26/11/26
Marta Kos në Tiranë: Rezultatet konkrete në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndër testet më vendimtare për integrimin

Marta Kos në Tiranë: Rezultatet konkrete në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndër testet më vendimtare për integrimin

15:35 - 26/11/26
Analiza nga Gerti Çarçani/ Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

Analiza nga Gerti Çarçani/ Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

15:14 - 26/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com