GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Meta: Propaganda e Ramës për pagat vetëm shtoi pabarazinë

13:59 - 12/06/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta: Premtimet e Ramës nuk e shmangin humbjen e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat, theksoi se Edi Rama ka gënjyer kur premtoi rritjen e rrogave.

Ai shtoi se me këtë vendim rrezikohet thellimi i tejskajshëm i pabarazisë. Ndërkohë ai tha se kryeministri në këto kushte merr 23 herë më shumë se pensionet në qytet.

“Edi Rama në ethet e fushatës zgjedhore, lëshoi premtimin për pagën 900 Euro si dhe miratoi një ligj për rritjen e pagave. Edi Rama pa asnjë analizë të thelluar ekonomike, pa asnjë analizë sociale, pra në mënyrë aventureske, ndërmori një hap që nuk ka asnjë lidhje me një reformë pagash, por vetëm me një manovër elektorale të radhës.

Aq spekulative dhe aq elektorale ishin këto veprime, sa që në mënyrën më skandaloze, kjo rritje pagash nuk ka filluar të aplikohet pasi dhe koeficentët e llogaritjes së tyre ishin të gjithë të gabuar, ashtu siç është pranuar publikisht nga qeveria, ndonëse ligji tashmë është votuar në parlament.

Kjo rritje e pagave që u trumbetua nga mazhoranca për të përmirësuar mirëqenien e administratës publike, rezultoi në thellimin e një pabarazie të tejskajshme.

Në qoftëse paga e Kryeministrit ishte 7 herë më e lartë se paga minimale, me këto ndryshime, ka shkuar 10 herë më e lartë se paga minimale. Në qoftë se paga e Kryeministrit ishte 13 herë më e lartë se pensioni në qytet, sot me këto ndryshime, Kryeministri merr 23 herë më shumë se pensioni mesatar në qytet.

Në qoftë se paga e Kryeministrit ishte 22 herë më e lartë se pensioni mesatar në fshat, sot ajo ka shkuar, 38 herë më e lartë. Në qoftë se paga e Kryeministrit ishte përpara 32 herë më e lartë se ndihma ekonomike mujore për një familje me 4 anëtarë, sot kjo diferencë thuajse është dyfishuar. Votimi në Parlament i ligjit të rritjes së pagave, tregoi se nuk është qëllimi që nga rritja e pagës së administratës të shtohet presioni mbi tregun, as nuk niset nga nevoja për frenim emigracioni. Modeli shqiptar i zhvillimit nuk ka arritur të përcjellë paga të larta në ekonomi. Shqipëria nuk e ka orientuar ekonominë nga tërheqja e investimeve të huaja, por ka mbetur në planin e konkurrimit me krahun e lirë të punës dhe kryesisht bazuar në ndërtim.

Shqipëria është e fundit në rajon për tërheqjen e investimeve të huaja, gjithashtu vendi me të ardhurat më të ulëta në buxhet në raport me PBB-në, nën 30%, ndërsa të tjerët janë mesatarisht 40%. Rritja ekonomike mbetet më e ulët se rritja e planifikuar, borxhi më i lartë publik në rajon, i mbuluar me Eurobonde, dhe me nivelin më të lartë të kontratave PPP.

U premtua rritja ekonomike 4.84% për vitin 2023, por Banka Botërore dhe FMN, parashikojnë se vështirë mund të arrihet në 2.2%.”, tha Meta.

 

Etiketa: metapabaraziRama

Lajme të lidhura

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer
Breaking Views

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”
Breaking Views

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro
Breaking Views

Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

12:46 - 04/04/26
Para
Ekzekutimi i familjes shqiptare nga 61-vjeçari/ Motra e viktimës: Molla e sherrit ishte nëna e autorit

Ekzekutimi i familjes shqiptare nga 61-vjeçari/ Motra e viktimës: Molla e sherrit ishte nëna e autorit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…
Sport

Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

16:57 - 04/04/26

Një deklaratë e bujshme ka bërë xhiron e rrjetit sot në Itali, pasi ish-kampioni i Botës me Italinë në vitin...

Lexo më shumë
Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

16:32 - 04/04/26
Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës

16:21 - 04/04/26
Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n

Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n

16:13 - 04/04/26
Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com