GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Mikrofoni i ndezur, Varhelyi shan eurodeputetët: Idiotë

10:59 - 15/02/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Varhelyi: Kosova përcakton anëtarësimin e Serbisë në BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Oliver Varhelyi, Komisioneri i BE-së, përgjegjës për politikat e fqinjësisë dhe zgjerimit, shkaktoi të martën diçka që po vlerësohet si një skandal në Parlamentin Evropian.

Sipas mediave të huaja, pas njërës prej përgjigjeve të tij drejtuar një eurodeputeti kroat, mikrofoni i tij aksidentalisht mbeti i ndezur.

Dhe si pasojë, të gjithë mund të dëgjonin se si ai i “qortoi” eurodeputetët në hungarisht.

Siç bëhet e ditur, Komisioneri i BE-së iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të Parlamentit Evropian në lidhje me zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Varhelyi iu përgjigj një pyetjeje të eurodeputetit kroat Tomislav Sokol dhe pasi u ul në vendin e tij, harroi mikrofonin të ndezur dhe tha: “Sa idiotë të tjerë ka këtu?”, me sa duket duke iu referuar eurodeputetëve të tjerë.

Kështu, ai ka nxitur reagime deri në kërkesën se ai të japë dorëheqjen menjëherë, duke bërë thirrje që Ursula von der Leyen, kryetarja e Komisionit Evropian ta shkarkojë atë.

Parlamenti Evropian votoi një vlerësim më 18 janar për punën e KE, duke thënë se Varhelyi përpiqet të anashkalojë rëndësinë e shtetit të së drejtës dhe reformave demokratike.

Pas kësaj, më 19 janar, Parlamenti Evropian bëri thirrje për një hetim nëse komisioneri i zgjerimit i bllokut Oliver Varhelyi ka shkelur kodin e sjelljes së ekzekutivit të BE-së.

Në amendamentin, i shtyrë kryesisht nga socialistët, ligjvënësit e BE-së akuzuan Varhelyi për “shmangie dhe dobësim të qëllimshëm të qendrës së reformave demokratike dhe shtetit të së drejtës në vendet në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

After Commissioner @OliverVarhelyi replies to questions by MEPs, he takes his seat, you can clearly hear him saying: “How many other idiots are still there?” pic.twitter.com/TR8xwwc4V0

— Sándor Rónai (@sandor_ronai) February 14, 2023

Etiketa: eurodeputeteidioteVarhelyi

Lajme të lidhura

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime
Botë

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit
Botë

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Para
United nuk llogarit Tottenham, 2 gola për t’u ngjitur në zonën europiane

Ajo ditë kur talenti i United ishte pranë Barcelonës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com